VIDEO/ Rama mban premtimin, “Rilind” Partinë Demokratike

Edi Rama bëri një lumë me premtime para qytetarëve shqiptarë, mes të cilave spikati edhe ai për rilindjen e Partisë Demokratike.

Sot pas katër vitesh, pas një opozite të paaftë dhe të mefshtë të Lulzim Bashës, i cili fillon një kauzë dhe e lë përgjysmë, hyn në çadër dhe del kur do vetë duke braktisur demokratët, bën pazar me Edi Ramën, akzuohet se ka marrë miliona euro, manipulon dhe falsifikon garën në PD duke mbajtur sërish karrigen, mund të themi me të drejtë se ky është një premtim i mbajtur i kryeministrit Rama. Edhe pse kemi shumë premtime të pambajtura të Ramës, ama kemi një PD të rilindur, ashtu siç thoshte në vitin 2013, dhe këtë nuk mund t’ia mohojmë.

“Nuk ka si Tirona dhe nuk ka si Partia Socialiste e Shqipërisë! Fitore! Rroftë Tirana! Rroftë Shqipëria! Rrofshi ju të gjithë! Rrofshin socialistët, progresistët dhe demokratët e zakonshëm, që më 23 qershor duhet të votojnë “Aleancën për Shqipërinë Europiane” që të rilindë edhe PD. Fitore!”, tha Rama në hapje të fushatës elektorale të 2013-s.

Sot në Partinë Demokratike nuk ka më elitë, në krye të saj janë disa palaço, janë rikthyer PDR e Genc Pollos, në shtator do të ulen në karriget e parlamentit disa të rinj pa asnjë kontribut politik dhe të panjohur për shqiptarët.

Të gjitha këto janë padyshim “meritë” e Edi Ramës, i cili ia doli të rilindë partinë më të madhe opozitare në vend dhe ta fusë atë nën kontroll, teksa kryetari i kësaj të fundit tradhtoi vlerat, parimet dhe mbi të gjitha demokratët, duke “u ulur” në prehrin e kryeministrit dhe duke pranuar “rilindjen” bashkë me partinë e tij./CityNews

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “VIDEO/ Rama mban premtimin, “Rilind” Partinë Demokratike”

  1. capi dhia says:

    PD-ne e lindi PPSH, dhe PS po kujdeset me aq sa i ha palla per PD. Sepse PS ka pergjegjesi qe – PD te mos njesohet teresisht me krimin e brendshem dhe te jashtem.

  2. Vjosani says:

    Ti Undefined na ke care trapin me kete fjale. ke nje jete qe e shkruan o idiot dhe nuk e kupton dot sa i neveritshem qe je bere, o trap! Po nderroje njehere tagjine se edhe kale te ishe do shkoje ne aren tjeter….

  3. Drejtesia says:

    Skini pare gje akoma ju kriminela qe keni lyer duart me gjakun e shqiptareve te pa fajshem.Ju pret qelia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *