Koreja e Veriut gati për luftë? Peniani tërheq urgjentisht ambasadorët e saj nëpër botë

14 Gusht 2017, 15:00Politika TEMA

Koreja e Veriut ka thërriur ambasadorët e saj në botë për t’u kthyer në Penian, ku do të zhvillohet një takim urgjent. Thërritja e ambasadorëve vjen në një kohë kur Koreja e Veriut dhe SHBA po kërcënojnë njëra-tjetrën me luftë.

Mes ambasadorëve koreano-veriorë që janë kthyer në vendin e tyre janë ata me shërbim në Kinë, OKB dhe Rusi. Nuk dihet se sa ambasadorë janë në takimin që po zhvillohet në kryeqytetin e Koresë së Veriut, raporton britanikja “Express.co.uk”.

Shteti komunist ka paralajmëruar gjatë këtyre ditëve se do të ndërmarrë veprime ndaj SHBA-së. Ajo ka thënë se po organizon një plan për të sulmuar me raketa ishullin Guam, territor i Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Koresë së Jugut ka deklaruar se shpreson që mbledhja e ambasadorëve në Korenë e Veriut të jetë thjesht mbledhje rutinë dhe asgjë më shumë.

Ndërkohë, dje mbërriti në Korenë e Jugut një gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane për t’u takuar me homologun e tij. Ditët në vazhdim, gjenerali do të udhëtojë për në Japoni dhe më pas në Kinë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklarata të ashpra dhe kërcënuese ndaj diktatorit Kim Jong Un, për të cilin ka thënë se do të pendohet nëse ndërmerr veprime kërcënuese ndaj territoreve të SHBA apo vendeve aleate, që në këtë rast janë Koreja e Jugut dhe Japonia. Kurse Kina është i vetmi partner tregtar dhe ekonomik i Koresë së Veriut. Kina ka deklaruar se në rast lufte ndërmjet SHBA dhe Koresë së Veriut, do të qëndrojë neutrale.

1 komente në “Koreja e Veriut gati për luftë? Peniani tërheq urgjentisht ambasadorët e saj nëpër botë”

  1. Suniti i pabese says:

    Gati Pilafi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje