VIDEO/ Në kërkim ndërkombëtar pas dënimit me 10 vjet burg në Itali, 23 vjeçari vlonjat arrestohet në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte dënuar me 10 vjet burg në shtetin Italian.

Gjatë  operacionit të koduar  “Weekend” policia ka vënë në pranga shetasin e A.Xh, 23 vjeç, banues në Tiranë, lindur në Vlorë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistolet, lëndë narkotike e llojt Cannabis Sattiva, një maskë, doreza dhe peshore elektronike.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Shërbimet e forcës së Posaçme Shqiponjat, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë opetative kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Ëeekend”, ku është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A.Xh, 23 vjeç, banues në Tiranë, lindur në Vlorë

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë armë zjarri pa leje, e lëndë narkotike, Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, kanë marrë informacion se ky shtetas dispononte armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe gjithashtu ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Aquila/Itali e cila në vitin 2013 e ka dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Grabitje dhe dëmtim”, parashikuar nga Neni 627 i Kodit Penal Italian.

Pas një pune të mirëorganizuar disa ditore është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi në rrugën “5 Maj”, në drejtim të një motomjeti të markës “Kymco”, ku pas verifikimeve ka rezultuar pa leje drejtimi.

Gajtë kontrollit të banesës së marrë me qera prej tij, në afërsi të zonës së tregut “5 Maj”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri tip pistoletë e markës “Beretta”, kalibri 9 mm,

273.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva,

Një maskë e zezë,

Dy palë doreza të zeza,

Një peshore elektronike,

Një motomjet i markës “Kymco”

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 278, 283 dhe 291, të Kodit Penal Shqiptar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *