Dorëhiqen ministrat teknikë. Kompetencat iu kalojnë zv.ministrave

Tre muaj pas marrëveshjes “Rama-Basha”, ministrat teknikë të Partisë Demokratike bënë aktin formal të largimit nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes për të monitoruar nga afër sjelljen e administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.

Partia Demoratike thotë se ky nuk është një objektiv i arritur, sepse sipas kreut të saj Lulzim Basha, Edi Rama i kishte blerë zgjedhjet përpara arritjes së marrëveshjes.

Megjithatë, ministrat teknikë qëndruan në detyrë edhe gati dy muaj pas zgjedhjeve për të hartuar raportin për standardin e zgjedhjeve.

Top Channel mësoi se raporti ka përfunduar dhe menjëherë pas tij, ministrat kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet. Për ta bërë këtë, ata nuk i ka penguar mungesa e kryeministrit për shkak të pushimeve, sepse as zëvendëskryeministrja dhe as ministrat teknikë nuk u takuan asnjëherë këto 3 muaj me kreun e qeverisë ku bënin pjesë.

Hallka lidhëse ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, nëpërmjet të cilit kalonin vendimet dhe kryhej komunikimi për funksionimin e tyre. Përpara se të jepnin dorëheqjen, disa prej ministrave teknikë i kishin kaluar më parë kompetencat te zëvendësministrat përkatës: ministri i Brendshëm, i Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

Por me përfundimin e raportit për zgjedhjet, duke dhënë dorëheqjen, përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Qeverinë “Rama” rrëzojnë çdo tezë për një bashkëqeverisje Rama-Basha, për të cilën kreu i opozitës është sulmuar edhe nga kritikët e tij brenda Partisë Demokratike./ Top Channel

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Dorëhiqen ministrat teknikë. Kompetencat iu kalojnë zv.ministrave”

  1. LORA says:

    ,,,,,,me ne fund republika cadriste (teknike) i permbylli ditet e veta.
    Lajm i mire.

    1. Westphalia 1648 says:

      Boyscouts e Lulit perfunduan fluturimin dhe sapo hoqen preshin qe aq shume po u shijonte. Ne zgjedhjet e ardhshme, Rama do e kursej vazelinen…

    2. Lolita says:

      Ja futi thiken pas shpine dritan dhemiraj policise ashtu sic eshte mesuar kudo. Deri tani sa ishte minister kishte suksese tani qe iku filloi helmi. Kish shpresa se do rrinte minister me Rama2. Po pse nuk i bere publike emrat e drejtoreve me pare apo ti qoje ne prokurori nese kishin shkelur ligjin….minister ishe nuk te ndalonte njeri…po ti je nje mashtrues qe askush nuk te beson.

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut..☆ says:


    Plaç moj ditë e zezë
    Plaç moj e Mërkurë
    Na hoqe teknikët
    Që s’i deshëm kurrë!
    Qysh do na vejë halli
    Ne nga sot e tutje
    Ndaj o Edi Rama
    Për ty kam dy lutje:
    Mbase ke vendosur
    Prapë për Saimirin
    Po të lutem mbaje
    Koronel Demirin.
    S’e bën as Kodheli
    Nuk është pun grash
    Vetëm ky Dritani
    Ta la pa hashash.
    S’e bën as Fatmiri
    Nuk e bën jo Mrika
    Për ktë punë dermani
    Erdh’ na Amerika.
    Dhe lutja e dytë
    Është për Mirelën
    Mirela po ikën
    Por, bëmat i ngelën.
    Po nëse Kim Jongu
    Është i aftë sa thuhet?
    At’herë Karabona
    Për luft’ do na duhet!

    🤣🤣🤣

  3. DIBRANI says:

    Ata u vetterhoqen nga detyrat e ministrit vetem
    pas presioneve te shumta brenda kazanit te
    PD-se , por dhe nga presioni i aleateve te vegjel ,
    qe u duket vetja se kane parti .

  4. gita says:

    Dhe bishti “Edi Rama i kishte blere zgjedhjet pare se te zhvilloheshin” kur çdo gje e kishin vete ne dore sot e tre muaj.Iku plaku Mere ,iku Pd.

  5. spartaku says:

    Keta mut ministra teknik u vune nga Basha, per te monitoruar zgjedhjet.Ata as i monitoruan e as i pordhen fare.As qe e kishin mendjen te zgjedhjet.por u futen si kollona e peste,nga Berisha dhe Basha,te perçanin qeverine,por nuk ja arriten dot.Sot,Basha,me paturpesine e tij deklaron se votat Rama i vodhi para zgjedhjeve.Kushe e ha kete?’ Asnje.Vetem Bashe dhe disa maskarenje te tjere te pd-ke. Yyy fare keqe.

  6. Qeleshe Realiste says:

    Lajm i mire se perseri pas 3 muajve te zgjedhjeve skemi Qeveri. Kjo eshte kushtetuta qe kane ndertuar PS PD LSI dhe gjithe gangsterat e parlamenteve shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *