Pse të gjithë duan të jenë “shoku i ngushtë i Dorit”!

20 Gusht 2017, 11:56Blog TEMA

Nga Andi Bejtja 

Sot 15 vjet nga vdekja e mikut tonë, shkrimtarit, gazetarit, e mbi të gjitha qytetarit Teodor Keko, prapë duam nuk duam po e kujtojmë Dorin.

Dorin e kam kujtuar shpesh në vetmi, jo vetëm për mall, por edhe në shenjë protestë ndaj shumë prej atyre që çuditërisht edhe pse nuk e kanë dashur Dorin në të gjallë, kishin nevojë ta kujtonin Dorin publikisht rëndom dhe aq shpesh, aq shpesh sa jam i bindur: nuk e kanë kujtuar asnjëherë në vetmi.

Fatkeqësisht, të kujtojë Dorin publikisht këto 15 vite u bë modë. Them fatkeqësisht sepse jam i bindur si buka që ha, që po të kishte një sy hapur nga aty ku është do ta kishte përçmuar të gjithë këtë! Ai do lumturohej nga lexuesit e rinj, që akoma kërkojnë librat e tij nëpër librari dhe nga të afërmit e tij të zemrës apo dhe miqtë që do e kujtonin në vetmi.

Kam vite që mundohem t’i jap përgjigje pyetjes pse të gjithë, jo vetëm ata që kanë ndenjtur me të sa ishte gjallë, por mbi të gjithë dhe ata që nuk kanë ndejtur, dhe ata që nuk e kanë dashur, dhe ata që e dinin që ai nuk donte, dhe ata që e dinin që ai i nuk i duronte por bënte sikur i donte, të gjithë, të gjithë me soj e sorollop, kishin një nevojë të ulërisnin: “Kam qenë shok i ngushtë i Dorit”!

Në këtë rast, duhen studime të thella albanalogjike, psiqike, sociale, etj. Është një skaner që po ta bësh tamam e zbërthen ashtu si duhet këtë shoqëri. Ata vazhdojnë e kujtojnë e e kujtojnë dhunshëm publikisht, sikur Dori bohem të ishte një shenjtor që i pastron, sikur Dori të ishte pronar i “Bankës së Gjakut Blu”, të fisnikërisë e qytatarisë… që caktonte t’i je qytetar në rrjeshtin e parë, ti në rrjeshtin e fundit! Shkurt, dhe shqip: Dori kishte një Supremaci Urbane të pakonkurueshme dhe nga ata më me shumë libra dhe nga ata me shumë shkollë. Ndaj, nuk ka problem, kujtoheni “Dorin e Vogël” dhe dhunshëm dhe artificialisht, do zoti bëheni pak më shumë qyetare…Unë do të vazhdoj ta kujtoj në vetmi.

O zot çfarë raporti kishte me vdekjen, sa herë e shtynte e afronte, i kalonte anash, i kthehej në mes…E kisha Zili! Ndaj në këtë 15 vjetor të tij kam një këshillë të vjetër sa bota po qe rutina dhe cektësia na bën ta harrojnë; mendoni për vdekjen, se e sigurtë bëheni më të mirë. Vëllai im Dori, këtë gotë birre po e pi në vetmi për ty!

“Koha Jone”

3 komente në “Pse të gjithë duan të jenë “shoku i ngushtë i Dorit”!”

  1. korçari says:

    Z.Bejtja nuk duket se mendoni shpesh per vdekjen se deri sot nuk keni bere ndonje gje te mire por jeni pasuruar si gjithe makutet e tjere duke share, nxire ,shantazhuar dhe sa per Kekon duhet t’a lini te qete pasi nuk keni asgje te perbashket dhe te mos ju duket si puna e mizes qe kishte hipur ne bishtin e luanit dhe i dukej vetja luan keshtu dhe ju “si shoku i ngushte i Dorit”

  2. Posejdon.al says:

    I dashur Andi Bejtja,
    Ky reflektim publik tregon se as ti nuk e kujton Dorin ne vetmi ose, me se paku, as ty nuk te mjafton qe t’a kujton Dorin vetem ne vetmi. Te duhet edhe ty pak nga tisi iluziv i aureoles se Teodor Kekos.
    Kjo nuk e perjashton mundesine qe ti te kesh qene vertet me afer Teodor Kekos apo shok me i ngushte i tij se sa deklaruesit e tjere te adhurimit apo vleresimit te Dorit, por as te ben ty me te mire dhe as nje dishepull me besnik te asaj qe do te quhej “legacy” e Teodor Kekos.
    Dua te them se, ajo qe ka ne te vertete vlera shoqerore dhe qe tregon respekt, dashuri, vleresim dhe ndjekje te modelit social dhe publicitar te vepres dhe jetes se Teodor Kekos, eshte se sa, ata qe bertasin per Dorin. ne vetmi apo publikisht, udhehiqen nga skrupujt morale, profesionale dhe parimore te tij, se sa ata e vene veprimtarine e tyre ne te njejten hulli me ate qe karakterizon figuren dhe vepren e Teodor Kekos.
    Kam frike se, nese do te ishte e mundur te realizohej nje pytesor ne popull, per te listuar se kush nga figurat publike te tranzicionit tone te gjate postkomunist, me veprimtarine dhe publicistiken e tyre, i afrohet me shume Teodor Kekos, emri yt do te ishte nga fundi i kesaj liste ose, me shume gjasa, nuk do te ishte fare ne kete liste.
    Keto promemorje publike per figura qe mendohet se kane simpatine e opinionit shoqeror, u ngjajne me shume monologjeve te tiptit “a doni me per Belulin?”.
    Mendoj se kush kerkon qe te tregoj respekt dhe veneracion per vepren e dikujt, eshte me mire te shkruaje ese apo analiza te plota apo te pjeseshme per kontributin, vlerat dhe trashegimine qe ka lene pas vepra e atij personi.
    Pershpirjet individuale zoti Bejtja, te siguroj, nuk lene nje ndjesi te mire tek lexuesi serioz.

  3. Posejdon.al says:

    Nuk kam se c’te bej, per kushedi c’lloj arsyesh, jam shpallur “kulak” per moderatoret e Meros, keshtu qe komentet e mija ose injorohen, ose censurohen, ose cfaqen pas 6-7 ose me shume oresh nga koha e postimit tim, athere kur shkrimi ne fjale nuk eshte me ne dritaren e gazetes dhe ka kaluar prapa perdes, ku nuk e lexon kurkush.
    Me duket se duhet t’i bej nje kerkese Meros qe te me ktheje “trisken e frontit” dhe te hiqem nga lista e kulakeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje