VIDEO/ Babai hero, shpëton vogëlushen falë reflekseve të shpejta

19 Gusht 2017, 14:46Lifestyle TEMA
VIDEO/ Babai hero, shpëton vogëlushen falë reflekseve të

Ky është momenti emocionues kur një baba ka shpëtuar vajzën e tij pa u lënduar nga përplasja me një makine.

Burri reagoi në kohën e duhur dhe shumë shpejt, duke evituar kështu aksidentin fatal për të bijën.

Pamjet tregojnë një person që kalon me një vajzë, të cilët mendohet se janë babë e bijë, përmes vijave të bardha.

Siç vihet re nga videoja, pikërisht në këtë moment vjen një makinë e cila nuk frenon, por vijon rrugën e për paksa nuk i përplas.

Fatmirësish burri reagoi në mënyrë të shpejtë, i cili nxitoi të kalonte rrugën dhe të rrotullohej që makina mos përplaste vogëlushen.

Pamjet e videos, vendndodhja e së cilës mbetet ende e paqartë, u bënë shumë shpejt virale, me komentuesit e shumtë që vlerësonin reagimin e shpejtë të personit që mendohet se është edhe babai i vogëlushes.

https://www.youtube.com/watch?v=7Y1_aK4gp04&feature=youtu.be

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje