Atentat presidentit të ekipit të Kamzës, i vendoset eksploziv në makinë. Policia jep detaje…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Bathore. Mësohet se një automjet ka shpërthyer, pasi poshtë tij ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Mësohet se bëhet fjalë për automjetin e Presidentit të Kamzës, Naim Qarri. Deri tani nuk ka të dhëna për lëndim të tij.

Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për rastin. Policia ka dhene edhe detaje per shperthimin ne fjale. Policia thote se sasia e tritolit ka qene e vogel dhe e vendosur ne pjesen e perparme.

Njoftimi i policise per rastin:

ParaprakeMë datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.

Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.

Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.

Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *