Sa shanse ka rikthimi i vizave për Shqipërinë? Çfarë thotë rregullorja e BE

20 Gusht 2017, 12:05Sociale TEMA

Asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.

Sipas rregullores mbi regjimin e vizave, kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur në të njëjtën kohë shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve, gjë që në fakt nuk ka ndodhur me Shqipërinë, ku në mënyrë të vazhdueshme riatdhesohen persona që kërkojnë azil pa plotësuar kriteret.

Edhe në rastet ku shteti nuk bashkëpunon, atij i lihet një afat 6 mujor për të reflektuar, dhe vetëm në rastet kur sërish bashkëpunimi për riatdhesime mungon, atëherë mund të ketë penalizime.

Megjithatë, në rastet kur një shtet shpreh shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve, parlamenti dhe Komisioni Europian duhet të monitorojë përmbushjen e kritereve, emigracionin e rregullt, përfitimet ekonomike, si dhe mbrojtjen e të drejtave e thelbësore të tyre.

Në raste të rralla, vendet e zonës Shengen mund të vendosin një kontroll intensiv nga 1-30 ditë në të gjitha pikat kufitare.

Megjithatë, sipas rregullores, kërkesa për rikthimin e regjimit të vizave kërkon votë unanime nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian.

5 komente në “Sa shanse ka rikthimi i vizave për Shqipërinë? Çfarë thotë rregullorja e BE”

  1. Tr says:

    MOS I MERRNI SERIOZISHT BYTHE…………….

  2. komenti i lexuesit says:

    Shqiptaret,tashme levizin te lire ne Europe,dhe kjo eshte dhe ngelet nje ngjarje historike per Shqiperine!por edhe kur nuk lejohej levizja e lire,te jemi te sinqerte,Italia,e Rencit,Berrluskonit,Da Lemes,,Bosit,hapi dyert per Shqipetaret,dhe jo vetem dyert por edhe dritaret!Kete veprim,menjehere e pasoj Greqija,ku rrezoj pikat e kontrrollit,dhe lejoj Shqiptaret te depertonin ne Greqi,duke bere nje vesh shurrdh e nje sy qorr!Pra kta dy Vende,le te kete viza e sterviza,nuk mbyllin dyert per Shqiptaret,dhe tjetra dere e hapur pergjithmone eshte Turqija!Dyert e Italise,dhe Greqise gjithmpnbe ishin dhe do te jene te hapura per Shqiptaret.Posht ksenofobija ,kunder Italijane,e kunder Greke.rrofte miqesija e perjetshme ndermjet Italise,Shqiperise,si dhe Greqise!

  3. edi rama says:

    Cdo penalitet eshte indicidual…keta..azilat njollosenn ter dynjan…nga 5 jet do u bohet be 10..

  4. edi rama says:

    Cdo penalitet eshte indicidual…keta..azilat njollosenn ter dynjan…nga 5 jet do u bohet be 10..

  5. Lani says:

    Shyqyr qe nuk paska mundesi. ?Zoti qofte me ne!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje