Grabitën turistët austriakë në Pukë, arrestohet njëri prej autorëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Pukës ka vënë në pranga një prej autiorëve të dushur për grabitjen me dhunë  të dy turistëve austiakë.

Shetasi i ndaluar është Zamir Pjetra 33 vjeç

Ai akuzohet se në 18 gusht në bashkëpunim me një tjetër, grabitën me dhunë shtetasit E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 20.08.2017, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Fushë Arrëz ne bazë të informacioneve policore dhe provave ligjore u bë ndalimi i shtetasit:

Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz.

Ndalimi i ketij shtetasi u bë pasi me datë 18.08.2017, në orën 23:30, në fshatin Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, ju kanë marrë me dhunë shtetasve të huaj E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, një sasi parash prej 300 euro dhe një telefon Celular,

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarje

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *