Rama ftesë qytetarëve për zyrën e re të bashkëqeverisjes: Ja si duhet të aplikoni

20 Gusht 2017, 12:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka risjellë edhe njëherë ftesën për qytetarët ku i bën thirrje të aplikojnë lidhur me zyrën e re të bashkëqeverisjes.

Rama rendit edhe kriteret e aplikimit që duhet të përmbushen.

ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (6)

Edhe nje jave per te aplikuar! Numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret eshte sot 275?

Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.

Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.

Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.

Faleminderit.

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes

5 komente në “Rama ftesë qytetarëve për zyrën e re të bashkëqeverisjes: Ja si duhet të aplikoni”

  1. mirel drejtesia says:

    Kryeminister,si e paqarte ky njoftim….per ata persona qe kane kryer studimet jashte ,ne perendim,ku mund t’i gjejne keto rekomandime…per c’fare duhet leter rekomandimi…,?Ndoshta eshte vetem per ata persona qe kane kryer shkollen ne Shqiperi…duam nje pergjigje ju lutem…

    faleminderit…!

  2. Pasanoret Katnnare tyrkelieBizantin Krenar Shqyptar says:

    Bravo Kryeministri. A do kemi qeveri ndo nja dite, bre. Kater muj qysh nga zgjedhjet e fundit.Mezi po pret edhe Basha, aleati strategjik i Rilindjes.
    Ket rradhe, ndoshta do kemi Aleancen e Hajdareve dhe jo qelbsinave.
    Shqypnia po ndryshon.Rrofte Baftjari!

  3. IDENTIK SI IDHULLI I TIJ REAL: ENVERI says:

    IDENTIK ME ZYRAT QË EDI RAMA: Hapi përpara 4 Vjetësh.
    IDENTIK ME FJALIMET ENVERISTE: “Për Popullin me Popullin”.
    IDENTIK ME BASHKËBISEDIMIN ENVERIST: “Gju më Gju me Popullin”.
    REALITETI=PRAKTIKA & ZBATIMI ENVERIST: “Biografia sipas Sistemit Piramidal Partiak”.

  4. Nordi says:

    Z. Rama kthehu punës. Lëri këto akrobaci. Populli ka nevojë për punë, drejtësi dhe të mos ndihen të mashtruar. Ministrat socialist në Rama 1 kanë qenë teje të përfolur për afera korruptive. Shikoje realitetin në sy së po të humb orientimi.

  5. kleptofagos says:

    Megalo-mania shumefishohet kur eshte bashke me pa-aftesine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje