Rama publikon letrën e javës: Ndërkohë që trazohemi nga sjelljet e parazitëve dhe grabitqarëve në zyrat e shtetit, vjen kjo sms që…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar  në faqen e tij të facebook-ut letrën e javës.

Këtë letër e ka shkruan një djalë, i cili thotë se shteti i ka dhënë mbështetjen të madhe për kurimin e babait të tij, pavarësisht se ai humbi jetën.

Teksa publikon letrën Rama thekson se në një kohë kur trazohemi nga sjelljet e grabitqarëve të zyrave të shtetit, vjen dhe një mesazh që sipas tij ia vlen të lexohet.

LETRA E JAVËS

Në ndërkohë që jo pa të drejtë trazohemi nga sjelljet e nga aktet e parazitëve dhe grabitqarëve në zyrat e shtetit, pak ose aspak vlerësohen moralisht, mijëra e mijëra punonjës, me dinjitet e profesionalizëm në shërbim të këtij shteti.

Ja një ndër jo pak mesazhet e vlerësimit që i’a vlen të lexohet në respekt të këtyre punonjësve:

Pershendetje te Gjitheve,

Tani, qe ra sipari dhe Babai im, Dr.Mark Prenga, prehet me se fundi ne paqe, po Ju shkruaj dy rreshta falenderimi nga thellesia e zemres.

Udhetimi i shpreses ne Kube, per te kuruar Babain tim te semure me tumor ne mushkeri, u pre ne mes.

Vdekja e nje prindi eshte nje ngjarje shume e dhimbshme, aq me teper kur kjo ndodh ne dhe te huaj e ne nje vend shume larg Atdheut.

Kendveshtrimi ndaj botes ndryshon papritur, nje brishtesi e jashtezakonshme trazon ambjentin rreth e rrotull teje.
Mendimi im pare ishte qe t’i drejtohem per ndihme organeve shteterore shqiptare.

Ne nje kohe rekord e me nje ndjeshmeri te papare, shteti shqiptar me ka ndihmuar ne çdo hap e ne çdo ore te dites dhe nates.

Ne nje gjendje psikologjike te tille, kjo mbeshtetje ishte me nje rendesi te jashtzakonshme per mua dhe familjen time qe priste ne Shqiperi.

Gjithesecili nga ju, duke filluar nga Kryeministri Z. Edi Rama e duke vazhduar tek Z.Ditmir Bushati, Z.Gazmend Barbellushi, Z. Nuri Domi, Z. Guri Selmani, Z. Artan Canaj, Z. Rezar Bregu dhe ne fund por jo e fundit, Znj. Najada Sojli e stafin e Neë York-ut.

Ne kete odise kaq te veshtire e plot peripeci burokratike, ne nje nga etapat e kthimit ne Atdhe te tim Eti, pata fatin te takoja personalisht Znj. Najada Sojli, e cila me eshte gjendur prane ne çdo moment, me dhembshurine e nje motre te madhe e si nje funksionare e perkryer, me keshilla te vyera e me nje perkushtim per punen e saj.

Nuk e humbi per asnje çast toruan dhe me keshillat e saj, u be i mundur transportimi i trupit nga Havana-Meksike-Neë York-Stamboll-Tirane.

Kishte shume sinjale qe shteti shqiptar ishte ne rrugen e duhur me shkolla, kopshte, rruge, sheshe, infrastrukture, lufte ndaj korrupsionit, imazhi i ri i Policise, Ushtrise, Shendetesise e te tjera. Ne qe jemi larg mbase i kuptojme me mire.

Me kete lloj mbeshtetje nga ana e shtetit, te paimagjinueshme deri pak vite me pare dhe e mirepritur nga te gjithe te afermit dhe miqte tane, po arrijme te shohim me ne fund, konturet e nje shteti te se drejtes, qe na ben te ndjehemi krenare kudo qe ndodhemi.

Uroj te vazhdoni ne kete rruge kaq te rendesishme dhe te mos na zhgenjeni. Siç e thoni edhe vete “Shume kemi bere dhe ka ende shume per te bere”.
Shpresa vdes e fundit.

Me respekt
Arlind Prenga dhe familja.

P.S. Kerkoj ndjese nese kam harruar ndonje person pa falenderuar.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Rama publikon letrën e javës: Ndërkohë që trazohemi nga sjelljet e parazitëve dhe grabitqarëve në zyrat e shtetit, vjen kjo sms që…”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Eh, filloi edhe ky me katunarin dixhital.

  2. rrema says:

    Doni mo per Belulin

  3. asd says:

    Ndihma qe i eshte ofruar ketij qytetari eshte nje standart per gjithe shqiptaret ? Ne se jo, cfare rendesie ka ky shkrim ? Cfare rendesie ka gjithashtu sjellja e mire “personale” e znj. Sojli, kur kete zonje nuk e kane takuar dhe as e njohin te gjithe te semuret e tjere ?

  4. Bushi says:

    Komentues kafshe.Ketu flitet per ndihmen e nje njeriu ne fatkeqesi,o te trashe!

    1. PidhiISateme says:

      Po ti o esenca e mençurise mos e humb kohen kot ketu, apo nuk e paguan Endri Fuga pastaj.

  5. nord.al says:

    Babai yt eshte Mark Prenga, more djale ,dhe jo dr. Mark Prenga.

  6. vaso says:

    Me te vertete na keshillon te lexojme dicka te tille?Faleminderit!

  7. Une... ti... ne te gjithe says:

    Po ik o rrumpalle mos na gri sallate se je beree keq nga sali berisha kur i iku mendja!

    Po ja, te te them une nje rast tjeter qe te te nxjerre kelluf!

    Nje plak 80 vjetesh u be operim tek ushtaraku ne tiran dhe nuk ngeli asnje infermiere pa ia bere sherbimin. Infermieret e ndane te gjithe punen qe u desh ato tre kater dite ne menyre te barabarte. Ishin shume te organizuara. Sa here qe plakut i nderrohej dicka futeshin 5000 leke te vjetera ne xhep te infermiers.
    Brenda 4 diteve u akua plaku keto moren pensionin e tim te 4 muajve. A mos thua ishin hajdute sic po na e pershkruan ti zoti burr i gjate???? Jo! Ishin pjese e mullarit te mutit i cili ka per shul nje burre te gjate dhe arrogant, – me i gjate se sali berisha dhe me arrogant se sali berisha.

    Zotnise i paste lene uraten babai.

    Por historite e suksesit shituani militanteve se ne popull nuk keni shume bleres.

  8. Mentari says:

    Po I humb shqiperise 8 vjet duke bere konstatime dhe jo veprime;Je bere Papagall i mashtrimeve te budallenjve te PS dhe i vetvetes tende dhe jo i interesave te popullit.Deri ku do te vazhdosh me mashtrimet e tuaja ne dem te popullit shqiptar? Kujt i ankohesh qe se s’kryen dot detyren tende si kryeminister?largohu nje ore e me pare nga ajo karrikja e korrupsionit qe je ulur qe edhe shiptaret te shpetojne e te ken shpresa per ndryshim se ndryshe me prezencen tende shqiptaret po hane per dit mashtrimet e tuaja prej idiotic.

  9. Demi says:

    Kjo duhet te jete nje sjellje permanente e Shtetit Shqipetar, dhe sigurisht qe zoteria eshte surprizuar nga mbeshtetja e autoriteteve te sherbimeve diplomatike te Shqiperise. Por ai e tejkalon falenderimin dhe komentin e tij mbi ndodhine, kur ne menyrefare te panevojshme, thjesht dhe vetem per ti bere qefin, apo per te bere ate bashkepatriotin qe te levdon kot dhe pa doreza, jep nje pamje fantastike te Shqiperise aktuale, ku Rendi, Shendetsia, kjo e ajo, na qenkan rregulluar nen udheheqjen e lavdishme te fanar ndricuesit ne ballkan e me gjere.
    Po marrim vetem Rendin Publik, me te cilin, ashtu si edhe kemi bere gjithmone, morrem nga serrat e PS nje kastravec te papjekur, nje njeri qe skishte punuar asgjekundi, dhe e vume Minister te Brendeshem. Nga mungesa e eksperiences apo nga lidhjet me krimin, reformat e Saimir Tahirit, deshtuan ne Rendin Publik. Dhe sinqeriteti i Edi Rames apo deshira per te rregulluar punet me qeverine e re, do te duket nese do te perfshije ne qeverine e re ministra te diskretituar ne korrupsion galopant, te tille si Tahiri, Beqja e Gjiknuri.
    Letra nga keto me Mark e me Llesh, e me degjesa publike, ku vet flet e vet degjon, nuk na sjellin asnje te mire. Kryeministri ka pese muaj qe nuk ulet ne zyre. Si mund te behet puna pa u ulur ne zyre, pa lexuar shkresat, pa firmosur, pa marre informacionet, pa organizuar e kontrolluar, Shqiperia po digjet, as qe e can njeri koken sepse kryeministri nuk eshte ne krye te detyres, por eshte ne turne. Ky eshte realiteti.
    Lerini letrat. Ne jetojme ne kete vend dhe e shohim vete, nuk ka nevoje te na e thone nga jashte, dhe sidomos emigrantet shqipetare, qe per keto arsye u laguan nga vendi.

  10. Sara says:

    Lavderohet Konsullja ne New York Najada Sojli per punene e devotshme turpppp ajo eshte nje hajdute e paskrupullt ka vajt atje se eshte e ve dhe ka nje cun per te rritur, asaj sja ndjen per punen fare tere kohes eshte jashte zyres nderkohe qe punon pastruese ne fundjave gje qe nuk i lejohet dypunesimi. telefonatave su pergjigjet u kerkon leke qytetareve shqiptare pa piken e turpit. Cojini kontrollin dhe shihni sa e paster eshte ajo.

    Konsullja ne fjale ka precedente te meparshem me vjedhje. eshte turp qe shteti shqiptar te perfaqesohet nga njerez te tillee

  11. Tringa says:

    Nje i njohuri im ne New York iu desh te sorollatej per dite te tera per te marre nje dokument prane zyres konsullore, kjo tipja konsulle pa piken e turpit nuk denjon te pergjigjet ne tel ne zyre shume rralle mund ta gjesh nje papergjegjshmeri totale nga ana e saj . Ajo paguhet nga shteti per pune qe ben por do dhe leke te marrin ekstra.
    Nje sjellje super arrogante e saj nje njeri shume negativ!!!!

    Ju lutem shikoni me vemendje kur dergoni njerez neper perfaqesi! Perfaqesojne shtetin shqiptar nuk eshte shaka!!!!!

  12. prushi says:

    Rama eshte vetem nje Zagar qe di vetem te lehi, si puna e qenit, qe leh atje ku vjedh,O Rame trushkulur mos na trego perralla me Prenga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *