VIDEO/ Në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, kandidatët marrin për etalon… Erion Veliaj

Në 22 Tetor qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, por mesa duket debati në Kosovë për kryetarët e bashkive nuk do jetë shumë mes kandidatëve kosovarë, se sa krahasimi i tyre me Kryebashkiakun e Tiranës.

Ndryshimet në kryeqytetin shqiptar duket se kanë impresionuar shumë prej vizitorëve nga Kosova, saqë partitë politike atje kanë vendosur t’i krahasojnë platformat e tyre me Tiranën dhe jo me njëri-tjetrin në Kosovë.

PDK është e para që e ka nisur këtë debat, duke publikuar një video ku krahason ndryshimet në Tiranë në vetëm 2 vjet me gjendjen e Prishtinës në 4 vitet e fundit, duke krahasuar Erion Veliaj me Shpend Ahmetin.

Teksa fushata pritet të nxehet, duket se personi më i lakuar në Kosovë për menaxhim të mirë vendor e transformim të qytetit nuk do jetë një kosovar, por Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj ka jetuar në Kosovë në vitet 1999-2000 dhe gëzon një popullaritet të lartë aty, por burime pranë Bashkisë së Tiranës shprehen se Veliaj nuk do të përfshihet me komente rreth zgjedhjeve në Kosovë e do qëndrojë i fokusuar tek kantieret e Tiranës.

Erion Veliaj vs Shpend Ahmeti Qytetarët e Prishtinës po i vuajnë pasojat e dembelisë dhe mospunës së Shpend Ahmetit. Me mbi 100 milionë euro të humbura, mbi 30 milionë euro humbje nga të hyrat vetanake dhe mbi 75 milionë euro të pa investuara te projektet kapitale, Prishtina do të mund të rregullohej si Tirana. Shpërndajeni!

Publié par PDK – Dega Prishtinë sur lundi 14 août 2017

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *