Kemi planifikuar të shkoni me pushime? Sinoptikanët: Harrojini, moti do të përkeqësohet duke filluar nga…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nesë keni planifikuar që të nisni pushimet dhe të shkoni në plazh në ditët në vijim, duhet që ta rishikoni edhe njëhërë.

Kjo pasi moti do të përkeqësohet dhe do të këtë rebeshe shiu dhe erëra të forta.

Sipas Meteoalb, pritet që i gjithë gadishulli i Ballkanit të përfshihet nga episodet me rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere që do të përfshijë edhe territorin shqiptar të dielën dhe të hënën, stuhi të cilat do të sjellin edhe rënie të theksuar të temperaturave.

Meteoalb parashikon që java tjetër të fillojë me një rënie prej 6 – 7°C të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës ndërsa me një parashikim të përgjithshëm për territorin shqiptar, pritet që për pjesën e mbetur të stinës së verës të mos kapërcehet temperatura 36°C.

Sakaq në Europën Jugore sinoptikanët parashikojnë riaktivizim të “Luciferit” duke përfshirë Portugalinë dhe Spanjën si dhe një pjesë të Mesdheut ku pritet që temperaturat të ngjiten mbi 40°C.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *