PD-ja nis avazin: Qeveri pa Edi Ramën. Teknike, ose me një intelektual në krye

21 Gusht 2017, 09:19Politika TEMA

Partia Demokratike humbi thellë në zgjedhje. Për këtë arsye ajo organizoi edhe farsën elektorale brenda duke rizgjedhur Lulzim Bashën si kryetar. Pra humbje zgjedhjesh, proces zgjedhor në parti. Këtu duhet të mbyllej diskutimi. Por PD-ja mendon ndryshe. Ajo i cilëson zgjedhjet të vjedhura dhe tani kërkon kompromis me socialistët.

Në një opinion të publikuar në gazetën “Panorama”, deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, shtron për diskutim opsionet e marrëveshjes. Ndonëse pranon se marrëveshja e 18 majit nuk u respektua nga Rama, ai bën thirrje për një qeveri pa Ramën kryeministër.

Ja opsionet e Gurakuqit:

1. Zgjidhja më e pranueshme për Opozitën dhe për të mirën publike, do të ishte rënia dakord për largimin nga skena e drejtimit të Qeverisë, e Kryeministrit të rrëmujës antiliberale dhe sjellja e “një Qeverie të të gjithë talenteve”, d.m.th. të teknicienëve më të mirë të kombit, që do të merrnin në dorë, me mandat të përkohshëm dhe me konsensus nacional politik, misionin e Reformimit të Republikës, për një qeverisje të re, që i trajton qytetarët të gjithë njëlloj dhe krijon një administratë të mirëfilltë shtetërore. (harrojeni se bëj fjalë për një bashkëqeverisje të Pozitës me Opozitën. Nuk do ta ketë kush asnjë mundësi për të krijuar alibitë e një koalicioni me bazë të gjerë me këtë rast, mbasi përjashtohet në fillesë të këtij diskutimi)…Populli i vendit tim, kam përshtypjen, se nuk mund të durojë më një mandat të ri katërvjecar tallës të Edi Ramës, pavarësisht se dikush mund të thotë se ai i fitoi zgjedhjet: doni të dini se kush janë luogotenentet e tij, vetëm në një qark, që administruan kontrollin dhe shpërndarjen e votave për se paku dy mandate?! Shumë e thjeshtë: filloni dhe lexoni një herë raportet në terren të organizmave ndërkombëtare.

2.Skenari i dytë, është ai që po përgatit Edi Rama: një Qeveri socialiste e re, një opozitë që futet vetvetiu në Parlamentin (sipas mendjes së tij) e fiksuar me numrat e kanabisit, që formulon strukturën e pluralizmit fasadë. Është ky vijimi i lojës pararendëse, me një kupolë të drejtimit të Shtetit, Qeverisë dhe Parlamentit, që projektohet sërish nën darën e ngushtë të një krahine, tre fshatrave të thella malore, nga të cilat do të vazhdojnë të burojnë, përmes “betimit të besnikërisë”: të gjithë ministrat, drejtorët e policisë, drejtorët e ndërmarrjeve të prodhimit të naftës, kontrollit financiar shtetërore, doganave dhe tatimeve, drejtorët e drejtorive të MPJ-së dhe ambasadorët, drejtuesit e të gjithë departamenteve të ministrive dhe degëve të administratës së lartë. Prej tyre do vijojnë të shpërndahen fondet e buxhetit, projektet, me të njëjtën “metodologji”, sikurse në katër vitet e shkuara, diskriminuese dhe shkatërrimtare për Shqipërinë e Veriut. Dhe kjo që donë të bëjë Edi Rama, nuk është Shteti shqiptar që duam, mbasi nuk përngjason me Shtetin e lënë amanet nga themelonjësit; madje është përkundër konventave kushtetuese, që imponojnë respektimin e balancës krahinore në drejtimin e pushteteve, të administratës dhe të shpërndarjes së të ardhurave drejtë dhe logjikshëm në territor.

3.Skenari i tretë, që do ta quaja një opsion kompromisi, është një Qeveri socialiste pa Edi Ramën Kryeministër, por me një figurë të mirëfilltë intelektuale, progresiste dhe reformatore, të palidhur me lobet dhe lobistët e netëve të vona periferike, që kanë peshuar aq shumë mbi jetën e shqiptarëve në katër vitet e shkuara, për shkak të turbullimit që i kanë bërë mendjes së kryeqeveritarit të paditur dhe të pamësuar me administrim. Mandati kohor i kësaj Qeverie do të ishte në varësi të implementimit të reformave konstitucionale dhe politike të parashikuara në skenarin 1, dhe që kanë të bëjnë me kthimin e qeverisjes në Shqipëri, nga një qeverisje tavash, në një strukturë serioze administrative të qytetarëve. Por ky skenar i tretë, do të kërkonte vendosjen e kontrollit të Parlamentit në dorën e një Speaker-i të paanshëm, të palidhur me militantizmin e së majtës komuniste, tek i cili Opozita beson. Po ashtu, për garantimin e vijimit të besueshëm të Reformës në Drejtësi, nga komisionet e vettingut duhet të largohen të gjithë anëtarët e mazhorancës së majtë, që kanë bërë në katër vitet e shkuara, spastrime dhe prozhmime politike në administrate”.

Nuk është e qartë nëse këto janë sugjerime personale, apo të dakordësuara në PD. Fakt është se PD-ja nuk përfaqëson në fakt as opozitën e vërtetë pasi atë e braktisën 200 mijë njerëz. Ajo është opozitë vetëm për hir të faktit se ka më pak numra në Parlament sesa Edi Rama dhe PS-ja. Të tjerat janë llafe boshe.

34 komente në “PD-ja nis avazin: Qeveri pa Edi Ramën. Teknike, ose me një intelektual në krye”

  1. Tonini says:

    Une mendoj,qe kryeminister te jete Basha,kryetar kuvendi,si me i moshuari,te jete Sala,meqenese vetem kete funksion ne menyre legale nuk e ka kryer,e pastaj me rradhe,fatkeqesia nuk eshte e juaja

    1. Kujtimi says:

      Si nuk ka turp ky Luli llapaqen bashk me Sali Banditin
      Tritan Preshin e te tjere qe jan bere gazi I shqipetareve
      Fyellit me nje vrim I bien keta plera
      Prap do ndeshkoen rende me voten e popullit

    2. armand says:

      Thuajini Gurakuqit te nderroje pusher se s’qenka Mall i mire.

      1. Opinionisti says:

        NUK GJETEN NJI TJETER MA GOMAR SE KY ROMI PER TE DHENE OPSIONET DILIRANTE TE OPOZITES PER QEVERINE E RE

    3. i menduari says:

      Le te vazhdojne keshtu me idotizma keta Gurakeqet dhe Lulevyshkurit! Ne zgjedhjet e rradhes do shkojne edhe me keq,drejt zhdukjes si parti politike!

  2. alphade says:

    AE gjithe banda pedeiste,eshte nje detashment i rremujes,rrumpalles
    dhe sabotimit me te gjitha mjetet e format te progresit shqiptar me
    qeverine e Edi Rames ne qeverisjen e vendit .
    Detashmentet banditeske te Sali Vicidolit ,sebashku me kulufin e Skra-
    parit po perpiqen te sabotojne reformen ne drejtesi dhe sidomos vettin-
    .gun. Per te sabotuar e nulizuar kete reforme bandat e Vicidolasit i ka-
    ne vene zjarrin Shqiperise nga Veriu ne Juge . Te gjithe te arrestuarit
    per venjen e zjarrit me qellim jane militante te fshehur pedeiste dhe
    LSI-ste qe hedhin gurin e fshehin doren . Prandaj duhet ngritur sa me
    pare qeveria qe te coje perpara sa me shpejt vettingun duke filluar nga
    KOKA dhe jo nga KEMBET ! Hekuri,thote populli ,rrihet ne te nxehte ,
    zvarritja eshte nena e deshtimit ,zoti K/minister !

  3. Kujtimi says:

    Keta plera sjellin verdal gjith vendin TURP
    KETA JANE NJERES TE CPIFUR
    Keta llapaqen do shkoin drejt shkaterimit

  4. Meta ik says:

    Populli votoj dhe mbeshtet Ramen, qeveri teknike ose qeveri sipas ureksit te PD-se nuk do kete.

  5. ilir says:

    Injorant komplet ky deputet???!!!!! mos haroje kur flet,se humbjen spektakolare e ka nga inteligjenti Basha dhe nga gerdalla SALI, E Z RAMA eshte i vetmi qe po nderton shtet mbi germallat e vjetra qe trasheguam , nga te dy larte permendurit qe nuk eshte kenaqesi ti permendet shpesh emri….pra me nje teori te rembi historine evjeter nuk e ha me populli shqipetar.Eshte enatyrshme dhe e pritshme qe opozita do te ndertoje nje kala per te mbrojtur interesat e popullit ,por jo prej rere……pra le ti leme sovranit te gjykoje e jo larove te PD se

  6. Opa says:

    Keta duan preshi si tritani Lushnje. .

  7. Jevi says:

    Te cudit fakti qe ky Gurakuqi na kerkon qe te kalojme si protektorat i PD,pasi ajo paska te drejten ekskluzive te te qenit demokratike.Natyrisht kjo kerkese duhet te jete pergatitur si skenar per destabilizimit te vendit.Ne nje shtet qe pretendon te jete demokratik te tille zera jane thirje per diktature,ku e drejta e popullit per te drejtuar vendin jepet ne vote dhe kjo u be me 25-qershor.Neqoftese ketij kalemxhiu nuk i pelqen fjala e popullit te kerkoj ndonje popull tjeter,e po keshtu dhe kryetarit te rizgjedhur te PD.I line pengesat por shtrouni punes si opozite per te ndrequr gabimet qe bene pozita me kritika e ide progresiste per vendin.Mos ju bashkoni antishqitareve per ndarje veri-jug per te arritur qellimet e zeza te atyre qe gjithmon e kane sulmuar SHQIPERINE:

  8. L leshi says:

    Me ken shkodran te tana i ban,, si ka mundesi qe Shkodra te kete pjelle kaq gomere.. o idjot populli shqiptare ju ka vleresuar me shume se sa meritoni ju plehrave te PD prandaj mbylleni halen e beni detyren per te cilen jeni zgjedhur..

    1. Shkodran says:

      Romeo nuk asht shkodran! Ai ka lindur ne Tirane nga nje nene malazeze qe vete ka vendlindje Podgoricen, ne Mal te Zi!!!

  9. Qytetar says:

    Po na lini , se mezi filluam pushimet. Ky akademiku na e rrotulloi barkun. Po sa te zgjuar paskan qene! Po ku kane qene fshehur me pare!?

  10. Koba says:

    O Gurakuq.ke felliqur prejardhjen tende ,.Gurakuqte kane qene gjithmone ajke e Kombit dhe te Shume perkushtuar.Po Ti me vjen era Bajge ,nga qe i rri shume prane Hajdut Lulit dhe Kriminel Sales..Va Fan Culo.Fuck You.

    1. i cudituri says:

      Gurakuqet kane qene majtiste! Ky duhet te jete kopil dhe quhet Gurakeq ?

  11. Fatosi-kosove says:

    Quditeisht gati te gjithe te zgjedhurit e PD-s po dalin se jane te etur per pushtet dhe asnjeher nuk pranojne verdiktin e popullit,sa here qe PD ishte fituese dhe çdo here me vjedhje e blerje votash ishte e ligjshme per kete klike kriminale,ndoshta i kujtohet rasti Ruzhdie keti deputeti dhe qindra e mijera raste tjera,por ky i “zgjedhur” i popullit nuk e thot asnje fjale,kurse sa here qe fitoi Rama dhe partia e tij keta gjejne prova te vjedhjes,keti deputeti i duketse edhe ne lazarat ka fituar Rama edeh droga atje prodhohej nen kontrollin e sali berishes e lul bashes per ta financuar Ramen!!!!!
    A ka poshtersi me madhe se kaq,kur vrasesit si ky shpallen heroj dhe dekorohen nga presidenti,kur kriminel si ky keshillohen nga serbi kriminel lufte fazlliq dhe ska turp ky te flet shqip dhe te kerkoi nje kryeminister te mire sipas tij,kurse shqiptaret e kane tashme te qarte se per PD-n dhe deputet si ky faqezi kryeminister i mire eshte vetem sali berisha ose lul basha te keshilluar nga serbi kriminel lufte fazlliq,prandaj dikush duhet ti tregoi keti matrapazi se shqiptaret kane votuar qe Rama te jete kryeminister dhe jo te vendosni ju bijt e millosheviqit,ne te kunderten pse duhet ebre zgjedhje kur qenka kaq e lehte qe te zgjidhet nje kryeminister i mire,ose zotrrote mbaje mend kete propozim tendin dhe nese ndonjehere do te fitoni ju kriminel (mos e thasht Zoti) ateher do ekni rastin ta zgjedhni nje kryeminister te mire,por duke e ditur se ju te gjithe jeni te njejt ska dyshim se ai kryeminister do te jete ish vrasesi qe do te rikthehet ne pushtet,turp te keshe ti dhe ata qe te kane votuar.

  12. Malsori says:

    PD-ja parti kriminelash,duhet nxjer jashte ligjit,VETINGU perndimor do tju hedh hekurat sepse kane vjedhur dhe vrare,prandaj ata kerkojne destabilitet ne Shqiperi.Malsori.Boston.

    1. Miri says:

      Ka dhe nje opsion tjeter qe sju ka shkuar ne mendje. Zgjedhje cdo 6 muaje deri sa te fitoje opozita e perhereshme PD. Hahahaha.

  13. Jimi says:

    Si urdheron moj zonjeza Lulushe!

  14. timo says:

    Jashtëqitja e kombit kërkon pushtet.

  15. ILIRET says:

    Shqiptaret votuan Edi Ramen, do apo s’do Guraziu.
    Atehere edhe PD te largoje Bashen dhe Berishen.

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    Te gjithe ju komentues MOS e prishni gjakun gurakuqi ska c’ ju ben ju keni fituar.
    Formoni qeverine dhe na coni nga fitorja ne fitorje.
    Per popullin ska asnje ndryshim cberi njera gjysembajge cberi gjysma tjeter.

  17. taraboshi says:

    O krye kuq a gurakuq a ca je ti. SI NUK KENI TURP CFARE NUK JU PJELL TRURI JUAJ.Para zgjedhjeve braktiset parlamentin se njashtu ju kishte udhezu ustai mbasi nuk doli gje nga kjo ustaj ju tha futuni ne cader dhe kerkoni dorheqen e Rames por edhe kjo nuk ju solli gje me gjithese u myken ne cader .Udhezimi i fundit ishte òse qeveri teknike pa Edi Ramen ose mos futje ne zqjedhje pra ikni ju se tash dona te qeverisim ne se keshþu na thote mendja ne..Edhe kaq te sigurte ishin se do ta merrshin pushtetin ne tavoline sa qe kur dilninne televizor Paloka me shoke te tij ju shkelqente fytyra nga gezimi se besoshin qe ne ate menyre do te vinin ne qeveri.Edi Rama nxori kujin me to ju dha krejte qeverine P.D.se dhe L.S.ise dhe vetem ai i mundi dhe i diskriditoj.Keq na vjen por mos u ankoni per keto 4 vjetet e mandatit te dyte se pa u kriju qeveria filluat me ù anku se perse po ankoheni nuk po e dime apor ju ha mendja pra shtini fall se ku do gaboje qeveria si bete para zgjedhjeve se paragjykoni cfare shkeljesh do beje qeveria dhe per cudi ato qe keni bere kur keni qene ju ne qeveri jua faturonit edhe ketyre dhe duke perfunduar ju jap zemer qe te duroni se Edi Ramen do ta keni edhe nje mandat te 3 te(2021…….2025) atehere keni Erion Veline pra duroni deri ne vitin 2037 .

  18. Patriroti SHBA says:

    Ore antishqiptar, ore maskara, pandj u ben zgjedhjet parlamentare me 25 Qershor , ku shumica e shqiptareve duan shtet dhe kete shtet dhe qeveri ja besuan kryeministrit Rama. Cjan keto prockulla dhe endra ne djell more i mjere, Kush ta jep kete te drejt te injorosh me shum se 700 mij votus dhe gati je milion te tjer qe kerkojn nje mandat tjeter, per ta cuar SHqiperin ne destinacjnin e duhur. SHko dhe meru me PD, meru me klanet e saj, meru me Bashen qe sesht i zoti te drejtoi nje PD , pa le nje shtet te ter. E
    pam si kryebashkiak per kater vjet, sberi dot asnje pun per kryeqytetin, SHiko se cpo ben socjalisti mendjendritur dhe puntori i pa lodhur, vizjonari Erjon Velia, per kryeqytetin dhe rrethinat e kesaj bashkie Edhe ne shqiptaro amerikanet mezi presim SHtatorin te mblidhet parlamenti dhe te krijohet qeveria e re, ti debil na tregon kodra mbas bregut. Kerkon te injektosh trazira ndoshta dhe konfllikte socjale. Nga maskarenj si puna jote SHqiperia ka mbetur aty ku esht. Prandaj duhet timonjeri Rama ta coi atje ku e duhan shqiptaret per te miren e tyre.

  19. mireli n says:

    Gurakuq me vjene keq se mbiemrin e ke te madhe . Mire do ishte qe per mbiemer te shkone bajga. Pra te quhesh Romeo Bajga. O injorant, o i pafytyre, o plehe,ti je profesor……..O skorje ke tjerre gjithe keto mbrockulla…..Jo o derdimen nuk te marim doren ty o qelbash se si do formohet Qeveria dhe kushe do jete Kryeminister. Populli e tha fjalen bindshem per Edi Ramen dhe PS. O funderine Shkodre me emrin Romeo Baga.

  20. Patrioti says:

    O fieri, indiferenca tone ka lejuar dhe mban akoma ne skenen politike ate gjysem bajge qe thua.Per Ramen nuk mund te pranoj qe eshte gjysma tjeter,puna qe ka bere nuk me lejon te kem te njejtin mendim me ty.Dakort, ka shume akoma per te bere.Por mos arrojme ajo bajga e vjeter ka 25 vjet qe ishte ne pushtet ,nuk pastrohet kollaj.

  21. Peço says:

    Çdo të thotë kjo ” …Populli i vëndit tim,kam përshtypjen se s’do të duroj kaq gjatë edhe një mandat katër vjeçar tallës të Edi Ramës.”
    Populli i VËNDIT TIM!!!!!! Çështë kjo gjuhë? Ky sikur është mbreti i Spanjës a mbretëresha e Anglisë. Si mund të flas dikush kështu në një republikë parlamentare. Ç’janë këta hajvanë të sëmurë psiqik, që vuajnë nga deliri i madhështisë dhe kujtojnë se kanë kapur qiellin me dorë? Si mund ti kërkosh një force politike që mori mbështetjen më të madhe popullore në zgjedhje, të mos drejtohet nga ai që udhëhoqi këtë fitore në zgjedhje? Po kush je ti mor bajgë, që, sikur të jesh mbret i këtij vëndi, kërkon të përcaktosh se kush duhet të drejtojë forcën fituese në zgjedhje? Ndaj them, i gjithë ky mendim e ka burimin tek ” populli i vëndit tim”, tek marrëzia e madhështisë e këtij pinjolli që mburret me lavdinë e të parëve, se vet duket është objekt për tu trajtuar mëndërisht.

    1. Luani says:

      O burra shpejt ngrini cadren se atje jeni mesuar te rrini.

  22. petraq says:

    lulzim basha duhet te arrestohe me motivacion prishes i rendit te votuar nga populli.

  23. fieraku NGA ferrasi says:

    @ patrioti
    E kisha fjalen per ppsh ne pergjithesi
    Rama para se ta rrihnin pati mendim te mire
    Pastaj ndryshoi.

  24. Gezimi nga cepani says:

    O Guraziu ,sic duket nuk i paske pire ilacet ose i ke ngateruar ke pire ato qe pi Saleu ,babai yte frzmezues . Pra veprat e tij jane frzmezuse per ty. Duhet te me thuash sinqerisht ku i ke lexuar keto teorema qe fituesi duhet te largohet dhe vendin ta qeverisin ata teknicentet qe te vendosin humbesit ku mendon midis tyre te jesh edhe ti .HAJDE shko q….u i vete quajtur analist.

  25. Cecua me bicak says:

    Prap me cadren keta turp tu vije as per 100 vite skane per te ardhur ne pushtet me keto lloj mendesish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje