Doda i përgjigjet Spahos: Pazari i natës PS-PD la Idrizin jashtë Parlamentit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sekretarja e përgjithme e PDIU, Mesila Doda i është përgjigjjur nënkryetarit të PD, i cili është shprehur se shqetësohet mbi faktin që PDIU s’ka në Kuvend as kryetarin, as nënkryetarët e as Sekretaren e Përgjithshme.

Përmes një statusi në facebook Doda i thotë Spahos se Idrizi mbeti jashtë Parlamentit të Shqipërisë si pasojë e pazarit të natës mes PD dhe PS.

Më tej Doda shton se duhet të shqetësohemi rreth sistemit, sepse janë 40.000 vota shqiptarësh që mbetën pa përfaqësim.

Reagimi i plotë i Mesila Dodës:

Një shënim i fundit…

Për z. Spaho që me mirësjellje po na kujton marrëveshjen e natës PD-PS.

Nëse jeni i shqetësuar se pse nuk është në Parlament kryetari i PDIU, duhet ta dini që ky është rezultat i pazarit të natës PS-PD.

U dhanë 6 ministra teknikë dhe po aq drejtorë ekonomikë që fushata po edhe numërimi dhe tjetërsimi i votës të përqendrohej kundër partive të tjera, sepse le ta themi haptas… ky ishte pakti i dy të mëdhenjve kundër gjithë të tjerëve.

Për herë të parë u bënë bashkë PD e PS që të mos hapeshin kutitë e Tiranës e të mos dilte në shesh zullumi i gjithpërfshirjes në vjedhjen e votës në numërim, duke shënuar edhe rastin e parë kur një opozitë nuk dëshiron transparencë .

Këto që po them janë fare pak në krahasim me atë të vërtetë që mbulon vjedhjen e mandatit të PDIU në Tiranë, dhe kalimin e këtij mandati në favor të PS.

Gjithsesi, për shqetësimin tuaj që kryetari nuk është në Parlament, më duhet t’ju kujtoj që edhe PD ende është në kohën kur kryetari i saj është jashtë Parlamentit, ndaj nuk është as hera e parë e as e fundit që një kryetar partie nuk është në Parlament.

Nëse jeni shqetësuar pse nuk është sekretarja e përgjithshme e PDIU në Parlament, ju falenderoj që e ndjeni mungesën time, por nuk është fundi i botës.

Nuk arriti as PD që është parti e madhe të fuste në Parlament sekretarin e saj të përgjithshëm.

Tek e fundit edhe ju e dini që politikani që nuk është rritur me zor e që ka talent, di të bëjë politikë e të imponohet edhe kur nuk është në Parlament.

Për sistemin po, duhet të shqetësohesh sepse janë 40.000 vota shqiptarësh që mbetën pa përfaqësim.

Kjo duhet të jetë pikënisja për ndryshimin e sistemit.

Votë e barabartë dhe me të njejtën peshë…

E kam edhe një shqetësim të fundit.

Mos e konsideroni më shtetin fqinjë si yllin polar të demokracisë e mos ju servilosni.

Ka probleme të mëdha me respektimin e të drejtave të njeriut dhe janë bashkëkombasit tuaj ata që janë vrarë, dhunuar e vjedhur në pronë e identitet.

E më së fundi, më duhet të them që nuk ka ardhur asgjë e mirë nga ky nënshtrim për shekuj me radhë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Doda i përgjigjet Spahos: Pazari i natës PS-PD la Idrizin jashtë Parlamentit”

  1. Bert says:

    Gjithe jeten si debile do paraqitesh o Mesila Palma?Kush ja vodhi votat Idrizit mi tarallake?Ju i hapet kutite perseri dhe rezultoje asgje e vjedhur,bkles kishit shtuar ju numrin e votave.Mesila,je bo e me e neveritshme se je

  2. Alban Hamzai says:

    Z.Doda! Jeni parti qe gjithmone lepini prapanicen e partise ne pushtet,prandaj kot i thoni ato fjale .Do te vije koha qe ose do ti mohoni keto qe thoni tani,ose do te thoni se kane shtremberuar theniet tuaj .Dhe ju e dini se kur vjen kjo kohe : pasi partia ne pushtet do te kenaqet nga prapanico-lepirja juaj dhe do tju hedhe kocken e rradhes per te vazhduar lepirjen .Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *