Manchester City, gati 300 mln euro për Messin

21 Gusht 2017, 19:35Sport TEMA

Nëse pak javë më parë ishte një ide e denjë për futbollin virtual dhe fantazitë e merkatos, tashmë ideja e Manchester City për të joshur futbollistin më pak të ndikuar po merr formë reale. Skuadra “Citizens” po punon në fshehtësi për atë që – nëse realizohet, – do të ishte lëvizja më e bujshme në futboll, transferimin e Lionel Messit.

Pavarësisht përgënjeshtrimeve, si nga skuadra e Pep Guardiolës, ashtu dhe nga Barcelona, mediet angleze kanë perceptuar detaje të reja nga negociatat e agjentëve të futbollistit me emisarë të klubit nga “Etihad Stadium”. Sheiku Mansour është gati të paguajë 300 milionë euro për futbollistin argjentinas, ndërsa menaxheri i i Lionel Messit u takua në fshehtësi me drejtuesit e Manchester City për të studiuar një strategji finalizimi.

Historia e numrit 10 “blaugrana” me ekipin katalanas është simboli i një tërheqjeje jo vetëm sportive, por gjithashtu përfshin aspekte njerëzore dhe familjare për futbollistin. Barcelona ishte e vetmja që besoi tek ai në kohë sëmundjesh dhe i është përgjigjur gjithmonë përmes rinovimeve të përmirësuara të kontratës, në sinkron me magjitë e lojtarit në fushë.

“Daily Record” zbuloi tratativat, që nëse konfirmohen, do të hapin skenarë të rinj dhe degradimin e mëtejshëm të Barcelonës. Për një lëvizje të tillë duket se nuk mjafton java e fundit e gushtit, por po hidhen bazat për sezonin e ardhshëm, që do ta çonin Lionel Messin në atë që gjykohet si kampionati më i fortë i futbollit, në vendin ku lindi ky sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje