Venezuela nis stërvitjen ushtarake, përgatitet për luftë me SHBA

15 Gusht 2017, 16:44Bota TEMA

Pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump për një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë, presidenti venezuelian Nikolas Maduro urdhëroi nisjen e stërvitjeve ushtarake në shkallë kombëtare, për të qenë në gatishmëri për kundërpërgjigjje ndaj çdo sulmi nga jashtë.

Maduro tha se stërvitjet masive ushtarake do të zhvilloheshin më 26 dhe 27 gusht.

Presidenti venezuelian foli gjatë një manifestimi në kryeqytetin Karakas, i organizuar kundër asaj që ai e quajti “çizme imperialiste e amerikanëve”, shkruan tv klan.

Edhe pse prej kohësh diskutohej, të premten presidenti amerikan Donald Trump e tha publikisht se administrata e tij po shqyrtonte mundësinë për një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë.

Kriza venezueliane e ka zanafillën prej vitit 2015, kur zgjedhjet parlamentare i fitoi opozita.

Por presidenti Maduro nuk pranoi t’i njohë, duke ndërmarrë hapa ligjore për t’i konsideruar këto zgjedhje si të jashtëligjshme.

Tensionet janë rritur së tepërmi pas protestave të përgjakshme që shoqëruan zgjedhjet paralamentare të 30 Korrikut, të majtistët e Maduros fituan shumicën. Por ato nuk u njohën nga opozita dhe faktori ndërkombëtar. Deri me tani gjatë protestave anti-Maduro janë vrarë mbi 100 persona.

1 komente në “Venezuela nis stërvitjen ushtarake, përgatitet për luftë me SHBA”

  1. Bozen says:

    Si ka mundesi, qe ne ketu ne Shqiperi kemi 27 vjet qe po luftojme per ” Demokraci” dhe akoma nuk po ja shikojme hajrin, qe Amerika ketu ka qene gjithmone prezent dhe aq me keq qe ata po kerkojne qe kete demokraci si kjo e jona duan qe ta çojne ne Venezuele. Kjo me duket absurde . Te shohim !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje