Atentat me armë ndaj këshilltarit të Dinamos së Zagrebit, dy ditë para ndeshjes me Skënderbeun

22 Gusht 2017, 15:16Sport TEMA

Këshilltari i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç i ka shpëtuar për mrekulli sot një atentati i cili mund t’i merrte jetën.

Mediat kroate bëjnë të ditur se ish drejtori ekzekutiv i Dinamos, aktualisht këshilltar pranë këtij klubi, u qëllua me armë zjarri në një pritë që i ishte bërë në Tomislavgradit (Bosnjë dhe Hercegovinë) teksa ndodhej në varreza për të vizituar varrin e babait. Pas  plagosjes ai u dërgua menjëherë në spital.

Sipas ‘Jutarnji list’ Policia ka nisur një hetim dhe aktualisht është në vëzhgim për atentatorin. Zëdhënësi i Dinamos tha se ata nuk kishin asnjë koment për ngjarjen.

Dinamo e Zagrebit do të luajë të enjten në Elbasan Arena ndeshjen e kthimit me Skënderbeun, të vlefshme për turin e fundit eleminues të Europa League, ndërsa ngjarja e sotme e ka tronditur klubin kroat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje