Heqja e vizave, Nishani: Alarm për të gjithë, BE po reagon ndaj anormalitetit në Shqipëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar lidhur me raportin e hartuar nga policia dhe prokuroria në Amsterdam, ku kërkuan pezullimin e vizave për shqiptarët.

Me anë të një statusi në facebook Nishani thotë se ky është një alarm që vjen për shkak të azilkërkuesve dhe nivelit të lartë të krimit dhe drogës në Shqipëri.

Statusi i plotë i Nishanit

Miq ! Alarm per të gjithë !

Vëndet e Bashkimit Evropian nisën të reagojnë ndaj anormalitetit të rëndë që po konsolidohet tashmë me shpejtësi në Shqipëri. Në Holande, që në fakt njihet edhe si Barometri i politikave dhe zhvillimeve të mëtejshme në hapsirën evropiane është kërkuar zyrtarisht rivendosja e sistemit të vizave me Shqipërinë.

Ky nuk është ende një vendim përfundimtar politik dhe institucional i Holandës por ka dy elemente shumë domethënës që praktikisht i vendos shqiptarët në fije të perit.

E para, kërkesa është zyrtare nga agjensitë që janë të ngarkuara me cështjen e sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit.

\E thënë ndryshe politika dhe institucionet shtetërore vendimarrëse do ta kenë shumë të vështirë të mos i përgjigjen kërkesës së këtyre agjensive e nga ana tjetër tu kërkojnë atyre garantimin maksimal të sigurisë dhe rendit për qytetarët e tyre. Përkundër, politikanët vendimarrës do dilnin përgjegjës direk përball qytetarëve që do të votojnë për ta.

E dyta, që nga dhjetori i vitit 2016, Këshilli i Ministrave të BE ka miratuar tashmë mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë për vendet jo anëtare ku cdo vend antar mund ta aktivizoj atë.

Kriteret e parashikuara në këtë mekanizëm aktualisht penalizojnë drejtpërdrejt Shqipërinë më së shumti.
Kërkesa për azil nga qytetarët e Shqipërisë është katasrofike (në barazpeshë me Sirinë në luftë) dhe krimi i organizuar me bazë trafikun e drogës në majat më të larta të 25 viteve të fundit dhe më e larta nga rajoni ynë.

Shqipëria mbërriti në këtë derexhe nga një situatë krejt normale në 2007 – 2013 në “macen e zezë” për sigurinë e qytetarëvë evropian në 2015 – 2017 me një papërgjegjshmëri in-extremis dhe përmes një qetësie olimpike të aktorëve përgjegjës duke menduar se duke i vënë në gjumin e hashishit shqiptarët nuk do ndihej askush tjetër.

Por ja që qeveritë dhe institucionet e vendeve antare evropiane kane filluar të shohin rrezikun dhe kërcënimin e dëmit që po ju bëhet qytetarëve të tyre nga lëvizja masive nga Shqipëria dhe kryesisht strukturimi mafioz i grupimeve dhe rrjetit të trafikimit të drogave.

Ky rrezik në analizën e riskut që ata bëjnë konkludon shumë i lartë kur tashmë nuk mund të fshihet më roli kyç i grupeve kriminale mafioze në networkun politik, proceset elektorale dhe për efekt në kontrollin territorial dhe institucional te shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër humbja përditë e më shumë e sensit të stabiliteti dhe mundësive të jetës në Shqipëri.

Burokratët e disa prej institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Shqipëri e kanë neglizhuar tërësisht këtë risk, e kanë fshehur këtë realitet shqiptar, kanë bllokuar cdo analizë dhe informacion për autoritetet e tyre përgjegjëse. Kjo për arsye të tyre por që shqiptarëve tani po u kushton të pa imagjinueshmen.

Qytetarët shqiptarë kanë qënë që nga krijimi i shtetit të tyre të pavarur populli më i diskriminuar në konceptin e lirisë së lëvizjes. Për pasojë të komunikimit dhe zhvillimit. Ndaj dhe fitimi i kësaj të drejte universal prej tyre në vitin 2008 ishte një ëndërr e bërë realitet në qiellin e shtatë.

Prindërit e përmalluar prej vitesh mund të shihnin fëmijët e tyre dhe të rroknin në gjoks aromën e nipërve dhe mbesave (sic i thonë tek ne) “mjaltit të mjalti”, fatkeqët e prekur nga sëmundje lehtësisht të kurueshme nga avangarda mjeksore evropiane por fatale për jetën në spitalet tona gjetën “dermanin” e nevojshëm, studentët e ambicjeve të gjeneratës së sotme të dixhitalizuar shpërthyen kapacitetet e tyre në botën universitare evropiane, etj., etj.

Këto e përfitime të tjera nga normaliteti shqiptar i 2008, rrezikohen seriozisht të humben nga anormaliteti ynë i 2017.
Ky fatalitet që ka mbërritur bash tek porta jonë nuk lindi ashtu vetiu nga i nxehti ekstrem i kësaj vere. Kushdo me sy në ballë e mëndje të kthjellët e shihte tek rrëmihte cdo ditë. Pak nga pak por i zi katran.

Në nentor të vitit 2016 në cilësinë e Kreut të Shtetit thirra mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të reaguar ndaj fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të drogave (kupto aktiviteti i krimit te organizuar agresiv). Vlerësimet e agjensive inteligjente vendase dhe të huaja tregonin se nga shkurt, marsi deri ne shtator, tetor të 2016 paraja e qarkulluar nga trafikimi i droges ishte më e madhe se buxheti vjetor i shtetit !!!

Ky shqetësim dhe angazhim institucional u bojkotua, u ironizua, u anatemua dhe u injorua. Mbërritëm ku mbërritëm !
Po kush po e pëson, dita nga ditë, keq e më keq. Qytetarët shqiptarë. Humbja do të vijë për të gjithë nëse nuk e ndalim.

Demokrat e socialist, votues dhe abstenues do ti shohim së shpejti në rradhët e gjata të mureve të ambasadave por pa marrë asgjë në fund. Nëse vizat rivendosen miq të mij, nuk do dihet se kur do mundemi përsëri të shkojmë tek fëmijët, nipërit e mbesat, në spital për emergjencën e jetës apo shkollën e fëmijvë ?!

Holanda “barometër” nuk lë asnjë hezitim për vlerësimin e klimës si efekt domino i vendeve të tjera. Kështu është politika në fund të fundit.
Rreziku eminent dhe fortësisht i paralajmëruar është tek dera. E sigurt që celjen e negociatave për antarësim këtë vit e kemi përfundimisht të humbur.

Gallataxhinjtë e shoqatava të quajtura “civile” nuk po duken ku janë.

Trendi i diskursit politik është sponsorizuar i tëri pa përjashtim tek anti-opozitarizmi.

Shqipëria ku po shkon ? Nuk po merr mundimin ta thotë kush. E cfar mund ti kërkohet qytetarëve të thjeshtë kur hallin e kanë tek buka e përditshme kur elita e vendit duket kaq e friksuar ?

Shpresa vdes e fundit. Një goditje fatale, në front kombëtar nga Dibra në Tepelen, nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Elbasan e nga Fieri në Tiranë ndaj grupeve te krimit të organizuar tashmë në fashion të plotë mafioz është dhe duhet të jetë hapi i parë publik dhe institucional.

Nëse nuk shohim konfiskime të pasurive kriminale duke filluar me të atyre organizatave të përfshira në procesin elektoral për të deformuar ndërgjegjen e qytetarëve ,

Nëse nuk shohim procese ligjore të vërteta dhe transparente të hetimit dhe gjykimit të ashtuquajturve politikan që deklarojnë miliarda pa punuar asnjë ditë ,

Nëse nuk shohim pastrim të Parlamentit nga kriminelët ordiner por me shumë para (droge dhe prostitucioni kuptohet),
Nëse nuk shohim…. (ka shumë syresh), do ta harrojmë shumë shpejt ta shohim Evropën live, (fëmijët, nipërit e mbesat emigrant, spitalet për kurim, shkollat për arsimim, tregjet për bisnes etj).

Po, do ta shohim përmes BBC dhe Euronews !

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

25 komente në “Heqja e vizave, Nishani: Alarm për të gjithë, BE po reagon ndaj anormalitetit në Shqipëri”

  1. brravo pepini says:

    faktikisht Europa po sillet si kurve.
    ata e dijn qe e keqja e shqipnis s jan populli por politikanet shqiptare. dhe ktyre ata ju hapin dyert,ne vend qe te bejn te kunderten.
    me ligj duhet tu ndalohet levizja e lir ne perendim te gjith politikaneve shqiptare dhe familjeve te tyre. kurse populli le te shkoj. pasketaj s do ket me njeri t keq qe ti futet politikes. kshtu do spastrohet politika nga krimi.
    dhe .,ata qe do merren me politik pasketaj do jen te ndershem dhe te ndergjegjshem qe jan politikan ne sherbim te atdheut dhe jo per privilegje personale si kta t sotmit.
    kjo esht e vetmja menyr per te kriju nje klas politikanesh te paster.
    kur t shofesh ti masanej kur t japin dorheqjen nga politika 99 perqind e politikanve te sotem se e kan mendjen per me shetit neper bot e jo me punu per popull…

    1. like says:

      shume i çuditshem ish-presidenti! sa qe ne detyre se vuri ujte ne zjarr por fillon te gatuaje fill pasi nuk eshte me ne detyre.

  2. terrorist islamik
    kamikace e demokracise ne Shqiperi

    ti dhe banda qe ti perfaqson , sabotuat te ardhmen Demokratike te Shqiptareve ,
    ju jeni antiEuropian e prokaosit ,te nji shteti proarab ,
    thrrijet e tua futi andej nga ke dal o islamisti qelbur
    qe ndyt kte vend
    kriminela te ndyt para drejtesise te gjithe
    lehjet qe beni mediave sju shpeton dot surratin e pist prej krimineli

    1. palla says:

      Edhe kete rraketik po kemi mangut. Ik o plen e baj fresk asaj qe ke ne shpaj se ta kan marre te tjeret.

  3. edi says:

    hik mer BAJGE politike
    futu ne hale e jep alarmin te mbulojn me m.t
    populli

  4. Meta ik says:

    Nuk mendoj se shqiptaret do merren me kete budalla 👎

  5. Toni says:

    Ti me partine tende krijuat kriminelet e trafikantet. Trafikantet ne kohen tuaj leviznin te lire qe nga Lazarati e deri ne Tropoje dhe ne mbare Europen. Qeveria Rama i gjeti te strukturuar te gjithe grupet tuaja mafioze. Nuk eshte faji i Rames qe ka drejtuar per 4 vjet ne krahasim me ju (PD) qe keni qeverisur Shqiperine per 20 vjet ne keto dekada tranzicioni. Prandaj keto denglat e tua or tej nuk i ha njeri. Nese ka qeveri qe po e ngre Shqiperine lart eshte ajo e Rames. Qeveria Rama i dha dermen trafikanteve dhe kultivuesve te Lazaratit, dhe te nbae Shqiperise. U dha dermen tritolisteve qe hidhnin ne ere cdo biznesmen apo qe sulmonin shtetin. Tani po merret me esadistet qe po i vene flaken vendit. Ti vazhdo luaj politiken e PD-se, sepse nuk e nderpreve asnjehere, por ne nuk i hame genjeshtrat e tua. Prandaj, tani ‘Good bye Mr. asnjehere President i Popullit’.

    1. joel shkodra says:

      Po nese E. Rama u dha “dermen” te gjitheve, ç’ka Holanda me ne?

  6. Qytetari durrsak says:

    Nga na u shtua edhe “ky analist brilant” ?! Po frymezohet nga stili berishian i “analizes” ? Gjetje “gjeniale”. Sa te pacipe ! Na u shtua edhe nje …

  7. Zgjohu SHqipo ! says:

    mos u merni me kete handikapat mental(popull kot)

  8. Timi says:

    Aman mos na tregoni se çfarë tha Nishani se nuk i intereson kujt. Mjaft e dëgjuam 5 vite. Shyqyr zotit që iku.

  9. Shqiptar says:

    Ik ore bajge…..

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    Nishani dhe gjithe nishanllinjte e politikes dobdalin me pasaporta dipllomatike,bsnesmenet po’ ashtu
    Femijet e ketyre po’
    Mjere mileti.

  11. Pallaveshi i lagjes says:

    Po ti? Apo mendon se ke pasaporte diplomatike dhe ashtu cale cale do kalosh cdo kufi. Ik ore pirdhu, shko bej shurren se te lehteson bolet e fishkura.

  12. Bledi says:

    Si perfundim “je rende”…

  13. Luli i vocer says:

    O kapter muti , nuk eshte arsyeja thelbezore ajo qe thua o kafshe me dy sy, ajo eshte hi syve dhe nje sebep per te mbuluar arsyen e forte qe eshte : se ju si politikane , te gjthe pa perjashtim , te majte e te djathte deshtuat komplet ,nuk bete asgje qe nga viti 1991 e deri me sot , per shqiptaret jata e se cileve te perfitonte nje cilesi , njesoj si e europianeve , mos ta kishim nevoje te silleshim si azilkerkues , por te ishim si ata , qytetare te nderuar te nje shteti qe quhet Shqiperi ,…………….

  14. Mandi says:

    Shperthyen ujrat e zeza.

  15. timo says:

    Saliu i lëshoi zagarët.

  16. alphade says:

    Ku i ke fshehur pasurite zoti Ulok,ish-presidenti me i urryer i
    shqiptareve. Alarmi yt nuk c’ thote Hollanda per vizat se per
    ate as te plas fare,por eshte vettingu ,drejtesia qe do te bjere
    mbi koken tende ,sebashku me banden hajne ,vrasese ,placki-
    tese,grabitese,kjo ju ka fut friken deri ne palce bandes se Saliut,
    tendes, e Co. Ju jeni nje horr i papare ,nje pirat qe behet president ,
    fale servilizmi. ulokllekur, menderisht i paralizuar , nje shterp ne te
    gjitha fushat . Do te gaboja po ta quaja nje mi gjirizash,eshte me
    shume se kaq! Turpi botes ! Te alarmuar jeni ju qe po ju iken
    parajsa , privilegjet ,llogarite qe duhet te jepni pars drejtesise, inves-
    tigimet er pasurite e plackitura, ky eshte alarmi real ,nje alarm qe
    po trokit ne deren tuaj,ne deren e hajduterve,krimineleve ,! Ky
    eshte alarmi i madh qe po ben te shurroheni ne breke VRASES ….!!

  17. Monika says:

    Turp per gazetat qe botojne kete idiot.

  18. Nordi says:

    Europa dhe populli nuk mund të gënjejnë me demagogjia. Rama duhet të shoh realitetin në sy dhe të harrojë së mund t’ia hedh duke bërë politikë më vuajtjet dhe hallet e popullit. Populli kërkon punë, siguri, drejtësi dhe jo show apo pelivanlliqe. Robert Camcakizin të mos e ringjall përsëri së po bëhet më keq se Nano.

  19. lulashi says:

    Ky njeri vetem per nje gje do te mbahet mend per 5 vite qe qendroi fale Saliut ne presidence: Hyri me mustaqe dhe doli pa mustaqe. Tani qe veshi perseri lekuren e PD, ka te drejte t’i lere prap ato mut mustaqesh.

  20. Kur muti thahet,nuk quhet mut says:

    Nje cop fshatar,kapter,me pak fjal nje cop mut.

  21. "BOHOTINA" says:

    Erjon Velia po ndwrton njw kwnd lojrash, shko protesto. Lere kwtw punwn e vizave. Nuk wshtw pwr ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *