Luan Rama: LSI forca politike me rritjen më të madhe në vend

18 Gusht 2017, 15:18Politika TEMA

Zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ishte pranishëm në kampin veror të LSI-së në bregdetin e Jalës, ku mori pjesë edhe në një bashkëbisedim me të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Duke folur në lidhje me misionin që ka politika, Luan Rama u shpreh se në këto 27 vite pluralizëm politika lidhet më shumë me abuzivizmin sesa me shërbimin dhe me dimensionin që duhet të ketë politika në funksion dhe në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu, Luan Rama u ndal edhe në situatën aktuale politike dhe rezultatin që arriti të marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, që u konfirmua si forca politike me rritjen më të madhe në vend, e veçanërisht mbështetjen që ka nga të rinjtë.

“LSI jo rastësisht u shfaq dhe u konfirmua forca politike me rritjen më të madhe dhe më të konsoliduar të mbështetësve, pra të votuesve të saj në të gjithë vendin, por ajo që ne e kemi thënë shpeshherë dhe që ju e keni konfirmuar dhe e demonstroni me shumë elegancë dhe me sinqeritet, është mbështetja e madhe që ka LSI-ja në radhët rinisë”, – tha Zv.Kryetari i LSI-së.

Në fund të bashkëbisedimit, Luan Rama, foli edhe për aksionin politik të LSI-së në këtë mandat të ri si edhe për sfidat që ka përpara e për marrëdhëniet që do të ketë me qytetarët në opozitë.

“LSI duhet të projektojë një aksion politik jo në kuptimin e veprimit të kufizuar në kohë vetëm me zgjedhjet, por një aksion politik për të krijuar një diapazon shumë më të gjerë dhe një horizont shumë më të largët nga çfarë sheh politika e sotme. Ne duhet të jemi të gatshëm të dimë të përballojmë sfidat si do që të vijnë ato. Ne duhet të bëjmë qytetarët që ta duan LSI-në edhe në opozitë. Por që të bëjmë që qytetarët të na duan në opozitë duhet të bëjmë shumëfish jo me

fjalë por me angazhimin tonë konkret, të tregojmë që jemi në anën e tyre dhe jemi pro interesit të tyre. Të vërtetën edhe sikur të mos e themi ne, sot janë bërë të gjithë të zotë dhe do ta thonë të tjerët. Çështja është ta themi ne të parët dhe më mirë se të tjerët. Të bëhemi mbrojtës dhe zëdhënës të së vërtetës”, – deklaroi ndër të tjera Zv.Kryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë.

3 komente në “Luan Rama: LSI forca politike me rritjen më të madhe në vend”

  1. I KA BO OPERACION PLASTIK bILIT
    E I DUKET SI K.R NASHI

    A TE PALLOFTE BLEONA ME VIBRATOR NE DOR

  2. pedro i ri says:

    Te tregoje z Rama cfare arritjesh ka partia e tij ne gjit he keto vitet e ekzistences se saj

  3. Nuharrem Isa says:

    Ka qene ne Jale Luani, sic shkonin new shkolllen e Partise anetareet e byrose politike. Shkolla e |Jales si shkolla e PPSH-se. Ende me keto budallalleqe.? Ndaj nuk bejme prokopi dhe nuk ecim pertpara ne shqiptaret. se kemi monstra te tilla si LSI ,apo si Luan rama qe na dreejtojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje