Media boshnjake: Me shqiptarët s’ka shaka, shihni si e poshtëron Daçiçin kjo bukuroshe shqiptare

20 Gusht 2017, 00:56Rajoni TEMA

Paraqitja e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë përballjes me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ka impresionuar median boshnjake.

Portali nga Bosnja, ‘Direktno24’, këtë përballje e ka titulluar “Me shqiptarët nuk ka hajgare: Shikoni se si e poshtëron Ivica Daçiqin kjo bukuroshe shqiptare”.

Ambasadorja Çitaku vërtetë ishte briliante në paraqitjen e saj përballë ish zëdhënësit të Milosevic’it, pasi të gjitha argumentet i kishte në anën e saj.

Ajo me këtë rast kishte bërë thirrje për një marrëveshje historike në mes të shqiptarëve dhe serbëve, pasi pavarësia e Kosovës është kompromisi i vetëm.

Dacic së fundmi ka propozuar ndarjen e Kosovës në vija etnike, dhe ambasadorja i është përgjigjur për këtë duke i thënë se “Pavarësia e Kosovës, që është shpallur në vitin 2008, është një kompromis. Plani i Ahtisarit i vështirë dhe i dhimbshëm për shqiptarët e Kosovës, gjithashtu ishte një kompromis”.

“Rivendosja e ideve të zgjidhjeve përgjatë vijave etnike është e rrezikshme për të gjithë rajonin”.

Çitaku theksoi se Kosova dhe pavarësia e saj nuk janë një projekt i përkohshëm.

“Kosova është këtu për të qëndruar përgjithmonë, nuk mund të arrihet normalizimi dhe pajtimi me ndarje dhe ndarjen e Kosovës”.

Sipas saj, Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, siç tha ajo për të ardhmen e fëmijëve të saj.

“Ne jemi të pavarur.Kosova është një vend që i përket të gjithë qytetarëve të saj – shqiptarëve, serbëve, malazezëve, romëve, turqve, të gjithë neve, dhe askush më nuk do të thotë se për shkak se unë jam një grua shqiptare nuk meritojë të jetoj në Kosovë “.

“UÇK-ja nuk është një organizatë terroriste, por lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë e kohëve të fundit”, ka thënë Çitaku.

3 komente në “Media boshnjake: Me shqiptarët s’ka shaka, shihni si e poshtëron Daçiçin kjo bukuroshe shqiptare”

  1. Alban Dardani says:

    — TE LUMTE…!!!!
    VETEM PER KETO FJALE , TE QENDISURA AQ BUKUR, MERITON CMIMIN ME TE LARTE.
    — JU, E MERITONI PLOTESISHT ATE EMER.
    QE PERFAQESON KRAHINEN ME TRIME, ME LUFTARAKE E PATRIOTE TE SHQIPERIS.
    Alban Dardani. NY

  2. Grand says:

    Thjeshte pergjigje shtetareje, e qarte, me novel, she me respekt per serbet ( femijet e tyre).

  3. bani says:

    Bravo ,Vlora keshtu mbrohet e verteta nga shpifjet dhe rrenat serbe.Zonja Vlara Qitaku eshte e vetmja perfaqesuese e Kosoves ne Keshillin e Sigurimit qe ne menyre dinjitoze mbron Kosoven,per dallim nga paraardhesit e saje qe ne menyre te turpshme ulnin koken kur perfaqesuesi serbe shpifte dhe rrente opinionin nderkombetar ne K,S.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje