Tërmet Peçi reagon ashpër ndaj demokratit Shehu: "Ali Pashë Arena", meraku i shokut Tritan dhe historia e tij "burrërore" në Lushnje...!

20 Gusht 2017, 13:43Politika TEMA

Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi i është përgjigjur në distancë deputetit të PD, Tritan Shehu, pas deklaratave të këtij se fundit se kryebashkiaku s’i huton dot tepelenasit me stadiume, por të përballë me varfërinë.

Peçi shkruan në faqen e tij zyrtare listën e projekteve konkrete që bashkia pritet t’i finalizojë në dy vitet e ardhshme, ndërsa e ironizon duke i thënë se Tepelenën do ta bëjë “publicitare”, ndërsa fjalët e mëdha ua le “gjuhëtarëve”.

Kujtojmë këtu që kryebashkiaku u bë i njohur për batutën e tij ku foli për “fitore publiçitare” gjatë fushatës elektorale.

Reagimi i plote i kryebashkiakut te Tepelenes:

” ALI PASHË ARENA, DHE MERAKU “SHOKUT” TRITAN ”

Lidhur me publikimin e bërë një ditë më parë nga faqja zyrtare e bashkisë, mbi projekt-propozimin e stadiumit tej diskutimeve dhe komenteve nga qytetarë të shumtë, ajo që shqetësoi edhe më tepër ishte ishte reagimi i “shokut” Tritan, që përpara se të jap ndonjë mendim sikurse pritej për përmirësimin e mëtejshëm të vetë projektit dhe jetës sportive të qytetit si deputet qarku, merret me personazhe sikur ka qejf partia politike që përfaqëson.

” Unë nuk e di se nga kalon ky deputeti ynë si i zgjedhuri me paterica përfaqësues i së djathtës, kur shkon për në zyrën e qarkut të Gjirokastrës, me siguri, ditën e vret dielli i Tepelenës ose nga mbrëmja ndriçuesit e bulevardit të hyrjes në qytet.

Hapi sytë o i uruar se ajo që t’paska shqetësuar është vetëm një nga dhjetra projekte sëbashku që bashkia e Tepelenës ka zhvilluar, për të mos humbur asnjë investim, qoftë nga qeveria, qoftë nga ndonjë investitor (donator).

Kur bashkia drejtohej nga “partia e punës dhe dinjitetit” tënd, kishte vetëm një lopatë, një kazmë, një karrocë për shërbime publike. Kishte një karrike me këmbë të thyera dhe tavolinë buke për zyrë, ca letra bakalli që vetëm projekte s’quheshin, si dhe nja 35 të punësuar.

Këto trashëguam nga kapitali juaj.

Sot unë të ftoj që kur të zhvillohen analizat e 6-mujorit të bëhesh pjesë e publikut dhe ta japësh aty mendimin tënd “kritik” për përmirësimin e jetës dhe uljen e varfërisë, se s’ma merr mendja se të dhimbsen ty më shumë këta njerëz, nga unë që kam lindur këtu, dhe kam zgjedhur të jetoj deri në grahmën e fundit.

Për dijeninë tënde dhe atyre që mundohen të bëjnë lajm me punën time dhe ta shesin si të pavlerë vetëm për faktin se kryeson Tërmeti, ju njoh me një pjesë të planit të dy vjeçarit të ardhshëm si më poshtë:

– Rruga e Leklit meqënëse e përmende është aplikuar në FSHZH dhe pret miratimin.

– Rruga Dragot- Pasarelë tashmë e konfirmuar dhe pret vetëm lëvrimin e fondit.

– Shtëpia e Ali Pashës në Beçisht – Projekti IPA pret vetëm çeljen e punimeve.

– Projekti Parkut Eolik zona Majkosh, pret nisjen e punimeve në muajin pasardhës. (13 milion euro 65-70 të punësuar)

– Projekti për zhvillimin e turizmit dhe lidhja me zonën bregdetare – ju informon më mirë washingtonpost.com, ose meqënëse ke ca miq andej lart pyet se ka filluar të projektohet rruga Gusmar – Kuç për të realizuar projektin nëpërmjet itenerarit “Via Egnatia”.

– Rruga e njësisë së Lopësit që e ke aq merak, tashmë e kemi hequr nga rrugët nacionale për ti përgjysmuar kostot dhe jemi duke zhvilluar projektin për rrugën Salarisë si rrugë dytësore dhe për të vijuar më tej.

– Projekti i Stacionit Zjarrëfikës – në bisedime me donatorë Hollandezë dhe të tjerë.

-Projekti i rrjetit të shpërndarjes së ujësjellësit në qytet – nis në muajit pasardhës.

-Zona e Ujit të Ftohtë – nis zhvillimin e një projekti super luksoz me linjën e partneritetit publik-privat.

– Rijetëzimi i rrugëve të brendshme të kalasë dhe çlirimi hapësirës rreth saj – Nis zbatimin në 2018.

– 3 Projekte për rrugët e brëndshme të qytetit pjesët e mbetura tashmë – Nisin zbatimin në 2018.

– Kanalet vaditëse Kodër – Lekël dhe Luzat rreth 200 Ha tokë vaditet me rrjedhje të lirë dhe është në dispozicion të fermerëve prej 3 muajsh.

– Realizimi i dy shkollave me kushtet më bashkohore në fshatrat Hormovë dhe Progonat me donatorë.

– Projektet për rivitalizimin e qëndrave në fshatrave dhe lagje të qytetit 8 të tillë, ndërsa ka nisur puna në fshatin Veliqot.

– Rikonstruksioni gjimnazit “Abaz Shehu” dhe rehabilitimi i zonës së spitalit.

– Projekte në zbatim si Lagjia “15 shtatori në qytet dhe qëndra sportive multifunksionale.

– Projekti i Rrugës së Kurveleshit, i cili po shkon drejtë mbylljes së Lotit 1 dhe nis Lotin 2 me përfundimin e plotë të saj.

– Dhe brenda 5 viteve të ardhshme Tepelena kthehet në PORTËN E TURIZMIT JUGOR, i nderuar.

Këto dhe shumë të tjera që s’po i përmend janë punë dhe fakte konkrete ejani dhe shihni, jo si investimet tuaja që i dinë vetëm faturat e bankave se ku kanë shkuar. Po ti s’ke faj se këto janë rregullat që ka vendosur ish- kryetari yt se ndryshe se merr rrogën, se ky që kini tani vështirë se ka ndonjë shpresë i shkreti.

Këto janë ato që bën bashkia e Tepelenës, stafi i saj dhe qeveria Rama i nderuar, do ta bëj Tepelenën tamam ashtu publicitare se fjalët e mëdha jua kam lën ju “gjuhëtarëve” , unë merrem me punën.

E nëse ka diçka që do diskutosh mbi këto projekte dhe ide të kontribuosh, sërish unë të ftoj, nëse do të vazhdosh me historinë e Lushnjës ku tregove vlerat burrërore dhe drejtuese, mund të vazhdosh se nuk më shqetëson aspak sikundër unë ju.

Të nderuar qytetarë respektivisht nga sa ju shkruajta më sipër për të mos u zgjatur më tej, unë jam pjesë e juaja dhe e vendimarrjes me ju. Ndaj përpara se të nisim një proçes kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Për Ali Pasha Arenën, si fillim është vetëm një ide, emri mund të jetë i një sponsori të fuqishëm i një sportisti Tepelenas me kontribute të larta apo qoftë ai që mban ende, por figurën dhe dinjitetin s’mund ta njollosni me lloj lloj argumentash delirante, pa përgjithësuar.

Kush nuk e di kush ka qënë Ali Pasha, veprat dhe synimet për të patur një shtet Shqipëtar, le të lexojë Dr. Prof. Irakli Koçollarin, Dr. Prof Pëllumb Xhufin Dr. Dorian Koçin apo të tjerë figura të nderuara shqiptare, që e kanë studiuar mirëfilli, pa dashur të hyj në profesionin e tyre.

Ju falenderoj !

13 komente në “Tërmet Peçi reagon ashpër ndaj demokratit Shehu: “Ali Pashë Arena”, meraku i shokut Tritan dhe historia e tij “burrërore” në Lushnje…!”

  1. TurkeliBizant Krenar Shqyptar says:

    TurkeliBizant Krenar Shqyptare, m;degjoni:
    Ma mire do shkonte :”Arena Rama”, “Arena Meta”, “Arena Basha”, Arena Saliu” dhe mos merzitej Presidenti, Arena Mehmeti ose ma mire: Arena”Adriatik Lllalla” nder ky nga vete keryeministri per punene e mire te Vishos.

    1. adi says:

      nje gje nuk kuptohet
      pse duhet qe nje njeri me emrin termet te ndertoje nje stadium futbolli ne tepelene????????
      stadiumi i futbollit qe te ndertohet duhet te kesh njerez qe dine te lozin futboll ose vendi ka tradite futbolli. ka nxjere futbolliste vazhdimisht .tepelena nuk eshte shquar kurre , po kurre per futboll ,si psh shkodra ,vlora, korca apo qofte edhe memaliaj. tepelensit nuk ja thone fare per futbollin. dhe mqs eshte e provuar tashme shkencerisht se ai vend futbolliste nuk nxjer kurre , do ishte me mire o termet te ndertoje ndonje stadium per hokej ne akull se mund te kete mundesi qe tepelena te nxjeri talente, ose ose gjeja me e mencur eshte te besh ndonje magazine moderne per kultivimin dhe ruajtjen e fares autoktone te hashashit. apo me fitoren ” publicitare” te rilindjes e ke ndare mendjen qe mund te arish cdo gje te pamundur.
      si ka mundesi qe idiotlleqet karagjozlleqet dhe grabitjet e lekeve te shqiptareve jane bere si gjithesia , pa kufi!!!!!

    2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      E ka thënë i Pari
      Me fjalë prej Ari
      “Mos i shiko Gunën,
      Por shikoji Punën!”
      .
      .
      .

  2. Lemoni says:

    Saktee!
    E kam vizituar tepelenen dhe ka dallime kolosale.
    Ndersa qyteti ka dallime te dukshme,bashkia si ndertese,sidomos brenda saj,eshte si ne kohen e Ali Pashes…pllaka te kohes se enverit,zyra me “hekura”(bashkia i perket qytetarve jo hekurave)…zhurem,shume zhurem, dhe Pa-pastersi.
    Sa per punet qe do behen….nuk di, por marre baze te shkruarat,Bravo.

  3. Alban.ny says:

    Mgja z. Peçi, projekti duhet kompletuar. Dmth duhen edhe uleset ne tre anet e tjera te Arenes. Dhe emri i Ali Pashait nuk shkon fare fare. Suksese!

  4. TANI DURRES says:

    cna ka gjet me kte Termet
    Ky duket nga emri termet komunist.
    aq i paburre sa i permend perdhunimin qe i bone atij te shkreti qe i zot e din si ka arritte jetoje.

  5. Ben says:

    Kush ja shkruar pa gabime ortografike ketij Pecit, se ky as te artikuloj dy fjale pa gabime nuk mundet dhe jo te shkruaj nje leter.Analfabeti funksjonal, fillon dhe ngateron veten me Tritan, qe eshte kilometra drite larg tij, dhe ketu mua si i majte me vjen shume rende te perfaqesoj Tepelen ky analfabet me shkolle fillore dhe diploma te blera. Te argumentoj me intelktual qe edhe pse kane shume gabime, nuk mund te perballen me injorant qe nje dite u zgjuan Kryetar bashkie.

    1. Alban.ny says:

      Ben, me qe po shan Termetin per gabime ne te shkruar,- gje qe edhe une nuk ja fal atij,- dua te te them se ti, te pakten ne kete postim je me injorant se Termeti. Fillimi i fjalise sate eshte pa kuptim, nje rremuje e vertete. Aty mungon nje folje. Fjala ” artikuloj” duhet shkruar “artikuloi”, pse duhet ta dish ti. Fjala “funksjonal” duhet “funksionslal” , fjala “ngateron” duhet” ngaterron”, fjala “Tritan” duhet “Tritanin”, fjala ” Tepelen” duhet “Tepelenë”, dhe pas kesaj fjale duhet pike e pas saj fjalia fillon me germe te madhe. Me tej, fjales “intelelektual” I mungon nje “ë” ne fund, sikurse dhe fjales” injorant”.
      Sa per diferencat mes njerit e tjetrit, ate Termetin as e njoh, as kam idene, por nese ben ca pune te mira per Tepelenen, hallall i qofte.
      E sa per Tritanin, di qe I ka shume borxhe Shqiperise dhe Kosoves, si administrator I kompanise se PD “Shqiponja”, me firmen e kesaj funderrine eshte bere e gjithe kontrabanda e naftes me Miloshevicin, gje qe e ka pranuar edhe kryefunderrina, ustai i Tritanit, Saliserbi, nafte e cila zinte -sipas Sales- 6% te nevojave te ish Jugosllavise. Sipas kesaj llogjike, mbi Saliun, Tritanin, dhe gjithe fajtoret e pandeshkuar te kesaj kontrabande, rendojne 6% e te vrareve nga serbet ne luften e Bosnjes. Vetem ne Srebenice, ku u vrane 8000 njerez, mbi ndergjegjen dhe shpirtin e ketyre krimineleve, rendojne -sipas asaj qe kane pranuar vete,- 48 te pafajshem te vrare e te masakruar. Dhe te mendosh se ata nuk ishin ushtarake, por femije, gra dhe pleq.

  6. Tralala me termet says:

    Keni ngel te Ali Pasha o Termet! Kalaja Ali Pasha, kenga Ali Pasha, grupi Ali Pasha, tani dhe futboll Ali Pasha. Nuk ka Tepelena njerez te tjere po keni mbet te emri I nje hajduti qe vrau gjithe suljotet dhe parine e jugut, nga Janina ne Gjrokaster, Delvine e deri ne Berat? Cfare u ofroni njerezve me modelin e nje satrapi apo lexoni Kocollarin, shefin e sigurimit te shtetit, se dhe ky nuk ka bere me pak prapesira se Ali Pasha. Po meqe I referohesh Irakli Kocollarit, lexo dhe Ismail Qemalin se cfare thote ai per Ali Pashen.

  7. Fredi says:

    Do ta përpallosh me sukses edhe kete sfide o Permet

  8. komisar Omeri says:

    Une mendoj se Termeti me fitoret PUBLICITARE te partise punes do arrij te zbrapse sulmet e revizionisteve dhe shovinisteve ,forza Permet.

  9. Sit back and relaks says:

    me qafe time nese ky termeti e ka shkruar vete.

  10. genti says:

    Eshte turp per partine socialiste dhe per Tepelenen qe drejtohet nga ky analfabet qe ne 97 dilte dhe grabiste me arme Edi Rama ne zgjedhjet e tjera duhet ta heqi kete idiot ose ndryshe Tepelenasit ta ndershkojne dhe te tregojne qe jane njerzit e mencur qe ne njohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje