Tërmeti siguron Tritanin: Në Stadiumin e Tepelenës, do ndalohen preshët

20 Gusht 2017, 17:48Antena TEMA

Një polemikë e fortë ka shpërthyer mes Tritan Shehut deputetit të vetëm të PD në Gjirokastër dhe Tërmetit të Tepelenës. Debati ka nisur nga fobia që ka shfaqur Tritani pas planeve për ndërtimin e një stadiumi të quajtur “Ali Pashë Arena” në Tepelenë.

Në përgjigje të tij Tërmeti shkruan:

I dashur Tritan.

E lexova letrën tënde dhe e kuptoj shqetësimin tënd të ligjshëm. Në një vend problematik dhe emocional si Tepelena, stadiumi është një projekt i rrezikshëm pasi u jep shans shumë njerëzve të bëhen bashkë dhe mund të prodhojë incidente të ndryshme.

Për më tepër të mirëkuptoj, pasi ti ke përvojë të hidhur nga një stadium i qetë dhe popull i butë si Lushnja dhe ke të drejt të mendosh keq për Tepelenën.

Por unë po të jap siguri për disa gjëra.

E para do të ndalojmë rreptësisht përdorimin e preshit në stadium, për çfarëdo arsye dhe për më tepër ditët që ka ndeshje, do të ndalojmë dhe shitjen  e preshit në qytet.

Nuk do të lejojmë në asnjë menyrë që disa shitës preshi të prishin imazhin e qytetit dhe stadiumit.

Frika juaj lidhet dhe me emrin e Ali Pashës. Sipas disa gojëve të liga, Aliu në harem kishte dhe jaranë për burra dhe kënaqte këta Perëndimorët që vinin të vizitonin malet tona. Por ne, nuk e kemi vënë me qëllim të keq emrin. E kemi vënë se atë kemi si më të madhin për luftra dhe meqë po ja vëmë emrin “Arena” vendosëm t’i vëmë atë emër. Por nuk ka lidhje me veset e tij në harem.

Së fundmi dua të kujtoj se ky projekt nuk është politik por sportiv. Është e vërtet që qarku jonë është akoma i varfër, por ne nuk po e varfërojmë duke bërë stadium por po e bejmë me të pasur. Po i japim mundësi njerëzve të argëtohen të zhvillohen dhe të kenë një mjedis simbol të sportit.

Po qe se dëshironi, ne bëjmë dhe një simbol tëndin në qark meqë të kemi deputet të vetëm. Dhe meqë jeni i njohur si simbol me preshin, po bëjmë një monument të preshit në hyrje të stadiumit. Mirëardhsh!

 

2 komente në “Tërmeti siguron Tritanin: Në Stadiumin e Tepelenës, do ndalohen preshët”

  1. Edkari says:

    Tepelena e bijte e saj
    asnjehere nuk jane shquar
    e nuk do shquhen perveç
    se hajdute e spiune.
    Sa per preshin po ju them
    se ai qe beri ate gjest sot
    eshte i kalbur nen dhe.
    Le ta marre persiper autoresine
    nipi i Shefqet Peçit dhe ju
    siguroj se do shkoje ti bej
    shoqeri lushnjarit.
    Termetit dhe Timonierit
    ja q1jm3 me te bukuren
    qe i kalon pragun.

  2. Loran shehu says:

    Po ik o mero baze te qifsha ropt ty dhe ortakeve te tu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje