DETEAJET/ Krimi në familje, zbardhen fjalët e fundit që agresori i tha të vëllait: Gjithçka u bë, s’e kthej dot më pas. Pse e vrava gruan?

“Gjithçka u bë, se kthej dot më pas”. Kjo ka qenë e vetmja frazë që Halil Lita i kishte thënë vëllait të tij pasi kishte vrarë bashkëshorten në banesën e tyre.

Krimi makabër ndodhi paraditen e sotme në zonën e njohur si frutikulturë, në një vilë tre katëshe ku banonin të vetëm burri dhe gruaja, pasi 3 vajzat ishin të martuara dhe 2 djemtë emigrantë.

 

 

Mësohet se familja Lita ishte shpërngulur prej shumë vitesh nga Kukësi drejt Tiranës, lagje në të cilën banonin edhe familjarë të tjerë.

Bazuar tek të dhënat e grupit hetimor të çështjes raporton se çifti ka qenë në kuzhinën e tyre të vetëm dhe pak para ngjarjes mes tyre dyshohet se ka pasur një konflikt të ashpër.

Bazuar tek dyshimet e hetuesve, më pas Halil Lita ka rrëmbyer automatikun dhe ka qëlluar në drejtim të gruas së tij.

Në gjendje të rënduar psikologjike, më pas ai mendohet të ketë dalë jashtë banese dhe ka thirrur vëllain e tij, duke treguar se ‘gjithçka kishte përfunduar’. Fill pas kësaj, ai është rifutur brenda në shtëpi dhe ka qëlluar veten.

Pas sinjalizimit të policisë nga të afërmit e tyre, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie.

Po ashtu, bëhet e ditur se familja Lita ishte në gjendje të mirë ekonomike, dhe se nuk kishte asnjë konflikt, ndërsa çifti njihej për reputacionin e tyre në zonë.

Mësohet se djali i tyre që ishte emigrant në një shtet europian kishte kaluar disa ditë në banesën e prindërve dhe se dje ishte larguar drejt vendit ku jetonte.

Ndërkohë, janë marrë në pyetje familjarët dhe të afërm të viktimave, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore.

Mes të tjerash thuhet se të afërmit e viktimave në gjendje të rënduar psikologjike, janë konfrontuar edhe fizikisht me operatorët dhe gazetarët që kanë shkuar në vendngjarje./ BalkanWeb

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *