Shpërthen djali i Fahri Balliut, premton t’ua bëjë jetën “malore” zgjedhësve: Mokrën do ta bëj..zonë malore, Pogradecin prefekturë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Djali i Fahri Balliut, deputet për Pogradecin ka bërë një propozim shumë interesant. Zonën malore të Mokrës ka premtuar se do të punojë për ta kthyer …zonë malore. Duke tentuar t’ia bëjë jetën “malore” kësaj zone me traditë.

Ndërsa Pogradecin ka deklaruar se do ta bëjë prefekturë, ndryshe nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Ndërkohë që ai ka folur për disa plane për zhvillimin e qytetarëve që përfaqëson, duke bërë dhe premtimet e rastit, ndonëse nuk është as në fushatë dhe as PD nuk është në pushtet.

“E para gjë që do kërkoj është shpallja e Mokrës, zonë malore. Ndërtimi dhe rindërtimi i disa shkollave në Mokër, si dhe të disa qendrave shëndetësore.

Pogradeci duhet të shpallet prefekturë me vete sepse ka rreth 100 mijë banorë, zyra shtetërorë që janë në Korçë të hapen edhe në Pogradec, ndryshimi i fasadave nuk rrit ekonominë e qytetarëve”, u shpreh Balliu.

Njëherësh deputeti i ri Balliu ka denoncuar ata komisionerë që u blenë nga PS, në përpjekje për të justifikuar dhe humbjen e pangjashme në këtë zonë.

Deputeti demokrat denoncon një rast kur komisioneri i PD u ble nga PS, këto zgjedhje sipas tij janë humbje për qytetarët shqiptarë.

 “Komisionari i PD-së i blerë nga PS. Kur vidhen votat në këtë masë, humbin qytetarët sepse do të përfaqësohen në parlament nga njerëz që nuk e meritojnë të jenë atje”, thekson Balliu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

14 komente në “Shpërthen djali i Fahri Balliut, premton t’ua bëjë jetën “malore” zgjedhësve: Mokrën do ta bëj..zonë malore, Pogradecin prefekturë”

  1. saliu says:

    Trapat ne PD nuk kane fund.

    1. korçari says:

      Ketu ka vend shprehja” Gomar i jati ,gomar i biri dhe me gomar ai qe beri t’ane”.Turp per nivelin e ulet te ketyre deputeteve te cilet perfaqesojne popullin.

  2. luljs says:

    Fahriu kete trimin e ka zene me shuren e mengjesit. Bashke me vajzen bisnesmene te Delijorgji perbejne nje pende per te leruar arat e Mokres

  3. shvejk says:

    Bravo, edhe vilen e babi Fahriut ne Tushemisht shpalle muzeum te legenave zingato.

  4. sala says:

    Po Llambi Gegprifti cfare lidhje ka me familjen e Fahriut?!

  5. Lezha kryeqytet says:

    O Fari, po mos e len me fole mor burre kete rrot k. qe te ike doret, se te turperoi, e me te turperue ty asht gja e madhe.

  6. Sela says:

    Sela
    Pse mereni me djalin e Fahriut ? I biri eshte nje djale i shkolluar ne Perendim dhe i flet elektoratit te tij per perpjekjet qe do beje ne parlament per Mokren malore duke ngritur problemet e saj ne parlament,se dihet qe PD nuk eshte ne qeveri,por deputetet e saj kurrre nuk do te heshtin se mbrojturi interesat e elektoratit te tyre si deputete opozitare..Ku qendron e keqja ketu ? Nese doni te mereni me Fahriun,gjejini te meta atij,por jo te birit i cili eshte nje djale shume i mire dhe pa vese.

  7. Sela says:

    Sela
    Pse nuk e publikoni komentin tim ? Kesaj i thoni ju drejtesi dhe liri mendimi ?

  8. Turist pa vize SHENGEN says:

    Do te ishte shume me i pranushem te shprehej,se nje “fshat” si Korça,nuk ja vlen te jete Qark,perpara nje vendi turistik si Pogradeci !

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    O mero Ca i ke bo fariut
    Me kte foto
    Mire spiun ka qene bythlepirs eshte
    Po’ ti. Ke nxjerr si antikapat
    Nejse
    Per keta cunat qe studiojne jashte
    I thane Verlacit
    Urime per djalin qe kishte mbaru studimet ne France
    Tha
    Avash se ska mbaru shkollen e peqinit akoma.

  10. Po,Po says:

    Injorant tipik ! Ekzemolar i ralle , per t`u perdorur
    si baze materjale ne auditore !

  11. "BOHOTINA" says:

    Ky bwn çift ideal me Nard Ndoken.

  12. Ah moj Shqypni says:

    obobo cfare programi paske …. zonen malore do ta shpalli zone maloreee… ke fol me mend si gomari ne kuvend …. (se atje do shkosh xhanem)….po sa i ke ngjare babit more djale po njecik te kishe marre nga mami… hahahaha
    o mjere neee….

  13. Shoku shpati says:

    I qani hallin ka qene keshilltari i nishanit

Lini një Përgjigje te Shoku shpati Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *