FOTOT/ Rilindja urbane në fshatin Qeha, Petrelë. Veliaj: Projekti do të shtrihet në të gjithë fshatrat e Tiranës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Projekti i suksesshëm “Rilindja urbane” e qyteteve të Shqipërisë po shtrihet edhe në qendrat e fshatrave të Bashkisë së Tiranës. Rehabilitimi i sheshit të fshatit Qeha në Njësinë Administrative Petrelë është projekti i parë pilot i Bashkisë së Tiranës, nga i cili përfitojnë rreth 900 banorë të kësaj zone, që tashmë kanë një mjedis çlodhës për aktivitete të ndryshme social-kulturore.

Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se krahas rregullimit të qendrave urbane do të punohet edhe për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. “Sot kurorëzojmë një projekt pilot, i cili është frymëzuar nga projekti i kryeministrit për Rilindjen Urbane. Menduam se mund të kishim një mini-rilindje urbane brenda Bashkisë së Tiranës, ku siç kemi bërë me sheshin “Skënderbej”, mund të punojmë me të gjitha sheshet e fshatrave tona. E filluam në Qeha, një fshat simbol, me një klimë fantastike, që gjithashtu po popullohet nga qytetarë të rinj që zgjedhin të jetojnë në fshat për t’iu larguar trafikut dhe zhurmës së Tiranës”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se ky projekt i suksesshëm do të shtrihet edhe në fshatrat e tjerë të kryeqytetit. “Kjo na inkurajon që të vazhdojmë me projekte të tilla në të gjithë fshatrat e Tiranës. Siç patëm këtë eksperiment të parë të suksesshëm, shpresoj të vazhdojmë në fshatra të tjerë. Ashtu si qeveria qendrore ka punuar me qendrat e qyteteve, të shohim si mund të riprodhohet ky sukses në të gjithë qendrat e fshatrave të Tiranës”, theksoi ai. Kryebashkiaku u shpreh se investime të tilla synojnë që të rikthejnë jetën në fshat edhe në ato zona, të cilat ndodhen larg rrugëve kryesore.

“Do të investojmë me të njëjtën cilësi si në sheshin “Skënderbej”. Ndërtimi i autostradave i kthen në xhepa disa prej fshatrave ku më parë kalonte rruga e vjetër. Do të thotë se na duhet të gjejmë arsye të tjera pse duhet të rikthejmë jetën në fshat. Investime në qendra të tilla, në ekonominë e bujqësisë, në restorante, në qendra të hipizmit si ajo që është pranë këtij fshati, na sigurojnë arsye të ndryshme për t’u larguar nga jeta e Tiranës me zhurmë e me trafik dhe me ndotje për të ardhur në jetën e fshatit”, deklaroi Veliaj.

Duke siguruar se projekti i radhës do të jetë rehabilitimi i fshatrave të tjerë të njësisë administrative të Petrelës, Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të garantojë shanse të barabarta për të gjithë të rinjtë, si në qëndër, ashtu edhe në zonat rurale të kryeqytetit. “Ëndrra ime është që çdo djalë, çdo vajzë që rritet në fshat të ketë të njëjtin shans për t’ia dalë me sukses si çdo djalë dhe çdo vajzë tjetër. Besoj se detyra e bashkisë është t’u ofrojë të gjithëve një fillim të barabartë, duke rregulluar çerdhet, kopshtet, shkollat, por edhe një qendër urbane në territorin e fshatit”, tha Veliaj.

Duke falenderuar Bashkisë e Tiranës për realizimin e këtij projekti, deputeti i PS, Xhemal Qefalia deklaroi se falë investimeve, gjithnjë e më shumë po zbuten diferencat që ekzistojnë midis fshatit dhe qytetit. “Përditë e më shumë po zvogëlohet ndryshimi midis qendrës së Tiranës dhe zonave të ashtuquajtura periferike dhe kjo është meritë e Bashkisë Tiranës. Unë ndihem krenar si deputet i kësaj zone, ndaj u them banorëve të tjerë se shumë shpejt do t’u vijë radha për të pasur një zonë të ngjashme në fshatrat e tyre”, tha Qefalia.

Për rehabilitimin e sheshit “Qeha” Petrelë, është bërë sistemimi dhe asfaltimi i rrugës ekzistuese, ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, të cilat mungonin totalisht, si dhe kompletimi me rrjetin e ndriçimit. Gjithashtu, janë ndërtuar zona me gjelbërim dhe pemë të larta dhe ambiente çlodhëse.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_36445539411_49b039e444_h-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_36445539411_49b039e444_h.jpg","attachment_id":"749117"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_35773853163_9177598779_h-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_35773853163_9177598779_h.jpg","attachment_id":"749116"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_35773846093_13ae8e7644_h-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_35773846093_13ae8e7644_h.jpg","attachment_id":"749115"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_35748126954_9d762effc4_h-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_35748126954_9d762effc4_h.jpg","attachment_id":"749114"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_35748125534_bf0a2a8173_h-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_35748125534_bf0a2a8173_h.jpg","attachment_id":"749113"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_35748068664_f706115d84_h-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbnail_35748068664_f706115d84_h.jpg","attachment_id":"749112"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *