Mashtrimet e furçaxhinjve të Ramës

Nga Andi Bushati

Një seri mediash proqeveritare kanë deformuar një raport të OKB-së për të vizatuar Shqipërinë si një Eldorado të investimeve të huaja në mbarë rajonin. Sipas këtij raporti, mbi 30 përqind të parave të injektuara në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2016 ishin investime të huaja dhe kjo shifër ishte dukshëm më e lartë se ajo e vendeve të Europës juglindore (mesararja 26%) madje edhe e vendeve që ishin tashmë anëtare të BE.

Pasqyrimi situatës në këtë mënyrë i shkon për shtat propagandës rilindase që e ka përshkrauar qeverisjen si një histori suksesi edhe për investimet e huaja. Sipas zyrtarëve socialistë, viti 2016 ishte viti me shifrën më të madhe të investimeve të huaja, afro 1 miliard euro. Por, ashtu si ç’ tregohet në investigimin e lapsi.al (shiko poshtë) një fabul e tillë nuk është aspak e vërtetë.

E vërteta është krej tjetër. Është ajo që e bëri Edi Ramën të mekej gjatë debatit elektoral me gazetarët kur ai nuk shpjegonte dot qoftë edhe një investim të huaj të qeverisjes katër vjeçare që i  kalonte 5 milionë eurot.

Po atëherë si është e vërteta?

A mund të qëndrojnë bashkë këto dy fakte: pra që nga njëra anë Rilindja nuk ka sjellë asnjë investim të madh të huaj, por megjithëatë, nga ana tjetër ka arritur të ketë shifrën rekord të këtyre investimeve në vitin 2016?

Po. Kjo “përplasje” të dhënash, që duket si paradoks, është e mundur.

Dhe ajo shpjegohet thjeshtë me dy investime gjigande që janë kontraktuar që gjatë periudhës së qeverisjes së Berishës. Fjala është për projektin e gazsjellësit TAP dhe atë të kaskadës së hidocentraleve mbi lumin Devoll, që kapin pjesën e luanit të shifrës aq shumë të propaganduar prej 1 miliardë eurosh.

Nëse nga bilanci i rilindjes hiqen këto investime, që mbajnë firmën e qeverisë paraardhëse, ai rezulton katastrofik.

Pikërisht për këtë, sepse e kupton mirë se pasi të kryhen këto punë të mëdha gjendja do të përkeqësohet ndjeshëm, Komisioni Europian ka tërhequr vëmendjen për nevojën e diversifikimit të investimeve të huaja dhe burimeve të rritjes në raportin e zgjeruar të programit të reformave për Shqipërinë.

Pikërisht e njëjta arsye e ka nxitur agjensinë prestigjoze të parashikimeve Moody’s të parathotë një rënie drastike të shifrës së investimeve të huaja në dy- tri vitet e ardhshme.

Pra përtej imazhit të rremë që ka krijuar fluksi i  parave të TAP dhe Hidocentraleve të Devollit, Shqipëria e Rilindjes nuk ka qenë aspak atraktive për investitorët ndërkombëtarë.  Dhe përsenë e kësaj, përpos pallavrave të propagandës lokale, e tregoi një raport i Departamentit të Shtetit për Klimën e investimeve, që u bë publik në korrikun e këtij viti. Sipas tij, pavarësisht se ekziston një legjislacion i  favorshëm, në Shqipëri investitorët e huaj sfidohen nga korrupsioni i  shfrenuar dhe biznesi informal.

Po t’u shtosh këtyre një mjedis, ku për të derdhur paratë e tua duhet të njohësh një mik të kryeministrit apo ministrit, ku për koncesionet dhe punët e mëdha nuk ka as tender, as garë dhe as konkurim, por vetëm preferencë okulte, kuptohet qartë se pse në katër vite nga zyrat e rilindjes nuk ka dalë i  lumtur asnjë i  huaj që ka dashur të investojë me shumë se 5 milionë euro në këtë vend. Fatkeqësisht ky është realiteti dhe jo ai që paraqesin furçaxhinjtë e qeverisë, që përpiqen të vizatojnë një parajsë të investitorëve në Europën Juglindore. (Lapsi.al)

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Mashtrimet e furçaxhinjve të Ramës”

  1. Besniku says:

    A, ti je komplet gomar , more i shkrete.
    Mire thone, nga trendafili del dhe ferre.

    1. Argita_B says:

      Mund te kete shume te meta,te jete cinik e te perdori sarkazzm Bushati vetem se fatkeqesisht per ne ato qe thote jane te verteta dhe ka te drejte. Pyetja ju drejtua Edi Rames ne emisionin Opinion, cilat jane investimet e huaja qe jane bere ne kohen e qeverisjes se tij? Pyetja e thjeshte jo vetem mbeti pa pergjigje, po ironizoi gazetaret qe nuk marin vesh nga ekonomia!! Pra perpara se te ofendini Bushatin, sillni shembuj investimesh te huaja dhe te diskutjme mbi to!
      Eshte kulture tipike shqiptare qe kur nuk kemi argumenta dhe jemi kundra çfare thote dikush, nuk merremi me thelbin po merremi me personin.

  2. spartaku says:

    Eh i shkreti ti o Andi Bushati! Ngele duke lehur per qent e pd-ke.Ke te drejte se ata te mirepaguajne,se ti me ato rron.Kot nuk thon,” qeni leh atje ku ha”Nga keto,shkrimet e tua jane te pabesueshme dhe nuk i lexon njeri.Ti vazhdo t’i bjesh legenit.

  3. Kapedani says:

    O çuni Mehdiut ,ta besh dhembin sa te elefantit me Edi Ramen kurre sdo krahasohesh. Shume i shkurter ke ngel nga trupi dhe nga mendja.Shko lepij bythen Likes dhe Sales se ate gje e ben mire ti.

  4. Nordi says:

    Pavarësisht se si gazetar nuk më pëlqen për arsye të paqendrueshmerine, ky shkrim është pasqyron realitetin.

  5. Qeleshe Realiste says:

    Po ta kishte shkruar Mero do ta falenderonit pa lexuar kuptuar thelbin.

    Andi, si pjese e kazanit, thjesht ka treguar fytyren e vertete te realizmit shqiptar.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dhe Dajos,po t’ja heqesh ato pak gram,kthehet ne Halle !

  7. luli says:

    Bravo Bushati,te gjitha te verteta cfare thua. Leri te shajne keta kellirat e Ripjelles qe vetem te lepine bythe dine te bejne ne jete.Me shume merziten kur i shane Ramen se sa grate.

  8. Jimi says:

    I ke ven detyre te veshtire vetes, qe per sa kohe e majta te jete ne pushtet, ti do te lehesh! Mire ben, por kam frike se do te lehesh gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *