Raporti i teknikëve, Fleckenstein: Nuk ka ndikim për integrimin, “vulën” e vendos OSBE

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka komentuar sot raportin që prodhuan 6 ministrat teknikë të opozitës sa i përket ecurisë së zgjedhjeve të 25 Qershorit. Sipas Fleckenstein, shumica e dalë nga këto zgjedhje nuk përbën asnjë rrezik për demokracinë.

Raportuesi për Shqipërinë gjithashtu shprehet se raporti i ministrave të Partisë Demokratike nuk ka ndikim negativ sa i përket integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, fjalën e fundit e thotë OSBE/ODIHR dhe duhet parë nëse shkeljet që pretendon Partia Demokratike janë përfshirë edhe në raportin e misionit të huaj.

Nga ana tjetër, Knu Fleckenstein thekson se pret që opozita e dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit të jetë më parën qytetarëve.

Intervista e plotë me eurodeputetin dhe reporterin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhënë për Report Tv.

A do të ndikojë negativisht raporti i ministrave të opozitës për zgjedhjet parlamentare 2017 në integrimin e Shqipërisë?

Fleckenstein: “Raporti I ministrave teknik jo domosdoshmërisht do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të vendit. Më e rëndësishme është nëse OSBE/ ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe nëse po, se si qeveria do të merret me to.”

Shkelja e lirisë së votës vazhdon ende si fenomen, a mendoni se qeveria shqiptare ka bërë mjaftueshëm për të garantuar këtë liri?

“Isha shumë I sigurtë se “ministrat e ri teknik” do të bënin çmos për të garantuar lirinë e votave. Por tani duhet të presim që Raporti i OSBE-së të vlerësojë nëse është bërë gjithçka e mundur për të garantuar lirinë e votave të qytetarëve shqiptarë.”

Qeveria e Rama 2 për shkak të 74 mandateve është sot më e fortë, opozita vazhdon të jetë e dobët. Çfarë garancie kanë qytetarët shqiptarë për demokracinë?

“Nuk kam dyshim se partitë e opozitës do të kenë një vështrim të afërt për procedurat dhe sjelljet e qeverisë.
Sigurisht që ata do të informojnë publikun për vëzhgimet e tyre dhe qasjet alternative për mënyrën e mundshme të qeverisjes.

Një shumicë absolute nuk është një rrezik për demokracinë.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Raporti i teknikëve, Fleckenstein: Nuk ka ndikim për integrimin, “vulën” e vendos OSBE”

  1. LORA says:

    Respekt dhe mirenjohje per komunikimin serioz me shqiptaret te z.Knut Fleckenstein.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *