Montela flet me respekt për Shkëndijën: Është skuadër europiane, ka cilësi në sulm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Milanit, Vinçenco Montela, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes së nesërme përballë Shkëndijës së Tetovës, e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Europës.

Ai ka folur me shumë respekt për skuadrën shqiptare, duke e cilësuar atë një ekip europian.

“Shkëndija është përpara nesh me përgatitjet dhe ka një ide të qartë loje. Në repartin e sulmit kanë lojtarë me cilësi, janë një skuadër e organizuar dhe shumë europiane. Çdo gjë varet nga ne. Por përballjet në kualifikuese nuk varen vetëm nga ndeshja e parë”, tha Montela.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *