FOTOT/ Momente lumturie për të moshuarat e azilit në Korçë, surprizohen nga 2 parukiere

17 Gusht 2017, 12:58Lifestyle TEMA
FOTOT/ Momente lumturie për të moshuarat e azilit në

Për të moshuarit që pleqërojnë në azil, qoftë edhe një fjalë e mirë që ju vjen nga bota jashtë është arsye e mjaftueshme për t’u ndjerë të lumtur.

Në jetën e tyre të përditshme ka pak vizitorë që u dedikojnë kohë a fjalë, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve fëmijët e tyre jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në heshtje, larg zhurmës mediatike, thjesht për të falur dhe marrë kënaqësi, 2 parukiere nga Korça, së bashku me kursantet e tyre kanë vizituar sot ambientet e azilit “Vila Kenedi” në Moravë.

Brikena Mullaymeri dhe Klodi Kovaçi tashmë e kanë kthyer në rit vizitën tek të moshuarat që i presin në radhë për t’iu përkëdhelur e rregulluar pak flokët.

Rrudhat në ballë e buzëqeshja në sy janë bukuria e viteve dhe sfidave që nuk mund ta konkurrojë asnjë krehër parukiereje, ama pak vëmendje e sinqertë i rinon këto të moshuara.

“Prej 3 vitesh ne vizitojmë herë pas herë azilin dhe u rregullojmë flokët të moshuarave. Sot patëm një moment më pak të ngarkuar në punë dhe menduam të vinim këtu, ishte instiktive.

Është një dëshirë e jona që shtohet edhe më shumë kur shohim reagimin e tyre. Mezi na presin, zënë radhën sapo na shohin. Kanë dëshirë të bisedojnë me ne, na tregojnë për fëmijët që u jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ndërsa sa i përket modelit të flokëve kanë shije të ndryshme. Njëra i donte kaçurrela, ka të tjera që na e lënë ne në dorë. Kjo është diçka shumë e vogël por ne jemi të lumtura që ato ndihen mirë.

Njëra prej tyre i thërriste të shoqit: ‘Hajde më shiko sa e bukur jam bërë!’, kaq mjafton për ne, të japim sadopak dashuri”, shprehet Brikena për 27.al.

2 komente në “FOTOT/ Momente lumturie për të moshuarat e azilit në Korçë, surprizohen nga 2 parukiere”

  1. sulo Permeti says:

    Meritojne nje bravo te madhe!

  2. erioni says:

    Ju lumte. Vleni te pergezoheni me kete veprim human. Keto jane vajzat tona, te bukura, te mira e te mencura.
    Te nderuar lexues,
    Shkruani edhe Ju per kete akt fisnik, se ngelem vetem duke share e cfryre deshperim. Jeta eshte e bukur, por me te bukur e bejne keto vajza. Ju lumte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje