Tensionet Serbi-Maqedoni/ Beogradi tërheq diplomatët nga Shkupi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Serbia ka tërhequr të gjithë personelin nga ambasada e saj në Shkup.

Aktualisht nuk ka njoftime për këtë vendim të diplomacisë serbe dhe as autoritetet maqedonase nuk e dinë arsyen.

Ambasada serbe u kishte kërkuar autoriteteve në Shkup përforcimin e sigurisë së objekteve të ambasadës, gjë që ministria e rendit e kishte bërë, sipas njoftimeve të policisë për median.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në Beograd se tërheqja është bërë për shkak të aktiviteteve kundërzbuluese ndaj institucioneve të Serbisë. “Brenda shtatë deri në djetë ditë gjërat do të jenë më të qarta”, u shpreh presidenti serb.​

Personeli i ambasadës serbe është thirrur për konsultime urgjente në Beograd, thuhet në një njoftim të agjencisë serbe të lajmeve ‘Beta’.

Ambasadorja Dushanka Divjak Tomiç megjithatë nuk i kishte shpejguar agjencisë shkaqet e tërheqjes, ndërsa i kishte thënë se ministria e jashtme e Serbisë do të jepte më tepër hollësi ditën e hënë.

Ndërkaq, ministria maqedonase e punëve të jashtme ka pohuar për mjetet e informimit në Shkup se ka pranuar një notë nga ambasada e Serbisë për tërheqjen e stafit, por pa u njohur me arsyet.

M.p.j. e Maqedonisë thekson se është në komunikim me autoritetet në Beograd për të mësuar shkaqet e këtij veprimi.

“Sipas përcaktimeve të Konventës së Vienës për marrëdhënie diplomatike, institucionet përkatëse të Republikës së Maqedonisë ndërmarrin masa për mbrojtjen e sigurisë së integritetit të ambasadës së Republikës së Serbisë në Shkup”, thuhet në një komunikatë të m.p.j.-së maqedonase.

Serbia kishte raporte shumë të mira me qeverinë e mëparshme në Maqedoni, por kjo nuk mund të thuhet edhe për pushtetin aktual.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, më se një herë ka theksuar gjatë muajve të fundit se vendi i tij kishte gabuar, që e kishte njohur fqinjin jugor me emrin kushtetues “Republika e Maqedonisë” dhe jo me referencën ndërkombëtare “FYROM”.

Ndërkaq, presidenti Aleksandar Vuçiç gjatë fushatës presidenciale e përmendte Maqedoninë në një kuptim negativ, siç shprehej ai, “ për kaosin që mbretëronte atje në prag të ardhjes së social-demokratëve në pushtet”.

Një agjent i shërbimit të sigurimit serb, ndërkaq qe vërejtur brenda ndërtesës së parlamentit të Maqedonisë gjatë trazirave të 27 prillit, kur turma e protestuesve hyri me dhunë dhe rrezikoi jetët e deputetëve, duke lënduar fizikisht kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe në veçanti duke i shkaktuar lëndime të rënda drejtuesit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Autoritetet serbe patën thënë se agjenti po bënte punën e tij; se po shikonte nëse shtetas serbë ishin të përfshirë në ato trazira.voa

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Tensionet Serbi-Maqedoni/ Beogradi tërheq diplomatët nga Shkupi”

  1. papa tfgs1 kariola says:

    Arsyeja ? Shqiptarët dhe fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit nga qeveria e re e Maqedonisë.
    Duket se deri tani tërë këto trazira në Maqedoni kanë qenë kurdisur nga shërbimi sekret serb !

  2. bay,bay big serbia says:

    Kesaj i thone, “beni si them une por mos beni si bej une”! Serbise i djeg bytha se tani po humb kontrollin mbi territoret maqedonase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *