Vdekja e ish-kryeministrit, Meta mesazh ngushëllimi: Luftëtar i paepur dhe politikan i spikatur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës

21 Gusht 2017, 15:44Politika TEMA

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shpreh mirënjohjen për punën e palodhur të kryeministrit të parë të Kosovës.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi për këtë humbje të madhe.

Kreu i Shtetit thekson veçanërisht kontributin i tij si Kryeministër i parë i Kosovës, si politikan i spikatur në vitet e para të Kosovës së çliruar, si luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjet i tij për ndërtimin e institucioneve të saj, do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, shprehet Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje