Ambasadorja shqiptare në Holandë: Nuk ka asnjë raport për kthimin e vizave, është vetëm një artikull gazete

22 Gusht 2017, 20:13Politika TEMA

Ditët e fundit politika shqiptare është përfshirë nga një debat për rikthimin e vizave nga Holanda, pas një artikulli të publikuar nga gazeta “De Telegraaf” e këtij shtetit.

E ftuar në studion e lajmeve të Top Channel ka qenë ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi, e cila ka sqaruar se një raport i tillë nuk ekziston.

“Nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete. Ai është një artikull i shkurtër me një intervistë me një polic. U habita kur e pashë artikullin e përkthyer si raport në disa media në Shqipëri.

Në artikull thuhet se ekziston një memo, normalisht duhet të ekzistojë një gjë e tillë, nga ana e policisë, por nuk është raport”, ka sqaruar ambasadorja Aida Sakiqi.

E pyetur se nëse mund të rrezikohet rikthimi i regjimit për t’u pajisur me viza për të lëvizur në vendet e zonës Shengen, ambasadorja Sakiqi e sheh si të pamundur që kjo të ndodhë duke theksuar se ky është një vendim i shumë shteteve, jo vetëm i Holandës.

“Ky rrezik nuk ekziston, është një vendim i shumë vendeve. Nuk ka pasur asnjë kërkesë të autoriteteve holandeze. Jam interesuar dhe kam marrë sigurinë se një raport i tillë nuk ekziston”, tha ajo.

4 komente në “Ambasadorja shqiptare në Holandë: Nuk ka asnjë raport për kthimin e vizave, është vetëm një artikull gazete”

  1. vera e nxehte says:

    Ambasadorja genjen se ate e di mire Saliu. Te dhenat i shkojne direkt atij qofte nga spiunet e jashtem e qofte nga spiunet e brendshem.

  2. Don says:

    Po shyqyr qe fole moj se ne shqiperi flasin per diplomaci njerez qe nuk kane asnje lidhje me te. Ata jane analistet qe flasin me kopetence qe nga seksi, sociologjia, psikologjia, arti, piktura muzika,arkitektura, inxhinieria, politikat nderkombetare. Atya jane qe i dine te gjitha Prec Zogaj, Fatos Lubonja, Lorenc Vangjeli, Andi Bushati, Fahri Balliu, Armand Shkullaku, Blendi Fevziu e shume plehra te tjere qe na u bene ferre mediatike gjithe keto vite tranzicioni.

  3. kashi says:

    gazeta me e qelbur e hollandes ne kohen e luftes u lidh me nazistet

  4. darvini nga nastardini says:

    ca ambasadore! a thu se osht tu lujt “kush bo pozat me te bukra”
    #ca mbiemri sa-ki-qi…
    mjafto ti knosh mbiemrin dhe e gjen se cfar esht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje