Petrit Vasili: LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite në zgjedhjet e fundit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ishte pjesë e një bashkëbisedimi me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Rinore për Integrim në kampin e Jalës, ku ka diskutuar me ta në lidhje me aktualitetin politik në vend, si dhe për mundësitë që të rinjtë kanë të marrin vetëm fatet e vendit në dorën e tyre.

Z. Vasili u shpreh se LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë në zgjedhjet e fundit, por sipas tij ky rezultat mund të ishte edhe m i mirë nëse nuk do të kishin ndikuar parët e drogës dhe të kriminelëve.

“Sot jemi në një situatë të re politike, jo për partitë që janë në qarkullim, por për situatën që prodhuan zgjedhjet. Është një fakt i padiskutueshëm që LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite. Ky nuk është rezultati i vërtetë, pasi, në qoftë se nuk do të ishin zgjedhjet e drogës dhe kriminelëve, rezultati për LSI-në do të ishte dyfish”, – tha Vasili, duke shtuar se opozita nuk është çështje

numrash, por morali dhe se duhet qëndruar fort kundër padrejtësive që u bëhen qytetarëve nga një qeveri që është peng i interesave të shëmtuara.

“Megjithatë, ky është një rezultat shumë i mirë, i cili i përdorur si duhet, është një kapital i jashtëzakonshëm. Opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali. Nëse je i vendosur qartë, nuk je i shitur dhe i blerë, nuk je i kapur dhe qëndron fort në çështjet parimore, mjaftojnë edhe 10 njerëz ta mbrojnë këtë çështje si duhet, dhe ajo bëhet çështje e të gjithëve, – vijoi Vasili. – Në këtë drejtim, ne kemi sot të gjitha ato që na duhen për të bërë një opozitë jo thjesht dhe vetëm të fortë, jo thjesht dhe vetëm me ide, por një opozitë që vërtet është pasqyrë e një qeverie fytyrë-shtrembër, që është peng i interesave të shëmtuara”. Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së shtoi se kampi i LRI-së është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë që të marrin eksperienca të vlefshme.

“Prandaj, në këtë kamping, ju keni mundësinë që jo vetëm të rriteni, por edhe të keni një komunikim me mjaft njerëz me vlera të jashtëzakonshme që janë këtu”, – theksoi Vasili.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Petrit Vasili: LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite në zgjedhjet e fundit”

  1. tuli says:

    Po po verete dolet force e pare, biles pas 4 viteve ju munde te merrni me teper, besoj nja 3 ose 4 deputete e sigurt. yyyyyyyt rrace e korruptuar

  2. xhevit says:

    Po, KOQE , force e papare, apo jo, ha nje M.. bashke me kriesine…..

  3. Jimi says:

    Prit zgjedhjet lokale!

  4. Rrok cubi says:

    More ca deputete dhe kesaj rradhe,se luajte me dy administrata,te P.s dhe P.d,po zgjedhjet e ardheshme cfare do besh,kij durim dhe do ta shohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *