Mesila Doda i përvishet nënkryetarit demokrat Spaho: Abstenimi e bojkoti janë aplikuar nga PD, pse populli...!

16 Gusht 2017, 18:17Politika TEMA

Nga Mesila Doda

Po lexoj pergjigjen qe n/kryetari ex-officio i PD, ka dhene lidhur me deklaraten time per pjesmarrjen e detyrueshme ne zgjedhje. Tash me duhet ti them dy fjale per te argumentuar dashakeqesine si dhe tendenciozitetin me te cilin sa here hapin gojen kerkojne te hedhin balte, por nuk ndalen ne asnje moment per te menduar per pasojat ne sistemin demokratik te akteve qe kryejne e qe me ne fund rezultojne gati gjithmone nje bumerang.

Me se pari, abstenimi dhe bojkoti eshte mjet demokratik dhe kete ja kemi pare e degjuar me se shumti zedhenesve zyrtare dhe jo te PD, pergjate muajve dhe viteve te fundit. Nese abstenimi dhe bojkoti nuk do ishin mjete demokratike nuk do kishim degjuar aq shume fjalime per dobine e ketyre mjeteve demokratike. Tani, pse kur bojkotin e kryen deputeti eshte legjitim ndersa populli i thjeshte nuk mund ta kete kete privilegj?

Besoj fort se votimi eshte nje akt moral dhe detyre qytetare, por nuk mundet kurrsesi te konsiderohet si nje shtrengese administrative, akoma me keq pas nje histori diktature gjysme shekullore, akoma me keq kur kjo shihet si mundesi per te rritur artificialisht mbeshtetjen ne elektoratin qe te ka braktisur.

Se dyti, nodelet qe me aq deshire i merrni nga shteti grek nuk jane as me te miret e as me te suksesshmit… deshmojne thjesht gjendje vasaliteti mental, vasalitet te cilin brezi im nuk e ka ne raport me fqinjin. E meqenese shteti fqinje na qenka djepi i demokracise e nga ku duhet te marrim modelet, a mundet ti kerkoni pse ky model demokracie keqtrajton emigrantet, pse nuk njeh pronat e popullsise çame te shperngulur me dhune, pse nuk e njeh genocidin mbi kete popullsi, pse nuk lejon te moshuarit çam te vizitojne trojet e shtepite e tyre, pse shkel rregullat e levizjes se lire, pse kercenon me veto sa here i kerkojme zgjidhjen e genocidit ndaj popullsise çame. Ky eshte modeli i djepit te demokracise qe permendet si shembull e qe ne duheshkemi ta kopjojme.

Me vjen mire qe jam pjese e nje brezi qe ka bere ndryshime rrenjesore ne filozofine politike, duke kerkuar nje ridimensionim te vetedijes kombetare, si dhe krijimin e nje politike te pergjegjeshme e ne funksion te nje Shqiperie te reformuar politikisht, shpirterisht e ekonomikisht.

Tash me se fundi… meqenese si gjithmone hidhet nje dore me balte e vulgaritet ne fund per forcen politike dhe personin qe te ka dale perballe, me duhet ti rikujtoj se Ministri i Brendshem eshte perfaqesues i PD dhe nuk konfirmon shqetesimin e nenkryetarit ex officio per blerje votash… dhe nga ana tjeter eshte krejt e pamende te akuzohet per blerje e vetmja force qe nuk ka perfaqesues ne pushtet e qeveri…

Me 6 ministra ne qeveri e te bertasesh per vjedhje votash ndaj nje partie qe me 75.000 vota mori 3 mandate… ky eshte thjesht delir i nje vere te nxehte…

5 komente në “Mesila Doda i përvishet nënkryetarit demokrat Spaho: Abstenimi e bojkoti janë aplikuar nga PD, pse populli…!”

  1. Fjala shqipe says:

    Kur hapin gojen nxjerin m…. dhe jo balte

  2. Bujar Kanapari says:

    Qytetari ka te drejte te abstenoje ne dhomen e fshehte.
    Mospjesmarrja ne votim, pervec abstenimit, nenkupton edhe presionin ku individ apo grupime politike, mund te ushtrojne mbi zgjedhesit.
    Per kete arsye, marrja pjese ne votim, duhet te jete e detyrueshme

  3. pro says:

    Mesila Doda nje intelektuale qe bazohet ne analiza.

  4. Aureli says:

    Ke te fala nga palma o mesiloqa

  5. kunder says:

    Ja filloi prape kjo filozofja e luhatur qe nuk la vend pa mbifryre kontributin e saj te paperfillshem ne renien e diktatures komuniste ne favor te nje diktature tjeter edhe me meskine politike, ekonomike dhe shpirterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje