Shqipëria në flakë/ Policia: Janë zbuluar 34 raste zjarrvënie, 12 të arrestuar, 4 në kërkim

15 Gusht 2017, 13:16Kronika TEMA

Policia ka dhënë informacion për situatën e zjarreve në vend dhe mbi numrin e rasteve të referuara në Prokurori për periudhën 1 korrik – 14 gusht 2017,

Në lidhje me numrin e rasteve të evidentura nga strukturat vendore të policisë, për ngjarjet e jashtëzakonshme dhe emergjente për situatën e zjarreve në shkallë vendi, dhe referuar në Prokurori si vepra penale për “Shkatërrim i pronës me zjarr” neni 151 i Kodit Penal, rezulton se:

– Janë zbuluar 34 raste zjarrvënie me 35 autorë, (12 autorë janë arrestuar e ndaluar, 19 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 4 autorë janë shpallur në kërkim).

Numri i mjeteve dhe forcave të angazhuara për shuarjen e zjarreve:

– kanë marrë pjesë për eleminimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit 3545 punonjës policie në mbështetje e në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri, të emergjencave civile, pushtetit vendor dhe ushtrisë.

Janë angazhuar sipas kërkesës së Prefektëve të qarqeve edhe 80 efektivë të FNSH-së.

Motivet kryesore te zjarrëvënies dyshohet se janë:

– ripërtëritja e kullotave

– personat të cilët kanë marrë në përdorim pyjet, me qëllim shmangien e taksave

– hapje tokash të reja

– përdorimin i granteve për shëndetësim pyjor etj.

Policia ka marrë masa për objektet me risk për të cilat premisat për rënie zjarri, krahas pyjeve dhe kullotave jane te larta. Ato janë 4 subjekte që kanë depo për magazinim të lëndëve piroteknike fishekzjarrë, në Tiranë dhe në Elbasan.

Këto depo kanë marrë edhe vetë masat e sigurise pasi janë të certifikuara nga strukturat e Mbrojtjes ndaj Zjarrit, janë të miratuara nga Komisariatet e Policisë dhe sigurohen me Shërbime Private të Sigurisë të armatosura.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë angazhuar shërbime shtesë me qëllim parandalimin, zbulimin, identifikimin dhe goditjen e autorëve të zjarrëvënies së qëllimshme dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

1 komente në “Shqipëria në flakë/ Policia: Janë zbuluar 34 raste zjarrvënie, 12 të arrestuar, 4 në kërkim”

  1. Kellira says:

    Ku je o Enver!!!
    Per keta ishe melhelm!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje