“Mirmëngjesi”/ Rama publikon videon e turistëve suedezë për turizmin në Shqipëri

20 Gusht 2017, 08:45Politika TEMA
“Mirmëngjesi”/ Rama publikon videon e turistëve

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë mëngjes të diele t’i urojë shqiptarevë një ditë të mbarë me përjetimin e Shqipërisë turistike nga këta të rinj suedezë.

Me anë të një video të postuar në facebook, kreu i qeverisë ka sjellë rrugëtimin  e turistëve suedezë nga Valbona në Durrës.

“MIRËMËNGJES ?

dhe ju uroj një ditë të mbarë me përjetimin e Shqipërisë turistike nga këta të rinj suedezë gjatë rrugëtimit të tyre nga Valbona në Durrës ?”, shkruan Rama.

5 komente në ““Mirmëngjesi”/ Rama publikon videon e turistëve suedezë për turizmin në Shqipëri”

  1. cajupi says:

    Te placin syte more beu yne,
    te plaste koka more beu yne,
    qenke veshgjate more beu yne,.
    qenke truthare more beu yne .
    Pse ste thahet gjuha nde goje more beu yne!?
    Te paskan lene mente more beu yne!

    1. Pasanoret Katnnare tyrkelieBizantin Krenar Shqyptar says:

      Amen!

  2. shoku says:

    O Edi, lëri keto postime o derbadhe se me dukesh si nje gazetar italian qe ishte i impresionuar, i lumtur dhe i gezuar nga vizita ne Brazil ne nje fis ku burrat ishin lakuriq, por mbanin nji kallam te gjate te ” miku” dhe grate vetem gjedhe. Ai thoshte: Njerzit jane miqesor, kurjoz, qeshin, pak te hutuar ne fillim. Ushqimi ishte i lire dhe fantasik. Turistet keshtu e kane sidomos te rinjte.
    E meqe ra fjal, pardje para mesnates te kam mallkuar; dhe a e di pse: ta them une. Rreth ores 23 ndjeva perseri ( kisha nga dy muaj pa e ndjere), erën e flladit vdekjeprures te squfurit te naftes ne Fier ( dhe te mendosh qe une banoj larg nga Gjanica). Kjo vello vdekjeje e mbuloi Fierin per 2 ore. Ç’te beja o Edi, vajta te mbyllja dritaret ( mbyllen ato ne gusht???) , por hoqa dore. Shikoja dy femijet ( 9 dhe 5 vjeç) teksa flinin, medova per Zahon tend, pastaj per ty. Ç’do te bej ti? Pastaj kujtova filmin me animacion per femijet ” Princi i Egjipiti” ku nje nga denimet ( pasi princi i Egjiptit nuk i lejonte hebrenjte te lagoheshin per te toka e premtuar nga Zoti nepermjet Mozes) qe Zoti u beri egjiptianeve ishte marrja e jetes se femijeve ne mes te nates nga nje fllade ( ere vdekje) qe do te fryte dhe do te perzgjidhte vetem femijet hebrenje. Po femijet e mi ç’kane bere?
    Une e di qe asgje nuk e eshte e sigurte ne ato qe konsumojme dhe pijme dhe ky eshte nje rrisk qe nga halli e kam marre persiper, por dhe ajrin o Edi?! Boll e kemi te ndotur nga gazrat e makinave, nga pluhuri, por duhet dhe ky fllad here pas here qe te kapi mire semundja.
    Ne te dhame dhe 10 deputet kete vit. Ps e Fierit ka nje kryetare (citoj ç’ke thene) : – … kryetaren e keni si yll … .
    Megjithate kot flas se ti ke menduar shume mire per ne. Duke qene se na e di hallet, problemet, semundjet ke menduar te ndertosh te ne nje spital rajonal, me modernin ne Shqiperi. Ai duhet, por te shpenzoje me pak nese parandalon sesa kuron, sidomos per shendetin.
    Shihemi

  3. Asus says:

    Leri mo budallalleqet! Nuk e njohim ne vendin dhe hallet tona po duhet te degjojme ata qe vine per dy dite? Kryeminister, meru me punen tende leri reklamat.

  4. kleptofagos says:

    Doni me per Belulin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje