“Çuditë” shqiptare me numrin e të punësuarve

Nga Eduard Zaloshnja*

Kur Sokol Balla e pyeti në emisionin e tij Arben Ahmetajn, rreth premtimit që kishte bërë PS-janë 2013-ën, për 300 mijë vende të reja pune, ministri socialist, pa iu dridhur qerpiku,tha se, në fakt, ishin krijuar edhe më shumë se 300 mijë vende pune gjatë qeverisjes së PS-së. Por sipas INSTAT-it, nga shtatori 2013 deri në mars 2017, shtesa e numrit të të punësuarve ishte vetëm 185 mijë (ku përfshihen edhe fshatarët e vetëpunësuar në bujqësi). Në fakt, edhe kjo shifër e INSTAT-it nuk duhet marrë shumë për bazë. Dhe ja sepse.

Sipas të dhënave të anketës së punës së INSTAt-it, rreth 1.17 milionë shqiptarë të moshës 15 vjeç e lart, ishin të punësuar në fund të marsit 2017. Rreth 40% e tyre ishin fermerë të vegjël, që mbijetojnë me një copë tokë. Ka një rënie prej10 mijë të punësuarish, krahasuar me fillimin e vitit 2012, kur ishin të punësuar rreth 1.18 milionë shqiptarë të moshës 15 vjeç e lart (shihni grafikun shoqërues). Kjo rënie në pamje të parë, është koherente me uljen e shpejtësisë së rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Por ajo që nuk është fare në koherencë me ecurinë e PBB-së, është luhatja gjigante që ka pësuar punësimi gjatë 5 viteve të fundit. Plot 18% ishte sipas INSTAT-it, rënia e punësimit nga tremujori i parë i 2012-ës deri në tremujorin e parë të 2014-ës. Dhe, për çudi, kjo ulje dramatike e punësimit u pasua me një ngritje po aq dramatike (20%) deri në marsin e 2017-ës.

Të tilla luhatje dramatike mund të ndodhin në periudha mbi dhjetëvjeçare, por jo brenda një kohë kaq të shkurtër.

Që numri i të punësuarve të binte me 18% (sa ra gjatë periudhës 2012-’14), duhej që PBB-ja të kishte rënë 18% (në kushtet e një rendimenti konstant në punë). Në fakt, PBB-ja u rrit (sadopak) gjatë asaj periudhe 2-vjeçare.

Nga ana tjetër, që numri i të punësuarve të rritej 20% (sa u rrit gjatë periudhës 2014-17), duhej që PBB-ja të rritej të paktën 20%. Në fakt, PBB-ja u rrit vetëm 8.9%.

Duke e marrë si të mirëqenë saktësinë e matjes së PBB-së nga INSTAT-i (meqenëse kjo matje mbikëqyret rreptësisht nga FMN-ja dhe Eurostati), i bie që ose shifrat e punësimit nuk janë fare të besueshme, ose që rendimenti në punë i shqiptarëve të ketë pësuar ulje-ngritje të paimagjinueshme brenda një periudhe 5-vjeçare. Po t’i qëndrojmë logjikës së shifrave zyrtare të INSTAT-it rreth punësimit, i bie që, me plot 210 mijë më pak punonjës, të jetë realizuar në tremujorin e parë të 2014-ës më shumë Prodhim i Brendshëm Bruto, se sa në tremujorin e parë të 2012-ës!!!

Analiza e mësipërme dhe grafiku shoqërues e bëjnë të qartë se nuk ia vlen t’i dëgjosh fare premtimet e partive politike për krijimin e qindramijëra vendeve të reja të punës, sepse INSTAT-i nuk na jep mundësi për një matje të saktë të numrit të vendeve të punës. Ndoshta INSTAT-i duhet të masë saktë se sa shqiptarë janë në kërkim të një vendi pune, por nuk e gjejnë dot atë. Dhe premtimet që bëjnë partitë duhet të përqendrohen pikërisht te pakësimi i këtij numri, përmes politikave ekonomike

*Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press” 

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/unnamed-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/unnamed.png","attachment_id":"747855"}]

3 komente në ““Çuditë” shqiptare me numrin e të punësuarve”

  1. Mihali says:

    Qe te key nje egzaksi nr.i te Punsuarve Pune dhenesit duhet ti paguajn punetoret me cek Pune ku te shenohet paga Javore me ore ,shuma e bruto e pageses,ndalesat e taksave sipas ligjit,pagesa neto(mbas zbritjes se taksave)
    Shifra neto eshte pagesa qe mer puntori.
    Kete cek e pregatit bangaku ka depozitat bankare punedhenesi.Nje kopje e ketij ceku (te pa negocjushem) I dergohet departamentit te punes per statistik.
    Banka ke detyrim qe tja dergoj te gjitha ndalesat qe I behen punetorit ne destinacjonin final(psh.sigurime shoqerore,shendetsi,taks shteti,qyteti etj).
    Punedhensi duhet te paguaj edhe ai Po aq sa paguan puntori per cdo punetor.
    Ateher eshte nen kontrollohet situata punesimit.
    Po keshtu edhe per punetoret sezjonal.
    Ne fund te vitit punedhensi I jep puntorit ose nenpunesit nje formular permbledhes se say kan qen te ardhurat
    Sa taksa I Jan mbajtur per cdo ze dhe shuma neto qe ka mar.Me kete formular puntoribeen taksat ku behet bilanci.Per ata qe nuk plotesojne te ardhurat per frym sipas nivelit te varferis I kthet nje pjese e taksave te paguara.
    Ndersa ata qe kan paguara me pak duhet te paguajn diferencen.
    Keshtu statistikat do te jen me te sakta, si per punesimin,te ardhurat per fryme,nivelin e varferis,do te jet me e qart edhe ndihma socjale qe duhet te marin .(shtojme se kete duhet ta bejn edhe te vet punesuarit dhe ata qe Marin rogen me para ne dore(kesh).
    Njekohesishte duhet forcuar ispektoriati i punes se ka shume qe punojn ne infomalitet.
    Kur punedhensi I shet punen ne sipermarsi ne fund te vitit I jep siper marsit nje forme se sa lek e ka paguar iks sipemars per efekt taksave.se ka shume qe punojn ne te zez.
    Keshtu e kan vendet e zhvilluara.

  2. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Shifrat e instatit
    Si pordhet e mitatit

  3. Jevi says:

    Filloj loja politike e keti njeriu te Ilir floririt i cili deri para 25-qershorit mbronte te tjera shifra Sa pak te besueshem behen te tille analiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *