Ramush Haradinaj: Mos hidhni baltë ndaj UÇK-së, jeni të lirë falë saj

20 Gusht 2017, 09:08Rajoni TEMA

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, pasi sipas tij liria në Kosovë erdhi falë saj. Në një intervistë për RTV Dukagjini, Haradinaj foli rreth Kosovës së pas luftës dhe rreth sjelljes së pjesëtarëve të UÇK-së.

Haradinaj ka komentuar çështjen se a kanë bërë krime ushtarët e UÇK-së. “Ushtarët gjithë kanë qenë qytetarë, para se me u bë ushtarë. Njerëz të zakonshëm, me punë të zakonshme, jetë të zakonshme. Një vit luftë i ka stër traumatizuar, popujt i stërvitin me vite të tëra dhe pas 6 muajve luftë i kthejnë tek psikologu dhe i detyrojnë me hy nëpër intervista me pa a janë në gjendje me vazhduar jetën e zakonshme.

Mua më vjen keq që Kosova nuk ka qenë shtet më funksional që me iu dhënë ushtarëve ndonjë punë, e jo me mbet sikur kanë mbetur. Krimet e pas luftës duhet me e dit gjykata, unë nuk e di që kanë bërë krime ushtarët pas luftës. Ndonjë gabim edhe mundet me ndodhë, por çka kemi bërë ne në Deçan, Pejë e Gjakovë, krejt të djegura? Mos e lëndoni UÇK-në, sepse je i lirë falë asaj dhe nëse e ofendon atë mund ta humbësh lirinë”, tha Haradinaj.

3 komente në “Ramush Haradinaj: Mos hidhni baltë ndaj UÇK-së, jeni të lirë falë saj”

  1. pedro i ri says:

    UCK eshte vazhdim me i mire i historise Shqiptare

  2. gjyshi says:

    Kush tjeter, pos Ti dhe shoket e tu e menderoset, kryesisht pas luftes ate qe bete ne lufte. Fituat lavdi me bemat e luftes, e ckallemuat deri ne infinit ate lavdi qe tani ka filluar t’i vije era mut. Mund edhe ta merrni pushtetin, por ai pushtet do jete pa lavdi, pa nder, pa… asgje te mire. Shpejte do te shkoni, jo si njerez qe u kaloi koha, po si nje enderr e keqe qe do ta harroje koha – ose shembulli me i mire se si nuk duhet dashur e udhehequr atdheu. Vafshi ne harrese!

  3. mohikani says:

    eagles of all lands
    unite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje