REAGIMI/ Rama iu uron “suksese në jetë” ministrave teknikë: E prishën me raportin në fund…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas largimit të ministrave teknikë të PD-së.

Ai i ka falenderuar ata, edhe pse thotë se raporti për zgjedhjet ka qenë pa lidhje.

Duke i falenderuar ministrat teknike të Partisë Demokratike për kontributin e dhënë dhe posaçërisht zëvendëskryeministren për rolin konstruktiv e për nivelin profesional në drejtimin e Task Forcës për zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive me të ashtuquajturin Material përmbledhës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2017.

 Raporti në fjalë fatkeqësisht komprometon si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë.

Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjalë.

Sidoqoftë, kryeministri i falenderon ministrat teknike për gjithçka të mirë bënë, apo u përpoqën të bënin gjatë mandatit të tyre të posaçëm.

 Duke u shprehur mirëkuptimin e tij të plotë, qoftë për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit, qoftë për mbytjen në fund fare në lugën e ujit të politikës, prej ku ka dalë edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forcës, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve të dorëhequr, shëndet e suksese të mëtejshme në jetë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Kryeministrisë.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “REAGIMI/ Rama iu uron “suksese në jetë” ministrave teknikë: E prishën me raportin në fund…”

    1. Kanan Tafili says:

      Idjoti I vertete nuk e di qe eshte idjot, sidomos kur behet “intellektual” te kursi Plepave.

  1. Selman Selmani says:

    Te pakten tregoni se Shqiperia eshte pakez shtet, pasi ne te vertete eshte me nder me thene shtet. C;fare suksesi ishin keto ministre teknike, vec nje budallallek me brire shqiptaresh. Ne drerjtohermi nga monstra hajdsutesh. Ashtu sic jane edhe prokuror gjyqtaret, apo deputet6esh. Si ka mundesi qe nje person punon ne 7 pune sic po na tregojne per nje bashkejetuese te nje gjyqtari ? Askujt pra, nuk u vjen turp, ndersa ne tregoni perradhe idiotesh. Sepse te gjithe te tille jeni, monstra te peshtira. ndaj dhe3 vflisni per suksese, b kur ministrat teknike ishin nje idiotizem me brire, nje deshtim idiotesk, pasi te tille ishin edhen jerezit qe e artikuluan dhe e kryen kete gomarllwk me brire.

  2. URIME ME NE FUND Q!VERRISE RAMA
    QY SHPETOJ NGA KASLLIKU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *