ANALIZA/ Si të sillesh me traumën e terrorit e frikës dhe rikthimi në jetë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Për shumicën nga ne, frika nga terrorizmi është abstrakte. Por çfarë ndodh me njerëzit, që bëhen me të vërtetë viktima të një atentati terrorist?

Statistikat, në bazë të të cilave, më shumë gjasa ka që të të godasë një rrufe, se sa të biesh viktimë e një atentati terrorist, mund të qetësojnë ata, që vërtet kanë frikë nga terrorizmi, por që e njohin atë vetëm nga mediet.

Por si është puna me ata që kanë qenë të pranishëm në një akt terrorist? Si e ndien veten dikush që ka përjetuar se si një frikë abstrakte, e largët bëhet papritur realitet?

Sulmi i qëllimshëm, shkatërrim maksimal psikik

Kriza paniku, vuajtje shpirtërore, dëshpërim. “Ekziston një numër i madh reagimesh të mundshme”, thotë Andreas Heinz, drejtuesi i Klinikës për Psikiatrinë dhe Psikoterapinë në spitalin Charite në Berlin.

“Tek disa njerëz shfaqen çrregullime stresante posttraumatike, tek të cilët ngjarja mizore përjetohet herë pas here në mendime ose rikthehet në formën e makthit.

Këta persona tërhiqen shpesh fort nga jeta dhe përpiqen që të shmangin çdo kujtim për atë që ka ndodhur.” Heinz e njeh gjendjen e viktimave të terrorit dhe të torturave, ai i ka shoqëruar ata në disa projekte në Afganistan..

Një atentat terrorist bën efekt kaq lëndues psikologjik, sepse ai sulmon në mënyrë të qëllimshme njerëz me cilësi të caktuara, shpjegon Heinz. Varësisht se për cilin lloj terrori bëhet fjalë, mund të jetë ngjyra e lëkurës, gjinia ose përkatësia fetare – ose një përkatësi shtetërore perëndimore.

“Kur të sulmojnë për shkak të llojit të njeriut që je, atëherë kjo ka gjithmonë pasojat më të këqia psikologjike”, thotë Heinz.

Terapia e traumës: shpesh jo e nevojshme

Nuk është për t’u çuditur, që reagimet e para pas një përjetimi, si një atentat terrorist, janë të ashpra. “Edhe tërbimi, agresioni dhe ndjenjat e hakmarrjes mund të jenë emocionet e para”, thotë Olaf Schulte-Hebrüggen, mjek specialist për psikiatrinë dhe psikoterapinë. Si terapet për traumat ai kujdeset edhe për trajtimin e viktimave të dhunës në Berlin. Në këtë kuadër ai është marrë në Charite në Berlin edhe me viktimat e atentatit terrorist në Sheshin Breitscheid.

Këto reagime të para akute nuk janë në asnjë mënyrë patologjike, por krejt normale, thotë Schulte-Hebrüggen. Kjo u duhet përcjellë patjetër pacientëve. “Këta njerëz i ndiejnë reagimet akute shpesh si kërcënuese ose vuajnë nën të ashtuquajturin stres të simptomave”, shpjegon Schulte-Hebrüggen.

Ky stres e keqëson vuajtjen edhe më tepër. Prandaj në 48-72 orët pas ngjarjes së frikshme lejohen të gjitha emocionet. Po pastaj? “Në fillim ne presim. Në traumatologjia për një kohë të gjatë mbrohej teza, se çdo njeri, që ka përjetuar një gjë kaq të keqe, duhet të sëmuret”, thotë Schulte-Hebrüggen. “Por shumica e njerëzve nuk sëmuren as pas ngjarjeve më të rënda”.

Rikthimi në jetë

Disa njerëz kujtimet i mundojnë edhe javë ose muaj më vonë. “Shumë njerëz vijnë tek unë dhe dëshirojnë nga unë që t’i çliroj nga kujtimet e tyre”, thotë Schulte-Hebrüggen.

Dëshirën për fshirjen e kujtesës, terapeti i traumës nuk mund t’ua plotësojë. Në vend të kësaj, ai punon ndër të tjera me të ashquajturën terapi të ekspozimit: “Terapeti e konfronton për këtë pacientin me situatën që i ka shkaktuar frikën, në këtë rast me kujtimin për këtë situatë dhe pacienti mund të bëjë përvojën, që nuk i ndodh asgjë.”

Nganjëherë, në plan afatgjatë ndodhin gjëra pozitive. Njerëzit dalin më të fortë nga një ngjarje e tmerrshme. “Kjo quhet rritje posttraumatike”, shpjegon Schulte-Hebrüggen.

Këta njerëz janë të ndërgjegjshëm për të kaluarën e tyre dhe prandaj kanë mundësi të jetojnë në mënyrë më intensive. Por për fat të keq, këto raste nuk janë të shpeshta, thotë Schulte-Hebrüggen. (DW)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “ANALIZA/ Si të sillesh me traumën e terrorit e frikës dhe rikthimi në jetë”

  1. pallues pall pallimtari me bisht sqepari says:

    prandaj shqiptaret jan te kqinj,jan te deshperuar,te ngrysur,te inatosur,qe shperthejn si flak kashte dhe po ashtu shuhen,qe dinakerojn dhe shkerdhatnojn si minjt e gjarprinjt,…..te pabes….. sepse jetojn nen terror psiqik qe I bejn njeri tjetrit perdit e shekullnisht.
    meqe jan te liq nuk e besojn njeri tjetrin dhe e shofin tjetrin si burim problemesh dhe te t kqijash e jo si bashkpunues dhe bashkndertues shteti e komuniteti e nacjoni.
    nuk esht rastesi qe edhe muret e avllive I kan me te larta sesa shtepite. sepse s besojn as ke kojshia.
    prandaj edhe s behet shqipnija. se jan te terrorizu nga shoshoqi. dhe terrorizojn shoshoqin. sipas asaj kenge “n ato maja rripa rripa…”
    pra sa her qe dikush merr pushtet ja fut opozites. me vetedije se kur t vij tjetri n pushtet do ti bej atij te njejten gje….
    then shqeto shqip “edhe pallojn edhe pallohen”
    e dhimbshme dhe fyese por e vertete.
    sepse nuk ka shqiptar “ngadhnjimtar” qe s esht pallu dikur. se,persa i perket atyre te pasuksesshmve,ata,,lindin e vdesin me hajdar n sum ….
    sala-triumfatori democrat “I forti” I politikes. c ka qen? nje varkar I boleve te enverit (i pjellave te boleve te enverit then me sakt ) ,nje korrier I mutit dhe shurres se enverit (pasi e merrte mut shurren e enverit,e magazinonte e studjonte i merrte eren dhe i shikonte ngjyren madje edhe i provonte shijen dhe e dergonte ne laborator dhe ne museum masanej ,per ruajtje si relike historike),,nje fshires I bythes se nipit te hysni kapos,..etj etj veprimtari pallimore te tilla.(ka honger pall sa osht myt) dhe,pasi u pallu mir e mir,kur I erdh rradha sipas parimit “n ato maja rripa rripa..” filloj t palloj te tjeret.
    edhe enveri ,ky palltar me fam,dikur ka pas qen I pallu nga jugosllavt,ruset….por qe me von I palloj te gjith,me kuc e me mac.
    edhe ed rama,nga I palluar,i sakatu m hu dhe I len per te vdek ne rrug,po behet nje pallues shembullor dhe me art. pallon dhe hiqet si i palluar si gjith te tjeret..
    pastaj dihet per gjith politikanet e tjer,qysh ata te enverit e tj..
    palluan bashkpuntoret e enverit,i palloj enveri duke i vra dhe burgos te gjith.
    palloj Ahmet zogu,u pallu der n vdekje nga enveri.
    sekreti qendron ketu.
    i suksesshem esht ai qe pallon pasi pallohet dhe jo ai qe pallohet pasi ka pallu.
    fundi ka rendesi. ai i tregon te gjitha.
    prandaj ,nji kshll per gjith ata qe goditen (pallohen) ne jet. kurr mos u dorzoni. prisni rastin qe te kendoni refrenin “n ato maja rripa rripa…njiher…”
    palloni o njeres palloni
    palloni qe t mos mbesni te palluar
    palloni dhe harboni
    se s ka koh per t kaluar.
    dhe kur palla e hajdarit
    te filloj m’u lodh ne pun
    mos e theni palln e carit
    por palloni dhe me shum.
    se do vij dhe gjyqi n’fund
    kur kushdo do marr shperblim
    nuk nderohet kush ka humb
    por kush carin ka pas trim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *