Vijon paradoksi, mazhorancën e zgjedhim në Qershor, qeverinë e bëjmë në Shtator

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Afrim Kasniqi

Shqipëria i zhvilloi zgjedhjet parlamentare më 25 qershor. Dy ditë më vonë rezultati doli dhe partitë e pranuan atë. Prej datës 27 qershor kemi një mazhorancë të re, të votuar për të qeverisur vendin për katër vitet e ardhshme. Por në Shqipëri vijon paradoksi: mazhorancën e zgjedhim në qershor, qeverinë e bëjmë në mesin e shtatorit. Për 60-75 ditë vendi ka dy mazhoranca paralele, një që ka humbur në zgjedhje dhe një që ka fituar në zgjedhje. Bëjmë eksperimente, rezultojnë gabime e dështime dhe nuk merremi me përmirësimin e tyre, përkundrazi, i përsërisim periodikisht.

Rastin e parë e patëm më 2005, – e djathta fitoi zgjedhjet por e mori drejtimin në shtator, dy muaj më vonë. Gjatë kësaj periudhë kryeministri i asaj kohe gati u zhduk në pushime private jashtë shtetit, vendi mbeti pa qeveri funksionale dhe disa vendime, përfshirë privatizime e hapje universitetesh, shkaktuan debat të madh publik e akuza për abuzime. Më 2013 e njëjta situatë, – e majta fitoi zgjedhjet e qershorit por pushtetin e mori në mesin e shtatorit. Në periudhën e tranzicionit qeveria që humbi zgjedhjet vijoi të marrë vendime, privatizime dhe miratim universitetesh, – duke krijuar debat të madh publik me akuza për abuzime. Më 2009 dhe 2017 jemi në situatë të njëjtë, – zgjedhjet janë bërë, por presim dy muaj që qeveria e re të marrë detyrën. Më 2009 me qeverinë e re u bashkua LSI, më 2017 nga qeveria e re ikën LSI.

Nga 25 qershori 2017 nuk kemi asnjë mbledhje qeverie, asnjë vendim të saj të votuar, asnjë konsulte ndërministrore për problematikat e vendit, asnjë mbledhje e takim midis kryeministrit e Presidentit (të vjetër apo të ri), asnjë mbledhje të strukturave kushtetuese e administrative të qeverisjes,….pra asnjë punë shtetërore. Na thuhet: do mblidhet partia këtë fundjavë që të marrë një vendim dhe pastaj do bëjmë shtet! Kurse pala tjetër, thotë se do të bëjë opozitë por nuk i tërheq ministrat e saj nga qeveria! Mirë me ministrat teknikë sepse ata u konsideruan eksperiment që në fillim, por nuk kemi asnjë takim të kreut të qeverisë as me ministrat e partisë së tij, – ndërkohë që vijojmë me një qeveri më 20 ministra, ku 11 prej tyre janë kundër kryeministrit, – ministra të PD ose të LSI. Midis tyre dhe prej tyre kemi lajme në FB, replika në FB, shënime e deklarime në FB, por jo shtet funksional e logjikë shtetërore qeverisjeje.

Një luks me kosto të lartë për një vend me 1000 probleme si Shqipëria. Dhe pasojat? Ka shumë. Ja një shembull: dilni në lagjen ku jetoni dhe i gjeni në pragun e shtëpisë, – rritje e kriminalitetit, evazion fiskal pa fund, ndërtime të reja pa leje, hapësira publike e trotuare që mbushen me kafe, individë që dalin pronar edhe në det, probleme në pagesat e rrogave dhe minimum investimesh publike! Kur kjo ndodh në publik, përpara syve tanë, zyrave të shtetit dhe kamerave televizive, imagjinoni çfarë ndodh pas tyre, në dogana, tatime, hipoteka, zyra legalizimesh, zyra tenderimesh, etj…:((.

Pse ndodh kjo? Sepse sipas nenit 65 të Kushtetutës mandati i Kuvendit vijon deri në shtator (4 vjet, në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë) dhe se vetëm pas këtij afati, sipas nenit 96, Presidenti emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Është model kushtetues që e kemi vendosur më 1998. Ka vende që e kanë të njëjtën praktikë, p.sh, Presidenti amerikan e marr detyrën në janar, pavarësisht se zgjidhet në nëntorin e vitit paraardhës. Apo ka vende ku krijimi i qeverisë kërkon kohë e negociata, të cilat zgjasin pafund dhe mund të shkaktojnë edhe krizë, – siç ka ndodhur në vende demokratike si Belgjika apo Polonia, apo në vende problematika si Kosova, Maqedonia e Bosnja. Shqipëria politike nuk ka asgjë të përbashkët me traditën perëndimore të demokracisë, – ndaj nuk mund të ndjekë modele që kanë vlerë në kontekst, kulturë dhe stad tjetër të demokracisë. Ajo duhet të mësojë nga modele të njëjta me të, dhe të tilla ka me shumicë në ish pjesën komuniste të Evropës, ku bëjmë pjesë edhe ne. Ajo mund të mësojë edhe nga përvojat e veta pozitive, si p.sh, kalimi i pushtetit në qeverisjen vendore tek kryetari i bashkisë, proces që ndodh brenda pak ditësh pas dhënies zyrtare të mandatit.

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë rënë dakord me 18 maj për të bashkëdrejtuar vendin, – jo në kuptimin e bashkëqeverisjes me ministra, por për reforma të përbashkëta, përfshirë atë kushtetuese. Nuk është ndonjë lajm i mirë, por të mësuar me të keqen më të vogël, le ta marrim të mirëqenë. Dhe, nëse kjo do të ndodh, atëherë ndryshimi i Kushtetutës për të mundësuar dhe detyruar mazhorancat e reja parlamentare që të krijojnë qeverinë dhe të nisë funksionimi normal i shtetit brenda 10-15 ditëve nga procesi zgjedhor, – do të duhet të jetë çështje emergjente.

Shqipëria nuk e ka luksin të qëndrojë dy apo tre muaj pa shtet funksional dhe qeveri legjitime e funksionale, – Shqipëria nuk e ka luksin që sa herë ndryshohen mazhorancat të ndryshojë gjithçka sipas parimit të kalasë së Rozafës, Shqipëria nuk e ka luksin që të “qeveriset” përmes FB e tëitter apo që pasioni e ndjesia personale e 2-3 individëve të ketë aq shumë pushtet sa të zëvendësojnë institucionet dhe shtetin. Shqipëria nuk ka vuajtur për individë politikë që duan apo kanë pushtet, por ka vuajtur e vuan për institucione funksionale të garancisë dhe vijueshmërisë, të cilat ushtrojnë pushtet e mirëqeverisje, pavarësisht zgjedhjeve, partive dhe individëve kalimtarë në to.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Vijon paradoksi, mazhorancën e zgjedhim në Qershor, qeverinë e bëjmë në Shtator”

  1. Alidemsi vjeter says:

    Ke shume te drejte.Nuk ka nevoje per komente te tjera.Urgjentisht te ndryshoje ky ligj mjaft i cuditshem.Perse votuam………..?

  2. spartau says:

    Me kujtohet shume mire,kur Berisha humbi zgjedhjet ne 2013-en,mblodhi qeverine dhe u tha: ” Jemi ne fuqi dhe tre muaj,prandaj do punojme me kapacitetin me te plote”. Me kete Berisha u tha ministrave e kujte do ne pd-ke,qe vidhni sa te mundeni,se ju mbroje une.Ne kete periudhe tremujore,u be baderdija,u vodhen e u bene tendera pa esap,Korrupsion arriti kulmin.
    Persa i perkete kohes tremujore,jame dakord qe te jete 10 deri ne 15 dite pas zgjedhjeve te meret e te krijohet qeveria e re.Eshte shume normale.

  3. komenti i lexuesit says:

    Qeshtja eshte se a eshte dhene drita jeshile per krijimin e Qeverise,nga qendrat e Vendosjes!Kete pune nuk e di a e din Zoteri Krasniqi!Pse them Qendrat e Vendosjes e jo Qendra e Vendosjes.Pra shikoni ndryshimin,Qendrat e Vendosjes,dhe Qendra e Vendosjes,pra ne rastin e par,kemi,shum Qendra,dhe ne rastin e dyte kemi vetem nje Qender.Pra pse keshtu?Fillojme me rastin e dyte,qeshte Qendra e Vendosjes?Supozohet dhe kjo eshte shum afer rrealitetit,se Qenra e Vendosjes ne Bote,eshte Latente,pra jo e dukshme,dhe kjo Qender,udhehiqet nga Hebrejt.Pra komenti ku shkrova para disa ditesh,se ka dy Popuj udheheqes ne Bote nuk eshte i sakte!Pra per sqarim,nuk eshte e sakte,qe Populli Indijan,eshte Popull udheheqes ne Bote,porse Udheheqesit e Ktij Populli,si kudo ne Bote jan nen komanden e qendres se vetme udheheqese ne Bote(Qendra Hebreje)!Por qeshtja eshte teatrale,dhe keshtu qe ka edhe qendrat e udheheqjes ne Bote,(pra Shum qendra)!Pra kujdes,me rreshqitjen,se Njerezit,qe lidhen me Kulturen Indjane,qenkan nje qender udheheqese ne Bote,jo kjo seshte e vertete,porse,e verteta eshte se edhe kta Njerez,sikurse tek qdo Popull ne Bote,pershembull,Populli Rus,Kinez,Amerikan,Nigerjan,e tjer e tjer,kur gjinden ne Pushtet,jane nen komanden Hebreje,kurse kur nuk gjinden ne Pushtet,sikurse kudo,kan autonomi,ose gjinden nen komanden e udheheqesve te Tyre te Cilet,gjinden ne Komanden e Hebrejve!Pra shikoni me kujdes qeshtjen e fjales teatrale,Udheheqesve te Popujve ne Bote,u lihet hapesire,dhe keta Njerz qe shumica jane te kapur,harrojne se nen Cilen komande jane(kjo ne aparence,pamje te pare,porse thelle ne ndjenjat e tyre eshte kujtimi i kapjes,dhe kujtojne her pas here komanden,dhe ruhen nga rreshqitja,por po tu lihet hapsire e madhe pra tu thuhet beni qte doni,vetem me Popullin Hebre kujdes,ateher kta jane Qendrat e Vendosjes ne Bote,pra shume Qendra!Pra dhenja e drites jeshile,per eliminimin e kundershtareve te Tyre(eshte fjala per Udheheqesit e qendrave te vendosjes,sepse siq edhe doli,nuk qenka vetem nje Qender,por shume Qendra),mund te sjelle faktikisht edhe kete Eliminim,ose,mund te mos e sjell kete eliminim,sepse ka Udheheqes Shtetesh,edhe pse te kapur,nuk deshhirojne te thellojne kapjen,pra refuzojne dhe pretendojne qe me pune,te shlyejne sa eshte e mundur,kete kapje dhe kjo shkon deri ne Rrebelim.Po si eshte e mundu kjo,mund te pyes ndonjeri?Pergjigja eshte se Keta udheheqes,te Cilet,pas shlyerjes se kapjes,kerkojne Pavarsi,(ose shohin punet me stilin e kanarit,jam i kapur,por Tjetri Udheheqes eshte me i kapur,pse Vetem mua me beni presjon).Pra qeshtja eshte me afer se vertetes,kjo shprehja e dyte(jam i kapur,po pse vetem mua me beni presjon,sepse nuk di te kete ndonje udheheqes,qe ka vrare Njerez,te pafajshem dhe e ka shlyre kapjen,pra thenja e pare eshte kondradiktore.Shembuj,per kete ka sa te duash,po jap vetem pak emra,Sadam Hysein,Slobodan Millosheviq,Mubarak,dhe Shum te Tjer,ne Afrike,Azi,dhe Amerike,Veri dhe Jug: Pra siq edhe sqarova,ka jo vetem nje qender Vendosje por ka Shum Qendra Vendosjesh.Dhe ardhja deri tek ditet dhe netet e sotme,ku shkenca ka prodhuar arme nga me te ndryshmet,eshte rrezultat i kesaj Vazhdimsije!

  4. vera e nxehte says:

    Per kete keni shume te drejt. Kush mund ta rregulloje dhe si se ne 2013 qe mba mend une, u be kerdia ne qeveri duke menduar se ne kete menyre qeveria e ardheshme do te binte per tre muaj. Ajo s’ra, por miljonat dhe miljardat iken. Valle tani do tu a nxjerrin ku i kane futur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *