Vrau gruan me sqepar, bashkëshorti i penduar plotëson dëshirën e saj të fundit: Historinë nuk mund ta kthej më pas…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

I penduar për vrasjen e bashkëshortes së tij Tajar Kazanxhi ka deklaruar se do i linte pronësinë e banesës djalit të vogël të gruas.

Ky ka qenë dhe shkaku që çifti ishte konfliktuar.

Gjatë marrjes në pyetje autori i krimit ka deklaruar se shkak i grindjes kishte qenë kërkesa e Natashës, për t’ia lënë pronësinë e banesës, djalit të saj të vogël.

“Por historinë nuk mund ta kthej më pas”, u shpreh i pandehuri sot para gjykatës së Krimeve të Rënda duke shtuar se, per t’i plotësuar dëshirën e të ndjerës, do ia lërë shtëpinë djalit te saj.

Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot  masën e sigurisë arrest me burg. Avokatja e të akuzuarit tha se do të kërkojë ekspertizën psikike për klientin e saj.

Viktima, ishte nënë e 5 fëmijëve nga martesa e saj e parë dhe kishte vetëm pak kohë që ishte martuar me Tajarin.

51-vjeçarja Natasha Kanzanxhi, gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të rënda në kokë. Bashkëshorti e kishte qëlluar me sqepar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *