Gazetarja shqiptare: Pse bënim më shumë seks në komunizëm?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Dr. Mirela Oktrova

Lajmet e ditëve të fundit për zbulime rrjetesh prostitucioni, që veprojnë në qendër të Tiranës, ka kohë që s’përbëjnë më sensacion. Ekzistenca e dukurisë nuk përbën më lajm, po vetëm konfliktet e aty-këtushme të autoriteteve me të. Po ndonëse gjatë pranë dukurisë, ne si shoqëri vazhdojmë të përballemi me të me vetëdijen e strucit, që mendon se shpëton vetëm duke mbyllur sytë – kështu refuzojmë të perceptojmë emergjencën dhe agresivitetin e dukurisë, gjeografinë e shtrirjes dhe thellësinë e depërtimit të saj… Kjo në një kohë, që areale të tëra rreth nesh ka kohë që janë përfshirë në diskutime sa të ethshme aq edhe të kthjellëta publike, si për mënyrën e perceptimit shoqëror të prostitucionit ashtu edhe për trajtimin ligjor të protagonistëve dhe përfituesve të tij.

Kaq shumë ndryshojmë ne nga pjesa tjetër e botës?

Ndonëse ndeshet praktikisht në çdo kulturë, qëndrimi ndaj prostitucionit varet nga standardet kulturore, etike dhe fetare të shoqërive përkatëse dhe ndryshon vazhdimisht nën ndikimin e zhvillimit të tyre. Po kështu, edhe qëndrimi i institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. Kështu, ndërsa Parlamenti i BE-së në vitin 2014 u rekomandoi vendeve anëtare të ndalojnë prostitucionin, si shkelje e të drejtave të njeriut dhe formë dhune ndaj grave, Amnisti International – me një vendim parimor, bazuar në anketime në të gjithë botën – shpalli një vit më vonë vendimin e vet, për të avokuar pro “dekriminalizimit të të gjitha aspekteve të punës seksuale konsensuale”. Ky dyzim qëndrimesh reflektohet edhe në pamjen globale të dukurisë.

Aktualisht në Europë prostitucioni lejohet në: Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë (pjesërisht), Greqi, Luksemburg, Portugali, Spanjë, Turqi, Hungari, Angli dhe ndalohet në Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Francë, Lituani, Itali, Norvegji, Rumani, Suedi. Prostitucioni lejohet edhe në Australi, Brazil, Kanada dhe Zelandën e Re, ndërkohë që ndalohet në SHBA (përveç Nevadës), Afrikë dhe Japoni, Kinë, ku ka lëvizje për amendim, Pakistan dhe Tailandë, ku ndalimi është i pjesshëm si edhe në Jemen dhe Arabinë Saudite, ku dënohet me vdekje. Shqipëria evidentohet botërisht si një vend, që nga njëra anë e ndalon prostitucionin, por nga ana tjetër funksionon si burim për trafikimin e skllaveve shqiptare të seksit drejt Perëndimit.

A e justifikon veten diskutimi publik për dekriminalizimin e tij?

Nisur nga synimi për t’i prerë apo ngushtuar sferën e veprimit kriminalitetit të organizuar, sigurisht që po! Me kusht, që qasjet të jenë të zhveshura nga pseudomoralizmi dhe seksizmi.

Prostitucioni nuk është fenomen natyror, por produkt shoqëror. Cilësimi i shpeshtë si “zanati më i vjetër i botës” e justifikon ekzistencën e tij po aq pak sa ç’do të justifikonte vazhdimësinë e skllavërisë. Po fakt është, se bota ka pasur dhe ka nevojë për të – madje dhe bota jonë – dhe për sa kohë që kërkesa mbijeton, ajo do të vazhdojë të prodhojë pashmangshmërisht edhe oferta. Prostitucioni është padyshim një rrugë për të siguruar të ardhura jominimale, të pamundura ose të vështira për t’u fituar ndryshe. Se për sa kohë tregu i punës kërkon një kualifikim që mungon, nga puna e keqpaguar s’tepron gjë dhe martesa për para të shndërron në robinë, prostitucioni do të vazhdojë të shërbejë si alternativë ndaj çdo pune të rëndomtë apo martese të detyruar.

Po nëse është kështu, ç’argumente flasin pro dhe cilat kundër liberalizimit të prostitucionit?

Argumentet pro u referohen të drejtave të njeriut – ato kundër, bazohen te vijimi i denatyrimit të tyre edhe në kushtet e legalizimit.

Në një qasje të ftohtë liberale ndaj çështjes, ndalimi i prostitucionit me ligj kufizon mundësitë e ushtrimit të tij si profesion për sigurimin e jetesës dhe përbën për këtë arsye shkelje të të drejtave të njeriut. Se nëse dikush zgjedh të ofrojë seks në këmbim të pagesës, për këtë me siguri që ekziston një arsye e fortë, që e bën vendimin alternativën më të mirë në realitetin ku individi jeton. Dhe nëse ky opsion bie – ligjërisht apo shoqërisht – individit i duhet të kërkojë një alternativë tjetër të çfarëdollojshme, çka përbën kufizim të së drejtës së tij për punësim. Por kritikët vërejnë, se legalizimi i prostitucionit nuk do të thotë automatikisht shtim mundësish punësimi për gratë, pasi sipas vetë prostitutave të intervistuara, prostitucioni nuk është zgjedhje por pamundësi për t’u punësuar ndryshe. Duke iu referuar një studimi të kryer në pesë vende të Europës Perëndimore – kundërshtarët globalë të legalizimit vënë në dukje, se edhe vetë gratë e përfshira në prostitucion janë kundër trajtimit të prostitucionit si punë të ligjshme, pasi kjo sipas tyre sjell me vete rreziqe akoma më të mëdha nga shfrytëzuesit e dhunshëm.

Në fakt, si ekzistenca ashtu edhe dekriminalizimi i prostitucionit janë të mundura vetëm në një kulturë ku seksi nuk ka si parakusht barazinë e partnerëve, por vullnetin e njëanshëm. Kështu shoqëritë patriarkale priren ta shohin seksin si një akt të njëanshëm, gjatë të cilit nuk është relevante dëshira e gruas, po vetëm pëlqimi i saj formal. Në kushtet kur dikush që dëshiron seks mund ta kënaqë dëshirën e vet në një marrëdhënie të kryer pavarësisht dëshirës së partneres, janë të gjitha mundësitë, që ai ta marrë këtë kënaqësi kundrejt pagesës edhe gjetkë. Megjithatë kritikët vërejnë, se liberalizimi i prostitucionit nuk zbut kurrfarë tensioni social. Sipas tyre, ai ka vlerë vetëm për industrinë e seksit, pasi heq stigmën, shndërron trafikantët në sipërmarrës dhe çliron kërkesën për tregun e seksit nga skrupujt moralë apo frikërat sociale.

Ndërsa mbështetësit e legalizimit, përshirë të gjitha organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e mbështesin dekriminalizimin e prostitucionit, për të nxjerrë nga ilegaliteti dhe hequr nga rruga, keqtrajtimi dhe diskriminimi punonjëset e tij, për kritikët, legalizimi nuk e përmirëson dot statusin e tyre – se nëse në rrugë ato mund të kenë mundësi t’i shmangen rrezikut dhe të refuzojnë praktikat e rrezikshme e denigruese, në mjediset e mbyllura janë thjesht robina të punëdhënësve. Sipas tyre, legalizimi shkon gjithsesi vetëm në interes të klientëve. Në pjesën dërrmuese të rasteve ato janë edhe viktimat, që infektohen nga klientët për shkak të seksit të pambrojtur, të cilin nuk e refuzojnë dot pa pasur pasoja edhe në kushtet e legalizimit.

Diskutimi është shumëplanësh, delikat dhe i rëndësishëm – ai kërkon njohuri dhe tolerancë, drejtësi dhe humanizëm, qasje të kthjellët dhe gatishmëri të sinqertë për angazhim social. Po para së gjithash kërkon kurajë për të mos mbyllur sytë, gatishmëri për prononcim pa komplekse dhe përgjegjësi për rekomandime të mbështetura dhe perspektiva me vlerë shëruese.

Një diskutimi të tillë koha nuk i ka ardhur…, në fakt i ka shkuar…

Se kur pasojat e dukurisë zhvatin e godasin në të katër anët – në qendër dhe në periferi, në shtresat e larta dhe në rrogozet e ndyta, si mbijetesë apo si krim i organizuar…, s’ ka struc që fshihet dot duke mbyllur sytë … .

Ndaj më mirë t’i hapim – edhe sytë edhe gojën…/Mapo/

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Gazetarja shqiptare: Pse bënim më shumë seks në komunizëm?”

  1. Jo te hapim gojen ,por thuaj me mire te hapim shalet dhe yxhym.
    titulli thote pese benim me shume sex ne komunizem dhe analizon sexin ne dhjrokracin qe na solli saliu.
    ne soc benim sex bio dhe pa leke dhe nuk kishim frike nga semundjet(pak veshtirsi andej nga ferrat e liqenit) vetem ruheshim nga partia.

    1. Bahamas says:

      E groposen kete te shkretin komunizem duke e bere fajtor edhe per qelbesirat tuaja!
      E akuzuat dhe e denuat per politiken dhe ideologjine,por per te tjerat t’u vije turp ta zini ne goje se as te maja e thembres nuk i afroheni dot!
      Socializmi ishte sistemi me njerezor,me moral te pa diskutueshem,punesimi,arsimi dhe shendetresia ishin te garantuara per tre gjithe njelloj dhe falas dhe kush dontre te bente qejf ishte punbe e tij ose e asaj dhe jo e sistemit!
      Ju duhet te beni kete pyetje vetes dhe opininonit:
      Pse sot ne kapitalizem ka prostitucion,korrupsion,droge,papunesi,degjenerim moral,politik,juridik etj?
      Dhe pergjigjen e keni te lkehte gati:
      -Te gjitha jane pasojat e sistemit kapitalist,anti njerezor dhge diferencimit kriminal te njerezve ne nje grusht te pasurish dhe shumicen e popullit te varfer!
      Perfundimi eshte i qartre:
      Femrat kane ne dore veglen e punes qe e kerkojne te gjithe dhe shtrenjte,prandaj hedhin moralin ne gropen e halese dhe ngrejne shalet sipas pageses!
      Pastaj i shohim keto femra te sukseseshme ne….biznes,qe ngasin vetura luksoze,pushimet i bejne ne KAR aibe etj!
      Nuk eshte ceshtja ne se duhet apo nuk duhet legalizuar prostitucioni,por se PSE ESHTE ZHVILLUAR PROSTITUCIONI!
      Kesaj pyetjeje nuk i jepni dot spjegim sepse jeni te zene me luften kunder komunizmit!
      Dhe kur u thone femijve te ketyre femrave te “sukseseshme” ne biznes -si je djali i kurves?- tani nuk ofendohet njeri se mamaja e tij e ka si profesion ate pune!
      Pale kur na e quajne moral faktin qe vajzat para marteses nuk ka nevoje te jene te virgjera,kjo eshte te shqyesh….bythen ketyre kurvave!
      Sot je femer e suksesesahme kur ke sa me shume dashnore dhe se kush e ka dashnorin me te pasur!
      Ja ky eshte “NJERIU I RI” kapitalist!

  2. Taqka says:

    Dukesh ti Mirela, ujë të zi i paske nxjerrë gopit në kohën e dulles

  3. Xboom says:

    Ndalohet në Rumani, Bullgari 😅😅😅,
    po normal se aty ndalohet pasi aty çiën pa pare.

  4. Vlora1912 says:

    E….le ti hapim,

    Pooor ta fillojme me ty o doktoleshe…..legalizohu si prosti i par i ligjshem
    Se helbete edhe seksi do te jete i sigurte, si doktolesh qe je…Shmang edhe STD

    Pastaj vazhdoje si biznes familjar, me te tut dhe te atij Niko Jakes se dhomes se tregtis..
    Ke mundesi te dy dhe tre punesohesh……meqense e shikoke si emergjence kete pune..

    Ne te tjeret do presim dhe ca kohe para se ti futemi ketij debati….sa te konsolidohet shoqeria…sa te fitoj pavaresine ekonomike femra(nena,gruaja,vajza) shqiptare….deri sa perzgjedhja e ketij profesioni te vjeter dhe poshterues te mos behet per buken e gojes..

    P.S Ne gjermani dhe austri lejohet prostituimi…..poooor sa nga ato jane gjermane???
    E urrej faktin qe shum djem bastard shqiptar trafikojne femra….poooor ne rast se dikush nga keta do trafikonte kete palo doktoleshe, dl te isha shum i kenaqur

  5. fevzi qeroz qeratai says:

    Me pelqeu shume llogjika e kesaj vajze. E emancipuar dhe me njohuri.
    Jo si prof. Topja me Rita verren.

  6. shvejk says:

    Bravo vlora 1912, per kurva si ti ka nevoje kombi. Neqoftese nuk e ndjen veten gati te diskutosh per temen e artikullit, kjo nuk do te thote qe duhet te ofendosh autoren, e cila gjithesesi ka me guxim se ti sepse nuk fshihet pas pseudonimit per te thene ate qe mendon.

    1. Bahamas says:

      Bravo “shvejk” se e mbroke me dinjitet autoren e ketij palo shkrimi!
      Kjo autore mashtron ne artikullin e saj qe ne titull,se pretendon te spjegoje se pse kemi bere me shume seks ne komunizem(te hengert mortja injorante idiote se komunizmi nuk ka ekzistuar ne asnje sekonde ne asnje vend te botes) dhe ne artikullin e saj na shtron hallet e prostitutave!
      Kjo autore te kete turp qe e shtron problemin kaq ndyresisht!
      Ne fillim te viteve 90-te ne gazeten “Zeri i Popullit” u reklamua me te madhe se si u be nje komunist ,PRIVAT!
      Ne shembullin e tij,kjo zonje duhet te merrte nismen qe vete ose me njerezit e saj te hapte BORDELLON e pare ne Shqiperi!
      Ky eshte kontributi i vetem,qe u jepet kurvave me shumice te ketyre 27 vjeteve liri -demokraci!

  7. Faro says:

    Analize lovjike. Duhet gjetur rruga. psr te mos lejohet perderisa ketkohet dhe me te drejte autoria ngulmon, perdetisa nuk mund te gjeje individi punesim tjeter?

  8. Koba says:

    Diskutimi eshte Aktual.Gazetarja ka te drejte.Me perpara nuk ngopeshim me buke dhe kishim uri per Seks, Duhej kompensue njera ane!!! Po ama kur hanim mire na vente mendja per Ate Pune qe cke mate!!!.Biles nje mesuese pasi u drekue mire ne Turizem ,i vajti mendja keq per Seks ,dhe i tha nje shoqeje .Moj moter po te tregoj se cfare me ndodhi !!!dhe i refeu per dreken qe pati dhe per mendjen qe i vajti….!!! Moj e dashur po te pyes si ia bejne ata te Bllokut ne Tirane ,qe kane te hane mire cdo vakt?? A ia dalin me SEX???

  9. safet dymbylla says:

    car seksi behej ne komunizem a tu hapshin shalet dit e nat tu hapshin, tu hapshin dhe tu ngrefshin perpjet! si flet flutre,si gishtat e sali berishes n miting.
    ne komunizem u ca rinija tu I ra me dor.
    kurse femnat digjeshin si “pishtar te pashuar te demokracis”…
    ishte ajo konga
    “moj rinija jon fitore
    30 vjec pa xan dashnore
    o partija heroike
    qe na le pa shpi publike.
    erdhi sala ne pushtet
    plasi pidhi u bo det.
    sapo erdh demokracija
    filloj me u qi rinija.””””””

  10. fevzo allati says:

    Autorja ka klas. Jep shembull midis skllaverise dhe3prostitucionit. I barazon dhe I perbuz.
    Injorante si lora e vlora lexojne e nuk3kuptojne.
    Ik moj lora se3tu dogjen fasulet dhe leri komentet se je koti si balla e brace. Pilafit mos i hidh shume uje se nuk mban me.

  11. doktori says:

    Kapitalizmi eshte nje perbindesh i veshur me rroba te bukura,te josh dhe bile te shtyne te mos e akuzosh per asgje>Pasojat e dhunes,shemtimin,cgenjimin,brengat,stresi,te gjitha te keqijat qe ka bota,jane karakteristike e kapitalizmit,por i perjeton kur ulesh ne preherin e kesaj “bukuroshje” bish!

  12. Zonja artikullshkruese thote pse benim me shume seks ne kohen e komunizmit,por nuk thote asnje fjale ne pergjigje te titullit po ua them une.
    – 1 Benimme shume seks sepse ishte dashuria me e madhe. 2. Te beje seks ne komunizem si me gruan apo edhe me te dashuren ndjenje kenaqesine me te madhe ,sepse te dy ,zi burri e gruja e benin me deshire e jo nen presion. 3. benin me shume seks,sepse pastertia ne organet seksuale ishte e persosur. Thot mire nje komentues :” E benim bio” E nenim ashtu si e ka dhuruar natyre e jo me qese plasmasi……….. . NUk kishte dhune,por deshire. Nuk ishte mendja te leku,por te kenaqsia……

  13. Peço says:

    Nashi, ti moj koce xhaxhajt, mund t’më shpegoç mua, që po u hapën këto të uruarat kuplara, shkuarja në to do të jetë me para, apo jo? Donte të dinte, i ziu xhaxha, për ne pencionistët, do jetë kjo e flamosur shkuarje më to me rimbursim? Sepse, me sa di moj bijë, piçka hynë në ilaçe. Them, se beqma për këtë shkak mbase na e rimbursojnë vajtjen, që edhe ne të flamosurve pleq t’na shtoheshin nja dy ditë ymër duke vajtur më to, e mirë kjo që na e bëri peshqesh demokracia jonë. Më paç uratën, moj bijë, për këto mejtime të vyera që jep në këtë shkrim. Dhe më fal mua plakut që ta këndova pak me vonesë çkrimin, se më kishin humbur gjyzlykët dhe mezi i gjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *