Erdhën për pushime në Shqipëri, e pëson keq çifti austriak

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim 2 persona pasi u kanë grabitur para dhe një telefon celular dy shtetasve austriakë, që kishin ardhur për turizëm në Fushë Arrëz.

“Më datë 19.08.2017,  jemi njoftuar nga salla operative e Komisariatit Policisë Tropojë, se në orën 08:30, janë paraqitur dy shtetas të huaj E. T, 54 vjeçe dhe bashkeshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, për të bërë kallzim,” raporton policia.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se në fshatin Fierzë, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, me datë 18.08.2017, rreth  orës 23:30, këta shtetas kanë qënë duke pushuar në anë të rrugës automobilistike kur dy shtetas të paidentifikuar u  kanë marrë me dhunë  një sasi parash prej 700 Euro dhe një telefon celular.

Menjëherë janë nisur forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Pukë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  Janë ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, bën me dije policia.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Erdhën për pushime në Shqipëri, e pëson keq çifti austriak”

  1. Wiena says:

    Mund te jete dhe e sajuar nga ky cift ,per ta nxire Shqiperine

    1. the punisher says:

      Per ta nxire Shqiperine u mjaftojne Shqiptaret veshllapushe te Vjenes. Nuk merrnin mundimin dhe te vinin te benin turizem ne Shqiperi or Tunxh.

  2. basha says:

    jane kafshet e shpelles qe ndersen sali berisha ,
    per te prishur imazhin e suksesin e Shqiperise nen qeverrine Rama .
    cdo krim ne shqiperi eshte i lidhur me kryekriminelin e banden e tij pd
    perse lihet akoma i lire kryekrimineli shqiperise sali rrumpall majmun kafsha shpellar brrishi !

  3. tropojani c100 says:

    mire tu behet pse vijne ne shqiperi,ka afrika vend dhe njerez me te mire se ketu plot

  4. Lani says:

    E ka fajin Edi Rama qe i le cunat pa pune dhe austriaket kane faj qe bredhin rrugeve te paarmatosur😁✌️️.

  5. papi says:

    edhe une ndaj te njejtin mendim Ato krijesa qe jetojne ne ate zone jane engjellore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *