Kuqezinjtë në fushë dhe në stol në javën e parë të Serisë A

21 Gusht 2017, 12:27Sport TEMA

Serie A pritet të flasë kuqezi këtë edicion, edhe pse në javën e parë jo gjithcka shkoi mirë. Vetëm 3 futbollistë të Kombëtares Shqiptare kanë zbritur në fushë gjatë fundjavës.

Ashtu sic pritej Hysaj e nisi titullar me Napolin, duke u ndëshkuar me karton të kuq, edhe pse ky vendim i gjyqtarit është kontestuar nga klubi. Mbrojtësi shkodran është tashmë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Maurizio Sarrit. Ashtu si Hysaj të padiskutueshëm në formacion janë dy gardianët kuqezi, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Ndoshta ky edicion i serisë A do të jetë i vecantë edhe në këtë aspekt, ku dy portierë të përfaqësueses sonë të jenë pjesë e rëndësishme në skuadrat e tyre.

Berisha ishte i pafat në golin e shënuar nga Kolarov, që ashtu si në Elbasan Arena ndëshkoi sërish portierin nga Prishtina.

Ndërkohë Strakosha është treguar i gatshëm të ndihmojë Lazion në dy apo tre momente gjatë duelit me SPAL. Aktivizimi i dy portierëve mund të sjellë dhimbje koke për trajnerin e kombëtares, Christian Pannuci, që duhet të zgjedhë njërin prej tyre si titullar në sfidat e ardhshme. Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti qëndruan në stol gjatë fundjavës, pasi ende nuk janë ambientuar me skuadrat e reja.

Me kartonin e kuq të marë nga Cecherini shtohen gjasat që Ajeti të jetë titullar në javën e ardhshme për Crotonen, që beson tek mbrojtësi kuqezi. Pavarësisht se qëndroi në stol, Gjimshiti shihet si një alternativë e cmuar për Beneventon, pasi mund të luajë në qendër të mbrojtes por edhe në të djathtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje