Qeveria nuk rrëzohet nga brenda, Lulzim!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Astrit Patozi

Komentet e Lulzim Bashës mbi raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet nuk ia shtojnë vlerën atij. Përkundrazi, ia zbehin fare, nëse ai vërtetë mund të shërbente për diçka në këtë vend. Jo për këto zgjedhje, se ato mbaruan, por ndoshta në të ardhmen.

Sepse mes fushatës së qetë dhe pa asnjë denoncim të opozitës dhe “tmerreve” që përshkruan raporti, është në mes një det i tërë. Në të cilin i vetmi i fundosur këmbë e duar është Lulzim Basha.

I cili ka përgjegjësi të plotë për memecërinë e Partisë Demokratike, që nga mesnata e 17 majit e deri në ditën e numurimit të votës së fundit në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas kësaj logjike i bie që çdo opozitë në atdheun tonë, që të provojë se qeveria i vjedh apo i manipulon zgjedhjet, duhet të ketë 6 apo më shumë ministra teknikë. Ndryshe, ajo vetë është e paaftë që të provojë edhe faktojë qoftë edhe një rast të vetëm abuzimi.

A thua se kjo praktika e marrëveshjes Rama-Basha është një traditë universale në këtë vend e më gjerë dhe jo një shpikje shqiptare e minutës së fundit.

Por ne në Shqipëri kemi jetuar dhe këtu janë bërë shumë palë zgjedhjesh. Dhe si Partia Demokratike ashtu edhe kundërshtarët e saj kanë tundur botën me shkeljet dhe manipulimet, sa herë që ka pasur të tilla. Madje, nuk e teproj të them se në shumë raste e kanë ekzagjeruar me pretendimet e tyre, të cilat jo rrallë kanë qenë të shpërpjestuara me të vertetën.

Por më mirë të bërtasësh më shumë se ç’duhet “kapeni hajdutin”, se sa të mos pipëtish fare si Lulzim Basha gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndaj edhe lë shije të keqe kjo “Eureka” e tij pas një raporti shumë atipik të ministrave teknikë të PD, të cilin nuk dua ta paragjykoj. Ashtu si edhe ata vetë për atë thekje në diellin e qeverisë së “armikut”, ndonëse zgjedhjet e 25 qershorit kishin dy muaj që ishin mbyllur. Sepse nuk besoj se ka qenë përgjegjësi e tyre mosdorëheqja në kohën e duhur.

Edhe raporti i OSBE/ODIHR-it sikur të nxinte nuk do ta shpëtonte dot Lulzim Bashën nga pesha e fajit për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në 25 qershor, më të rëndën e të gjithë historisë së saj. Ndaj nuk ka asnjë vlerë që të merremi me cilësinë e asaj që kanë shkruar dhe as me rolin që kanë pasur në këtë histori ministrat teknikë, që më në fund ikën prej qeverisë së Edi Ramës.

Lulzimi ka vetëm dy mundësi tani: ose ta besojë plotësisht raportin e teknikëve, që i bie të bojkotojë parlamentin dhe të hapi prapë “çadrën e lirisë”. Ose, në rast të kundërt, ta qepë gojën e të mos flasë më për vota të blera dhe të vjedhura, por të lëpijë ndonjë kockë që mund t’i vijë nga Edi Rama, nëse ky i fundit do ta ketë zemrën e gjerë. Kam bindjen se ai nuk do të bëjë, as njërën dhe, as tjetrën. Siç ka ndodhur gjithmonë gjatë këtyre katër vjetëve. Sepse gjëja që urren më shumë në jetë ai është që të marrë vendime.

1.Mirëpres me qetësi komentet e grupit të gatshëm të avokatëve dhe zëdhënësve të Lulzim Bashës në PD, meqë ai vetë është me pushime.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Qeveria nuk rrëzohet nga brenda, Lulzim!”

  1. sina says:

    Kyshkrim, meriton përgëzime!👍🏻👍🏻
    Për të tjerët, hak i ke pas “KOMPLIMENTET”😁😁

  2. CEEERE ! says:

    JO VALLAJ
    S’JA NDJE BOLEVE TE RAMS NGA ATO “FENDA”

  3. Shoku shpati says:

    Luli mund te kete fajt e veta po’ dhe ti je Bo si plakat e lagjes qe nuk i ndahen nji muhabeti deri sa ti nxjerrin fundin.

  4. O zog gomari ti e kryegomari qe keni ne krye te partise! Pritni nje here 4 vjet e masandej mendoni për me rrezua qeverinë.Dolët nga nje humbje e madhe e tashti keni nevoje me pushua e me mbledhe mendt ne qoftese ju ka mbete ndonje gja.

  5. mirel says:

    Puna eshte qe tju fusim ju ne burg o Patoz. Atehere e ndreqim dhe qeverine.
    Po te ngrihet nje kriminel dge te kritikoje nje kriminel tjeter ose nuk arriti te vjedhe si me pare, ky eshte absurditeti me i madh i politikes shqiptare.
    Ju duheni ekzekutuar publikisht qe te arrish ta sherosh kete vend nga keqja.

  6. vezhguesi says:

    Patoz e ka mar lumi kte vend perderisa marin fuqi idjote si Rama e kalamaj si Basha dhe me e bukura perjashtojne me ceremoni te mencurit e punetoret. Kane gjetur dhe gurin dhe arren nje ane leket qe kane blere cdo gje nga ana tjeter sejmenet kamikaze dhe parallinjte e piset. Dhe ska me as zgjedhje ne parti as as zgjedhje ne shtet. Ky shtet kardhur ne diten me te keqe te komunizmit ne 91 dhe e keqja e sotme seshte si ne 91 ku gjithe shqiptaret u turren te ikin se qene brenda gardhit. Tani 40% jane jashte gardhit e kjo 60% mendon serish te ike jashte gardhit. Se se gjen veten ne asnje skute te ketij vendi. Dmth ska ne horizont askush te permbyse me force kete regjim injorantesh se llogjika e demokracia kane vite qe nuk flene me ne Shqiperi. Pushteti qe rri me force vetem me force iken o Patoz.

  7. Malsori says:

    Heu bre or,vezhguesi,po nuk ma merrte mendja se qenke kaq rrot .ari,or tej. Pash hatrin e zotit ku i ke gjet njato men or tej? Ah pooo,ti ka huazue berisha or rrot magjari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *