RAPORTI/ Zbardhet dokumenti i Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë: Trafik droge, pastrim parash dhe klandestinë

Policia dhe prokuroria holandeze këshillon rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Shtimi i bandave kriminale shqiptare mbetet kërcënim për shoqërinë holandeze, sipas këtij raporti.

 Elementet kriminalë shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi vitet e fundit në Holandë, dhe për ketë arsye Policia në bashkëpunim me prokurorinë Holandeze ka këshilluar Qeverinë për të pezulluar lëvizjen e lirë me Shqipërinë.

ABC News ka siguruar raportin e plotë të Policisë Holandezë e cila përshkruan një panoramë të krimit të organizuar shqiptar në Holandë.

“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezence të madhe te shqiptarët në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli. ”

Kjo mbështetet dhe nga një burim në Policinë Holandeze, që thotë se për momentin trafikantët e drogës dhe ata njerëzorë që përbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, janë destinuar si rreziku më i serioz për rendin publik në Holandë.

Sipas Policisë, në vitet e fundit të paktën 5800 persona janë regjistruar në sistemin policor në lidhje me veprat penalë të kryera në territorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Shqiptarët janë të implikuar kryesisht në trafikun e drogës, trafikimin njerëzore si dhe pastrimin e parave.

Një faktor shqetësues i Policisë Holandezë është që në Shqipëri është relativisht e lehte të ndryshosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit është bëre nga rreth 700.000 në Shqipëri. Sipas raportit, kjo do të thotë që rreth 1 në 3 shqiptarë ka bërë ndryshime në identitet, gjë që vështirëson punën e Policisë në Holandë. Sipas raportit, përveç ndryshimit të emrit që mund të behët në një mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlindjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur.

Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.

Raporti tregon se pas liberalizimit të vizave, puna e kriminelëve shqiptarë në Holandë është lehtësuar. Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e vitet e fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen. (ABC News)

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “RAPORTI/ Zbardhet dokumenti i Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë: Trafik droge, pastrim parash dhe klandestinë”

  1. Shigjetari says:

    Rivendosja e vizave nuk eshte zgjidhje. Vizat do te jene pengese per te levizur vetem njerezit e thjeshte. Trafikantet asnjehere nuk kane patur pengese sigurimin e vizave. Vizat kane qene biznes shume fitimprures si per te jashtem ashtu edhe te brendshem ne selite qe kishin fluksin me te madh te kerkesave (mjafton skanimi i ndryshimeve pasurore sapo punesoheshin ne vendet ku leshoheshin vizat).

  2. Lul Basha says:

    po nuk me votuat mua per kryeminister do ti them atij vendit tim tja u heqi vizat!

  3. fizioterapisti says:

    opa!
    filloji perendimi te reagoj realisht dhe te hapi syte duke u zgju nga gjumi se “shqiptart jan me proeuropjan se Europa vet”!
    ky esht fillimi I fundit te shqipnis. sepse shqiptart dihet qe kan arrit njefar niveli zhvillimi me krime. dhe kur krimeve te tyre tu vihet kufini ke thona atehere ata do ngelen si peshku pa uj.
    s ka perendim,s ka krim.
    s ka krim,s ka ne shqipni kosov maqedoni mal te zi zhvillim.
    dhe do han koken shqiptart me njeri tjetrin ne ate vend te vrazhde …. si gjithnji ne histori.
    filloj futja e shqiptarve ne karantin.
    arsyja?
    jan te smur me mikrobin e kriminalitetit.
    terapaija>?
    rrasini carin n goj qe t ju pastrohen dhembet.
    pasi t ja keni zbjellu bythen me hajdar te trash te gjat te rend te zi si zift autostrade.

    1. tarraci says:

      Fiziotherapist, i ke rene pikes me kete analize qe ke bere! Bravo!

      Po ate te ziun si zifti ku e ke provuar? Do e kesh ndare ndonji te rende, te zi si zifti i autostrades e te gjate sa basha ne kembe me aurrelen e bashes andej nga hollanda… qe te paskan lind mendime kaq interesante.

  4. ABC says:

    C’fare ironie…..shteti ku lulezon droga ( jo vetem kanabis qe eshte i ligjshem) dhe prostitucioni ngre nje akuze te kesaj natyre dhe kjo ndodh nga nje shtet qe nuk dihet neqoftese “droga” ka qene ndonjehere ilegale apo jo? 50 perqind E mos me shume e turisteve qe vizitojne Hollanden e vizitojne sepse eshte nje “Tajlande” ( pa pejsazhet ekzotike) ne mes te Europes dhe relatvisht me e lire se per ndryshe ke vetem bicikletat e “famshme” te Hollandes per te pare. Nazistet gjermane ishin vertet rracista por pas luftes ulen koken dhe mesuan nga gabimet e tyre ndersa hollandezet, nga qe ja hodhen pa u quajtur bashkpuntore te Nazismit, u fshehen nen lekuren e kesaj mbrojtje nga Aleatet dhe nuk u demaskuan kurre nga rracizmi i tyre.

  5. lili bashka says:

    C’pune ka nazizmi ketu?? Kjo eshte beme shqiptare?? Ata kane te drejte qe ne jemi problem por jo per keto qe thone por per parate e rruges se kombit qe shpenzohen per te krijuar projeksione ne shtet e te tjereve te politikes shqiptare. Pra nuk kane faj nazistet hollandez por nazistet shqiptare qe kane paguar per kete maakarrallik ku nje vend me mbi 17 miljon banore dhe me nje prodhim te brendshem vjetor mbi 750 miliard dollare qenka ne rrezik nga nje grusht prej disa qindesh dobicash qe vine nga nje vend 3 miljonesh me nje prodhim vjetor 200 miljon dollareshe, pa breke ne bythe e pa mend ne koke.

    Kreminel ne kemi se na i ka dhene varferia por kete raport nuk na e ka dhene hollanda qe nuk i ka as sa nje qime mbi byth bandat e shqiperise por lulezim basha qe e di qarte se eshte kthyer ne kapiten te anijes qe pobytet dhe jo vetem parate qe i harxhone per mbijetuar por edhe koqet e tije ne bige 3shte i gatshem te shikoje po qe se i hapet rruga per ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *