FOTOT/ Gruaja mbijeton një muaj e vetme në mal duke ngrënë manaferra dhe kërpudha

15 Gusht 2017, 17:20Lifestyle TEMA
FOTOT/ Gruaja mbijeton një muaj e vetme në mal duke ngrënë

Një grua, e cila ishte zhdukur në një mal të dendur, është gjetur e gjallë pas gati një muaji.

Ajo kishte mbijetuar duke ngrënë manaferra dhe kërpudha të egra.

Lisa Theris, 25-vjeçare, nga Louisville, ka humbur 22 kilogramë dhe ishte mbuluar nga gërvishtjet dhe kafshimet e insekteve pasi kishte humbur në një mal të dendur në Midland, Alabama.

Më në fund, ajo është ribashkuar me familjen pasi një motorist e kishte vërejtur atë në autostradën 82, sipas ËFSA.

Para se të zhdukej, Theris, studente e radiologjisë, ishte në shoqëri të dy burrave të cilët më vonë i kishin gbabitur sendet personale dhe e kishin përdhunuar  në një shtëpizë gjuetie, thonë hetuesit.

Sherifi Raymond Rodgers, ka thënë: “Ajo nuk e njihte këtë zonë dhe siç duket kishte ikur natën, kishte ikur në mal ku e ka humbur rrugën. Ajo kishte humbur në mal. Ajo ka thënë se kishte ngrënë manaferra dhe kërpudha”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje