E dashura sekrete e Esad Pashës, jeta e shthurur dhe frika e tij nga minjtë. Të pathënat e kryeministrit ‘tradhtar’

21 Gusht 2017, 11:31Politika TEMA

NJË JETË E SHTHURUR

I zhytur në qejfe, në vitin 1919 ai bënte një jetë në Parisin e kohës sa edhe vendësit e kamur nuk do ta arrinin. Në shkrimin e tij me titull “Cili ka qenë Esadi”, Mit’hat Frashëri shkruan se vetëm e dashura e tij në Paris kushtonte 2 milionë franga, pa llogaritur shpenzimet e tjera. Kush ishte kjo vajzë që e shoqëronte Pashain edhe në momentin e fundit të jetës kur u vra në atentat? Pikërisht për këtë arsye ajo u bë publike në gjyqin e Avni Rustemit në të cilën u thirr si dëshmitare. Quhej Dyfur Eliz dhe ishte vetëm 22 vjeçe, ndërsa Pashai 58 vjeç. Ja dëshmia e saj: “Jam metresa e Esat Pashës që prej gati 10 muajsh, me të cilin jam njohur në Danvil, në muajin shtator të vitit të kaluar, e që prej asaj kohe kemi jetuar si bashkëshortë. Esat Pasha kishte shumë të holla në dispozicion të tij dhe shpenzonte pa masë. Depozitoi para meje një shumë fort të rëndësishme në bankë….

Gjenerali ishte i martuar dhe më kishte bërë të ditur se së afërmi i vinte gruaja, prandaj dhe mua më duhej të largohesha ditën e martë. Ai vetë do të vendosej në të njëjtën vilë Seid që kishte zënë me qira për dy vjet”.

Pasi hoqi dorë nga mbështetja që i bëri dhe pasi e njohu mirë pashain aventurier, Mit’hat Frashëri rrëfen edhe një episod më shumë për të treguar jetën e shthurur të Esadit: “Një ditë ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme, të cilën e pyeti se e kujt ishte. “Jam vajza jote”, iu përgjigj fëmija i pafajshëm”. Jeta personale e Esadit ishte bërë piktoreske edhe për të huajt, teksa në librin “Paris 1919”, mbesa e kryeministrit anglez, George Lloyd, shkruan: “Bashkëshortja e parë e kërcënoi Esadin sepse po e ndante dhe do merrte gruan e dytë, ajo e kërcënoi dhe për këtë në Tiranë e admiruan shumë.”

PARFUMI “ESAD PASCHA” NË PARIS!

“Chanel”, “Coco Chanel”, janë markat më ndjellëse të parfumeve në Paris. Por në vitin 1919, në kryeqytetin e parfumeve, kishte edhe një markë më shumë dhe jo pak të njohur. Në etiketë shkruhej: Parfum “D’Essad Pacha”. Mos u çudisni! Një kryeministri me gradën gjeneral, një komandanti me 3 mijë ushtarë, një frekuentuesi të salloneve mondane të Parisit dhe të hoteleve të luksit dhe një kontraversi si Esad Pasha i duhej edhe një erë e mirë me vete. Dhe çfarë parfumi se! Një lëng të rrallë të trashëguar për 500 vjet nga Karl Topia, gjenerali i Skënderbeut, nga i cili pretendonte se kishte prejardhjen Esad Pasha dhe që formulën e dispononte vetëm ai.

Dhe që një ditë, në shenjë mirënjohjeje, e ndau këtë sekret, duke ia vënë në dispozicion formulën Fernando Nonza-s, komandantit të shtabit qendror të forcave aleate në Lindje, të cilin e kishte njohur që në 1914. Ja çfarë shkruante komandanti francez: Esad Pashë Toptani në zyrën e tij në Selanik, kur ishte shpallur kryeministër. “Nga një përzierje lulesh e bimësh, shumë më të rafinuara nga sa mund të mendohet sot, Karl Topia kishte mundur të siguronte një koncentrat nga ky parfum me fuqi të pashtershme.

Sekreti i këtij parfumi u trashëgua te pasardhësi fisnik i Karl Topisë, njëri prej të cilëve është gjeneral Esad pashë Toptani. Më 1 janar 1919, Esad Pasha më solli si dhuratë për Vitin e Ri formulën e përgatitjes së këtij parfumi.” Ervina Toptani, nusja e një prej pinjollëve të familjes Toptani, ka marrë në vitin 2011 një dhuratë tejet të veçantë nga Parisi: Pikërisht një parfum ekskluziv me emrin “D’Essad Pacha.”

TRIMI QË FRIKËSOHEJ NGA MIU

E megjithatë ky trim kishte një dobësi. Ashtu si në zoologji, armiku më i madh i elefantit është miu, i cili i futet në shputat e këmbëve dhe e kafshon dhe kjo për gjitarin më të madh mbi tokë është një lloj vdekje, edhe për Esad Pashë Toptanin miu i vockël ishte një lloj vdekjeje edhe po ta shikonte me sy. Nipi i tij, Eqrem bej Vlora, e përshkruan dajon trim me një dobësi që nëse kundërshtarët do t’ia dinin, do mund t’ia kishin dalë: “Një pasdite teksa prisja Esatin për kafe, shoh se në shkrimoren time një mi kishte pjellë pesë miushë të veckël ngjyrë trëndafili, po kaq të veckël sa përjashtohej çdo ndjenjë rreziku dhe unë aty për aty vendosa ta trembja një herë mikun tim (Esatin) të tmerrshëm. I futa pra ato në një kuti shkrepëseje dhe pastaj këtë kuti.. ia vura sipër paqetës së cigareve. Esati erdhi.. e kapi kutinë e shkrepësve e shtyu pjesën e brendshme me gisht dhe… bërtiti sikur të shihte kufomat e të gjithë djemve të tij njëherësh, pastaj i flaku tej si e përcëlloi kutinë dhe minjtë”./ Konica.al

Marrë nga libri ‘“Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë’ të gazetarit Roland Qafoku

Ajo harxhonte miliona, ja e dashura sekrete e Esad Pashës dhe frika e tij nga minjtë. Të pathënat e kryeministrit ‘tradhtar’

22 komente në “E dashura sekrete e Esad Pashës, jeta e shthurur dhe frika e tij nga minjtë. Të pathënat e kryeministrit ‘tradhtar’”

  1. niko says:

    Tamam trim me kurvat,jemi ata qe jemi dhe sot,vetem vendin tone nuk e duam.Edhe Zogu e mbante kurven ne shtepi dhe e paguante me miliona franga ari.Edhe daja edhe nipi edhe sternipi ,njelloj kacake dhe kurvare.

  2. me thene te drejten says:

    C’na interesojne kurvlleqet e Esatit! Ai ishte nje TRADHETAR i interesave shqiptare,kjo na intereson ?

    1. rruspija ripjelljes says:

      kush ta ka thone jotome qe ishte tradhtar

      1. me thene te drejten says:

        Ma thane serbet qe flejne me te, ne te njejten varreze ne Paris! ?

  3. Landi says:

    Po milionat i mori si shperblim nga serbet ngaqe dorzoj shkodren, dhe njelloj si shkodren do dorzonte shqiprine, Po kshtu eshte puna Kur do Te hash shume Te ngec ne fyt. Dhe ngordhi Me kafshaten e madhe qe Po perpiqej ta kafshonte

  4. shqip says:

    Ore , Po si be gjeneral ky otomani ? Shqiperia s’kishte as ushtri e as oficere . Ke komandonte ky kellira , apo garnizonet turke . Pastaj , si mos shpenzonte shume . Ky ishte tregtar shtetesh , nuk shiste qepe ne markate . Ai Fevziu me kaçurrela , di gje per kete kelliren qe kishte frike nga miu ? Dhe e fundit . E kuptoni tani pse Lyl qyli me axha Sali shiten detin ? Po kur ka shit Esati , pse mos shesim dhe ne , kane menduar . O Shqiperi zeza thuaj . Te shesin si plaçke tregu , te ngrene edhe buste . Bejini nje Bust edhe Shkelzenit tani .

  5. "BOHOTINA" says:

    shihni Fevzon nuk u ngjan ma nje miushe?!

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Turp per esat pashen
    Vetem nji dashnore
    Nji brigadier koprative kishte 7 cope
    Pale mo pashallaret e sotem.

    1. kryetari i kooperatives says:

      Edhe une kisha dashnore tet’eme!

      1. dyl patllakja says:

        paska dale cuni kurves..kryetar koprative

      2. rruspija ripjelljes says:

        pidhi nones kryetarit kopratives

    2. Lugati says:

      ku je firak e te rujte zoti..o firak kush ka qene komunist osht patriot tjeret jane tradhtare

      1. ec aty says:

        Ti sidoqofte je kafshe nga kopshti zoologjik!

  7. gam gam stajl says:

    si e ka koken esat toptani ,si pyramid egjypti!
    edhe ai blend fevziu,qe rrjedh nga kjo rrac koken te cuditshme e ka,,,
    sa rrac e shemtut qe jemi ne shqiptart mer!!!
    bu buuuu….

  8. Luli i vocer says:

    Esat Pash Toptani , nuk eshte me i vetmi tradhetar i kombit , ai qe i koherave te kaluara , dhe i brezave te fillimit te viteve 1920-1924 , u takon atyre njerezve qe jetuan ato vite . Ne kemi tradhetaret e viteve tona , dhe quhet Sali Berisha , nuk e kemi zili Esadin , e kemi me te fuqishem tradhetarin , tradhetaret si atehereshmit dhe te sotmit , kane nje emerues te perbashket , thjesht patriotet e atehershem Jane krejt ndryahe nga te sotmit , atehere kish patriot a si Avni Rustemi e tjere , kurse sot ata mungojne , sot ka vetem bythlepiresa , klientel partiak dhe edepseza dhe ndyresira ………….

  9. pilafi says:

    Edhe sot serbet shkojne tek varri i Esatit dhe vendosin kurora me lule ne Paris.Sala desh ta binte ne Tirane por pastaj hoqi dore.Esati ka qene mjeshter i papare per te mjelur parate ,por per shqiperine s’beri asgje,vetem kacak dhe hajdut.njelloj si Ali pashaj qe punonte per Greqine ,Karrlliqet e shqiptareve nuk kane fund.

  10. doktorr gjeollogu says:

    epo,e kemi me hymn kombtar tradhetin na shqiptart!
    shikjoni hymnin ton kombtar!
    atje kur vjen fjala “tradhetor” ,ngrehet zani n kup t qiellit si me gzu prej lumniet qe po I knojm tradhtorit.
    duhet me I von titullin “hymni I tradhtorit”,sepse per tredhti dhe trathtor kendojm ne me hymn.
    dhe pasi I kndojm tradhtorit perfundojm drejt vdekjes…
    ky esht hymni yn, prandaj edhe kemi kaq shum trathtare dhe shum vdekje e zi e ku thrret qameti……..
    terapija e vetme sesi te zhvillohet ajo pjes e planetit qe banohet nga shqiptare eshte qe te spastrohen banoret nga ajo siperfaqe dhe te popullohet nga bamor te tjer,si bicim transfuzjon gjaku qe I behet te smurve me smundje t keqe…

  11. Fredi p says:

    Gjithe kokat e medhatyre te shqiperise ne paris e kanebruksel grisur thyben. Aty Enverit ja cane tapen he, i lezetoi shume. shokut Hysni po ashtu. Edhe kadareja i madh, aty e cpoi sumen per here te pare. lere pastaj edrama, poshte urave sa sallam ka shtyp. Para parisi modern

    1. uhahahaaa says:

      Me siguri po flet nga Parisi ? ? ?

  12. Vjosani says:

    doktor, qe e shkruan kete fjale me dy “r”qenke nje idiot, se himni jone nuk i kendon tradhetise, po e denon ate…dmth denon njerez si ky Esati qe eshte lindur tradhetor. te keqen e inteligjences qe me paske. Futi nje te mbaruar shtatevjecares me shkolle nate….

  13. Shoku " Shpati " says:

    Mos ka dhe Taulant Balla ndonje formule te trasheguar nga stergjyshi se po pati do qelbi gjith dynjane !

    1. Taulanti says:

      Shiko formulen tende ti o budall …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje